LIVE UPDATES
Bota

BE-ja anulon aktivitetin në Tel Aviv, shkak bëhet ministri radikal izraelit

Bashkimi Evropian bëri të ditur më 8 maj se e ka anuluar një pritje diplomatike të planifikuar për t’u mbajtur në Tel Aviv, në mënyrë që ta parandalonte pjesëmarrjen e ministrit radikal ultranacionalist të Izraelit, Itamar Ben-Gvir.

8 Maj 2023, 17:11 Nga a.l
BE-ja anulon aktivitetin në Tel Aviv, shkak bëhet ministri radikal
Izrael

IZRAEL- Bashkimi Evropian bëri të ditur më 8 maj se e ka anuluar një pritje diplomatike të planifikuar për t’u mbajtur në Tel Aviv, në mënyrë që ta parandalonte pjesëmarrjen e ministrit radikal ultranacionalist të Izraelit, Itamar Ben-Gvir. Ky veprim i delegacionit të BE-së në Izrael kundër anëtarit të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, mund të shkaktojë një mosmarrëveshje diplomatike midis Izraelit dhe BE-së.

Marrëdhëniet tashmë janë tensionuar shkaku i politikave izrealite në Bregun e pushtuar Perëndimor. Ben-Gvir, kreu i fraksionit të Fuqisë Hebraike, shërben si ministër i sigurisë kombëtare dhe u caktua ta përfaqësojë qeverinë izraelite në ngjarjen e organizuar nga BE për Ditën e Evropës, më 9 maj.

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, tha më 7 maj, gjatë një interviste në radio Kan, se Ben-Gvir ishte caktuar nga sekretari i qeverisë për të marrë pjesë “jo si përfaqësues i partisë Fuqia Hebraike … por për ta përfaqësuar qeverinë e Izraelit”. BE-ja tha se vendosi “ta anulojë pritjen diplomatike, pasi ne nuk duam t’i ofrojmë një platformë një personi, pikëpamjet e të cilit kundërshtojnë vlerat të cilat i përfaqëson Bashkimi Evropian”.

Pjesa tjetër e ngjarjes publike do të zhvillohet siç ishte planifikuar, pasi që vetëm pritja diplomatike është anuluar. Ben-Gvir është një ish-aktivist i ekstremit të djathtë, i cili është dënuar për nxitje dhe mbështetje të një grupi terrorist hebrenjsh. Si përfaqësues i qeverisë në ngjarjen e Ditës së Evropës, Ben-Gvir do t’u ishte drejtuar të pranishmëve.

“Është një turp që BE-ja, e cila pretendon se përfaqëson vlerat demokratike dhe multikulturalizmin, sillet me përçarje jodiplomatike”, tha Ben-Gvir.

Netanyahu u kthye në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar, në krye të një koalicioni që përfshin parti ultra-ortodokse dhe ultranacionaliste fetare, duke përfshirë fraksionin e vogël të Fuqisë Hebraike të Ben-Gvirit.

Qeveria ka vendosur zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor si prioritet kryesor. BE, së bashku me shumicën e komunitetit ndërkombëtar, i konsideron vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe pengesa për ndërtimin e një paqeje me palestinezët./REL/ 

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet