LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse gjithë kjo zhurmë rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës?

KPK-ja është shtëpia e prokurorëve të Kosovës. Është organ i pavarur, me kompetenca të qarta në organizimin e sistemit prokurorial në Kosovë: i zhvillon të gjitha procedurat e emërimit të kandidatëve për prokurorë, bën vlerësimin e performancës së tyre dhe shqyrton masa disiplinore, ndër të tjera. Më 11 korrik 2024, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet për plotësimin e ligjit të ri për KPK-në. Ligji u votua me shumicë të thjeshtë, në mungesë të partive opozitare.

18 Korrik 2024, 14:50 Nga N.F
Analiza e REL: Pse gjithë kjo zhurmë rreth Ligjit për
Foto ilustruese


KOSOVË- Reagime pas miratimit të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës u bënë nga fronte të ndryshme ditët e fundit. Miratimi i këtij ligji është pjesë e reformave, për të cilat është zotuar Ministria e Drejtësisë, prej kur Lëvizja Vetëvendosje është ngjitur në pushtet. Cilat janë ndryshimet kryesore që do t’i pësojë KPK-ja?

Reformat në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) janë të domosdoshme – për këtë pajtohen ekzekutivi, Komisioni i Venedikut, shoqëria civile, e madje gatishmëri ka shprehur edhe vetë KPK-ja. Por, rreth jetësimit të këtij procesi është krijuar një çarje që gati dy vjet.

KPK-ja është shtëpia e prokurorëve të Kosovës. Është organ i pavarur, me kompetenca të qarta në organizimin e sistemit prokurorial në Kosovë: i zhvillon të gjitha procedurat e emërimit të kandidatëve për prokurorë, bën vlerësimin e performancës së tyre dhe shqyrton masa disiplinore, ndër të tjera. Më 11 korrik 2024, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet për plotësimin e ligjit të ri për KPK-në. Ligji u votua me shumicë të thjeshtë, në mungesë të partive opozitare.

KPK-ja e kritikoi ligjin, duke argumentuar se, me një veprim të tillë, pushteti synon ta bllokojë dhe ta bëjë jofunksional sistemin prokurorial, si dhe të ndërhyjë në gjithë sistemin e drejtësisë. Të nesërmen, Ministria e Drejtësisë (MD) tha se reagimi i KPK-së ishte vazhdimësi “e qasjes destruktive, e veprimeve penguese dhe e tendencave të vazhdueshme bllokuese”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile i shohin këto përplasje si një tjetër episod të keqkomunikimit ndërmjet të dyja palëve, dhe vlerësojnë se në këtë mes kanë ndikuar kritikat e vazhdueshme publike që i janë bërë KPK-së nga MD-ja.

Me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, më 2021, MD-ja u zotua për reforma në sistemin gjyqësor. Ndryshimet në KPK i pa të arsyeshme për të balancuar anëtarët e saj. Edhe Komisioni i Venecias, organ këshillues i Këshillit të Evropës, vlerësoi që “çdo shtet duhet të gjejë formulën për të krijuar një këshill pluralist prokurorial”.

Aktualisht, KPK-ja përbëhet nga 13 anëtarë: 10 prokurorë dhe tre anëtarë joprokurorë. Në hartim e sipër të ndryshimeve u propozua rritja e numrit të anëtarëve në 19, përfshirja e Avokatit të Popullit në emërimin e anëtarëve joprokurorë, shkurtimi i mandatit të anëtarëve aktualë, si dhe forcimi i rolit të anëtarëve joprokurorë për t’iu dhënë deri diku aftësi vendimmarrëse.

Kjo u pa si tendencë e pushtetit për politizim të sistemit, ndërsa pothuajse të gjitha pikat ranë ndesh me dy opinione të Komisionit të Venedikut, të publikuara më 2022 dhe më 2023. Deputetë opozitarë e dërguan projektligjin për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese, e cila, gjithashtu, vlerësoi se një pjesë e konsiderueshme e ndryshimeve nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Pas ndryshimeve të bëra, ligji i ri parasheh që KPK-ja të përbëhet nga shtatë anëtarë – kryeprokurori, sipas detyrës zyrtare, tre prokurorë dhe tre anëtarë joprokurorë – me mandat pesëvjeçar. Ndryshimi tjetër është që anëtarët joprokurorë nuk do të propozohen më nga shoqëria civile apo institucione specifike, por do të hapet konkurs publik nga Kuvendi i Kosovës.

Më pas, kandidatët potencialë do të vlerësohen prej një komisioni të pavarur, para se për ta të votohet në Kuvendin e Kosovës, ku emrat e tyre do të miratohen me shumicë të thjeshtë. Shumica e këtyre dispozitave do të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2026, pasi atëherë u skadon mandati disa prej anëtarëve aktualë të KPK-së.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që pjesa më e madhe e rekomandimeve të Komisionit të Venedikut janë marrë parasysh, ashtu sikurse vendimi i Kushtetueses. Ai e konsideron si shumë të rëndësishme edhe përfshirjen e atij që e quan mekanizëm të zhbllokimit.

“Kur anëtarët joprokurorë ose anëtarët tjerë të KPK-së mund të sabotojnë me qëllim takimet, përpos që duhet të merren masa disiplinore ndaj tyre, Komisioni i Venedikut ka paraparë që të bëhet një mekanizëm i zhbllokimit, ashtu që kuorumi të mos jetë me pesë, por me shumicë të thjeshtë votash”. Këtë pikë, KPK-ja e interpreton ndryshe. Pse?

Duke insistuar që kuorumi mund të arrihet vetëm me pesë anëtarë, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimmarrja dhe kuorumi nuk duhet të varen prej anëtarëve joprokurorë, andaj ka kërkuar që në përbërje të anëtarëve të jenë pesë prokurorë dhe dy anëtarë joprokurorë.

“Me ligjin e ri është propozuar që të bëhet kontrolli i KPK-së përmes të zgjedhurve nga organet politike”, pohon Hajdaraj, duke iu referuar anëtarëve joprokurorë.

Por, sipas ligjit, në rastet e mospjesëmarrjes së vazhdueshme të disa anëtarëve, kuorumi mund të formohet me së paku katër anëtarë të KPK-së, dhe ata mund të marrin vendime. Aty përmendet se vendimet e KPK-së merren me shumicë të thjeshtë votash, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.

Bugaqku, i cili ka marrë pjesë në grupet punuese për ligjin, vlerëson se kuorumi me pesë anëtarë është i detyrueshëm vetëm në raste specifike, sikurse emërimi i kandidatit për kryeprokuror të Shtetit, apo vendime të tjera madhore. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kuvendi ka dështuar t’i inkorporojë të gjitha rekomandimet për ta bërë një ligj të mirë për KPK-në.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka biseduar me disa zyrtarë të pushtetit për këtë ligj, dhe se i ka porositur ata të sigurohen secilën herë që legjislacioni i miratuar të jetë në përputhje me normat evropiane. Partitë opozitare kanë paralajmëruar se ligjin do ta çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese./ REL

 

kosove keshilli prokuroril

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit