LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë për Kosovën?

20 Mars 2023, 11:44 Nga a.l
Analiza e REL: Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë
Foto ilustruese

KOSOVË- Dykuptimësia e fjalëve të përdorura në Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi e shton paqartësinë në opinion dhe e vështirëson interpretimin e drejtë të kësaj marrëveshjeje, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd, Rrahman Paçarizi dhe Dushan Janjiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë rënë dakord për këtë aneks gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars, ndërsa vetë marrëveshjen, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e kanë pranuar në parim gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Marrëveshja ka 11 nene dhe “loja me fjalë” është bërë sidomos te Neni 7, thonë analistët. Ky nen kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Pika 5 e Aneksit, ndërkaq, thotë se për të zbatuar Nenin 7, Kosova do të veprojë “në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut” me Serbinë.Në mesin e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo e vitit 2013 për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë, deri më tash, ka refuzuar ta zbatojë, me arsyetimin se rrezikon funksionalitetin e shtetit. As Aneksi, as Marrëveshja e 27 shkurtit nuk e përmendin në mënyrë specifike Asociacionin, por a bëhet fjalë, në fakt, për Asociacionin?

“Ne ende nuk e dimë se çfarë nënkupton vetadministrimi [v.j. në Marrëveshje thuhet vetëmenaxhim], në cilat sfera do të zbatohet vetadministrimi, ndërkaq që Marrëveshja e vitit 2013 dhe parimet e vitit 2015 e përshkruajnë në mënyrë të qartë se si do të duket Asociacioni. Tash, ne nuk e dimë se çka nënkuptohet me termin ‘komunitet serb’, cilat të drejta do t’i përshkruhen një formacioni të tillë dhe a do të jetë fare formacion”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, negociatat lidhur me këtë çështje nuk kanë përfunduar, sepse “duhet të gjendet një modus, i cili do të akomodojë Nenin 7 dhe marrëveshjet e mëhershme”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës më 19 mars me pyetjen se në cilin kuptim e ka pranuar pala e Kosovës termin “vetëmenaxhim” apo “selfmanagement” (në versionin anglisht) - si “vetëqeverisje”, “vetadministrim”, “vetorganizim”, apo “autonomi, në kuptimin e vetadministrimit të pakicës”? Por, deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje.

Vetëmenaxhimi si mekanizëm mbrojtës

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, sqaron se në praktikën e mbrojtjes së pakicave dhe në praktikën e së drejtës publike ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për pakica dhe komunitete lokale, ekziston termi “vetëmenaxhim” (në anglisht: self-management) dhe vetadministrim (në anglisht: self-administration). Sipas tij, në esencë, në gjuhën serbe këto përkthehen si “vetëqeverisje”.

Janjiq shpreh bindjen se në Marrëveshje është ndërlidhur çështja e decentralizimit të komunave, e cila është paraparë me Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

Marrë parasysh se Serbia nuk e ka pranuar këtë dokument, thotë ai, marrëveshjet në Bruksel nuk e kanë trajtuar autonominë kulturore, gjuhësore dhe të sferave të tjera të pakicave.

Këto çështje tash, sipas tij, janë inkorporuar në termin “vetëmenaxhim i komunitetit serb”.

Ne jemi në rrugë të mirë që të krijohet një mekanizëm mbrojtës apo, siç e quajnë disa të tjerë, ‘autonomi e pakicës’... Në esencë, kjo nënkupton që nuk ka kompetenca ekzekutive. Opinioni ndërkombëtar këtë nuk e di, por me decentralizimin në Kosovë, kryetarët e komunave janë ‘zotët’ e vegjël”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.
Asociacioni “nuk përjashtohet”

Pas takimit në Ohër, Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Vuçiç, në anën tjetër, ka thënë se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

Paçarizi thotë se deklaratat e ndryshme të dy liderëve dhe Aneksi për të cilin janë pajtuar, nuk e specifikojnë në mënyrë të qartë nëse do të ketë një strukturë me emërtimin Asociacion.  Por, duke iu referuar Marrëveshjes së 27 shkurtit, thotë ai, Asociacioni nuk përjashtohet.

“Nuk nënkuptohet që duhet të jetë Asociacion, sepse këtu flitet për zbatimin e Nenit 7, për një nivel të duhur të vetëmenaxhimit, vetadministrimit për komunitetin serb, i cili do të ishte në përputhje me marrëveshjet e mëhershme. Kjo do të thotë në përputhje me Marrëveshjen për Asociacionin. Vetë kjo fjali nënkupton akomodimin e Asociacionit brenda këtij formacioni - nëse është formacion. Por, nuk përjashtohet në asnjë mënyrë Asociacioni si i tillë”, thotë Paçarizi.

Janjiq shton se termi “vetëmenaxhim” do të duhej të definohej saktë në tekstin e marrëveshjes përfundimtare, që duhet të dalë nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ky proces do të jetë i gjatë, por, shton ai, në rast se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb” do të nënkuptojë “autonomi për komunitetin pakicë”, atëherë askush, përfshirë edhe Serbinë, nuk do të mund ta shantazhonte Kosovën për të drejtat e komunitetit serb.

Komunitetit serb, ndërkaq, do t’i lehtësohej pranimi i legjitimitetit të institucioneve të Kosovës, thotë Janjiq. Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë janë dakorduar për parimet e tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa parime nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet. Ky asociacion do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tij.

Kurti ka thënë më herët se refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike me kompetenca ekzekutive shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit. Edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës kanë qenë hezituese. Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë. Pajtimi i shprehur në Ohër nga Kurti dhe Vuçiq, ndonëse nuk është nënshkruar, është pritur me kritika si nga opozita në Prishtinë, ashtu edhe nga ajo në Beograd./REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama

Duke kaluar mes automjeteve, protestuesit nisen drejt selisë së PS-së

Bardhi dhe Noka udhëheqin protestën, çfarë po ndodh në Bulevard, ku po shkojnë protestuesit

Sërish zjarr, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanit

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin

Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë

Tym dhe përplasje me policinë, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Tensione dhe përplasje në protestë, hidhet molotov drejt kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët bllokojnë makinat

"Rama ik"/ Nis protesta e Opozitës me ovacione e thirrje

Nis protesta e opozitës, deputetët e PD lënë selinë dhe nisen drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, flakë para Presidencës

Për pak minuta nis protesta, qytetarët 'pushtojnë' selinë blu

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar