LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: Putin po përdor aneksimin dhe mobilizimin “për të mbyllur vrimat” në Ukrainë

Këto zhvillime vijnë në kohën e kundërofensivës së suksesshme ukrainase që ka dëbuar forcat ruse nga rajoni i Harkivit dhe i ka dhënë një goditje të rëndë Moskës.

29 Shtator 2022, 08:02 Nga A.B
ANALIZA e REL: Putin po përdor aneksimin dhe mobilizimin “për
Rusi

Pas mbajtjes së referendumeve të rreme në rajonet ukrainase pjesërisht të pushtuara për “bashkimin me Federatën Ruse”, Kremlini duket se po lëviz shpejt drejt pretendimit të sovranitetit mbi territorin ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet që t’i drejtohet kombit më 30 shtator për të formalizuar këtë lëvizje. Procesi duket se është pothuajse identik me atë që kulmoi me aneksimin rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.

Për më tepër, Putin së fundmi ka njoftuar për “mobilizim të pjesshëm ushtarak” me qëllimin që të thërrasë të paktën 300.000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

Këto zhvillime vijnë në kohën e kundërofensivës së suksesshme ukrainase që ka dëbuar forcat ruse nga rajoni i Harkivit dhe i ka dhënë një goditje të rëndë Moskës.

Current Time, rrjeti në gjuhën ruse që Radio Evropa e Lirë udhëheq në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, ka biseduar me profesorin e shkencave politike, njëherësh analistin e pavarur, Ivan Preobrazhensky, për të marrë mendimin e tij sa i përket ndryshimeve taktike të Kremlinit.

Current Time: Me fjalimin e paralajmëruar të presidentit Vladimir Putin, drejtuar kombit më 30 shtator, Kremlini duket se dëshiron të vazhdojë me aneksimin e katër rajoneve ukrainase. Sa realiste janë këto plane, duke pasur parasysh situatën ushtarake dhe ndërkombëtare?

Ivan Preobrazhensky: Po flasim për një spektakël televiziv që Kremlini po planifikon. Është e qartë se asnjë referendum normal nuk po mbahen askund. Është e qartë se askush jashtë Rusisë nuk po i merr seriozisht asnjë nga këto vendime. Ndërkaq, brenda Rusisë të gjithë e kuptojnë se kjo është një performancë. Dhe, nuk është problem që të jepet një spektakël: ata kanë të gjitha burimet dhe mundësitë e nevojshme.

Nuk është problem që të simulosh votimin, publikimin e rezultateve që ishin të paracaktuara gjatë verës, të pretendosh se banorët e territoreve të pushtuara vullnetarisht duan t’i bashkohen Federatës Ruse, të mbash ngjarje në sallën Shën Xhorxhit [në Kremlin], të duartrokasësh fjalimin e Vladimir Putinit dhe t’i japësh atij dhuratë për ditëlindjen, që e ka më 7 tetor.

Current Time: Dhe çfarë vjen pas këtij spektakli?

Ivan Preobrazhensky: Pas spektaklit do të ndodhin dy zhvillime praktike, që në perspektivën afatshkurtër, janë arsyet se pse po ndodh e gjithë kjo.

Fillimisht, Kremlini do të ketë – ose të paktën kështu mendon – një arsye shtesë për të shfaqur armët bërthamore dhe për të bërtitur: “Këta janë njerëzit tanë! Territoret tona! Mos i ngacmoni ose ne do t’i përdorim bombat!”.

Duke pasur parasysh se [presidenti ukrainas,] Volodymyr Zelensky, dhe amerikanët kanë thënë se ata i marrin seriozisht kërcënimet që Putini veçse ka bërë se Rusia do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur interesat e saj, tani ata do të duhen t’i marrin edhe më seriozisht.

Pika e dytë është e lidhur me rezervistët. [Ministri i Mbrojtjes së Rusisë,] Sergei Shoigu, ka thënë se ata që do të thirren nuk do të luftojnë në fushëbetejën e të ashtuquajturit operacion të posaçëm ushtarak. Por, ata e kuptojnë se është një gjë të luftosh në territorin ukrainas dhe është një gjë tjetër të luftosh në territorin e supozuar të Rusisë, pasi këto rajone po proklamohen se janë ruse.

Ne e dimë se kjo nuk do t’i japë fund luftës dhe asgjë nuk do të ndalet. Megjithatë, ushtarët rezervistë mund të dërgohen atje sepse ato do të “mbrojnë territorin e Federatës Ruse”. Sipas ligjeve ekzistuese, definitivisht ata mund të marrin pjesë në veprimet ushtarake “mbrojtëse” në territorin rus. E gjithë kjo performancë po bëhet për t’i dhënë veprimit ushtarak mbulesën e natyrës “mbrojtëse”.

Kremlini nuk ka burime që të ndërmarrë ofensivë. I duhet që menjëherë të mobilizojë shumë ushtarë që mund t’i përdorë si mish për top dhe t’i përdorë për të mbyllur vrimat në linjat e furnizimit dhe për të mbajtur vijat e frontit. Putin nuk ka thënë asgjë për ndonjë ofensivë. Askush në Moskë nuk flet seriozisht për ndonjë sulm të ri. Natyrisht, e gjithë kjo po bëhet për të mbajtur kontrollin e territorit [të pushtuar].

Current Time: A nuk do të ishte e çuditshme që ata të njoftonin për ndonjë ofensivë edhe nëse do të ishin duke e planifikuar një të tillë?

Ivan Preobrazhensky: Kur njëra palë ka nismë strategjike, siç kishte Rusia në fillim të fazës aktive të luftës pas 24 shkurtit, nëse ata kanë ambicie serioze, atëherë, në aspektin psikologjik është shumë e rëndësishme që të flitet për një ofensivë, për atë se sa janë të sigurt për një fitore të plotë dhe për likuidimin e “regjimit” të Kievit, siç e quajnë ata, e kështu me radhë. Shumë njerëz ende po flasin për këtë gjë, por vetëm idiotët e fshatit – një rol që tani luhet, për shembull, nga Dmitry Medvedev, ish-president dhe ish-njeri.

Por, askush nuk po flet për këtë temë seriozisht. Shoigu nuk ka folur kështu, e as Putini. Ky është një sinjal i qartë.

Në fjalimin e Putinit [për mobilizim], ai foli për faktin se aktiviteti ushtarak është zhvendosur në territorin rus – në rajonet Belgorod dhe Kursk – dhe se është kërcënuar Krimea [rajoni ukrainas, i aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia]. “Ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha ai.

Kjo tregon një pamje të qartë... “Ne nuk do ta kthejmë Krimenë nën asnjë rrethanë. Mos guxoni ta sulmoni territorin tonë. Prandaj, ne po njoftojmë për mobilizim dhe për intensifikimin e aktivitetit tonë ushtarak”. Kjo përafërsisht është situata reale, përderisa ne jemi dëshmitarë të një spektakli televiziv të cilin ata po mundohen ta paraqesin si pasqyrë reale.

Por, shumë njerëz veçse e kanë kuptuar se gjërat vërtetë duken shumë ndryshe.

Current Time: Pamjet nga [protestat kundër mobilizimit] në Dagestan kanë tërhequr vëmendjen gjatë ditëve të fundit. A mendoni se protestat për mobilizimin në Rusi do të rriten, ose, siç e kemi parë në Rusi në vitet e fundit, protestat veniten pas përgjigjes së parë, përgjigjes emocionale?

Ivan Preobrazhensky: Në njëfarë forme, shteti u zgjua dhe protestat do të rriten në ato zona ku do të ketë një mbështetje të heshtur nga autoritetet – kryesisht në rajonet joruse. Në këto zona, do të ketë negociata me autoritetet qendrore dhe do të arrijnë ndonjë lloj marrëveshjeje joformale për të ulur numrin e të mobilizuarve në këto rajone. Po flas për Sakan [rajon verior siberian i njohur edhe si Jakutia] ose Çeçeninë, ku [lideri autoritar] Ramzan Kadyrov ka refuzuar t’i nënshtrohet zyrtarëve federalë të sigurisë dhe po merr vendime vetë.

Vetë Vladimir Putin veçse ka vendosur një bombë nën Federatën e unifikuar Ruse gjatë pandemisë së COVID-19, duke ia zhvendosur të gjitha përgjegjësitë autoriteteve rajonale. Tani, autoritetet rajonale kanë nisur t’i përdorin ato fuqi në situatën e paqëndrueshmërisë politike – që tani paqëndrueshmëria politike po shpaloset në Rusi, pavarësisht se po shfaqet një brutalitet i tillë policor./REL

rusi putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj