LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL/ Zëvendësimi i targave, sipas “urdhrit të Vuçiçit”

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor, veturat me targa të qyteteve në Kosovë, të cilat ende lëshohen nga autoritetet serbe, do të mund të zëvendësohen me targa RKS (Republika e Kosovës) brenda periudhës 1 gusht deri më 30 shtator.

4 Korrik 2022, 21:24 Nga I.A
Analiza e REL/ Zëvendësimi i targave, sipas “urdhrit të
Foto Ilustruese

KOSOVË- Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb që t'i përgjigjen procesit të riregjistrimit të veturave me targa RKS (Republika e Kosovës), sytë e tyre janë drejtuar nga Beogradi zyrtar.

"Unë vozis [veturë me] targa KM [Mitrovicë e Kosovës-Kosovska Mitrovica], jam në pritje të vendimit të shtetit serb”, tha për Radion Evropa e Lirë, Filip Kovaçeviq, nga Mitrovica e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor, veturat me targa të qyteteve në Kosovë, të cilat ende lëshohen nga autoritetet serbe, do të mund të zëvendësohen me targa RKS (Republika e Kosovës) brenda periudhës 1 gusht deri më 30 shtator.

Këto janë kryesisht vetura me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), ndërsa ato me qytete në jug të Ibrit, si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), janë shfuqizuar dhjetë vjet më parë.

Heqja e këtyre tabelave ishte paraparë në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2011, por ajo nuk u zbatua asnjëherë në veri të Kosovës. Prishtina zyrtare deri vitin e kaluar ka toleruar përdorimin e targave KM, edhe pse i konsideronte të paligjshme.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10,000 vetura me targa KM, të cilat janë lëshuar nga Zyra serbe e Policisë për Mitrovicën, me seli në Rashkë, qytet në Serbi.

Filip Kovaçeviq nga Mitrovica e Veriut thotë se është në pritje të vendimit të Serbisë për targat dhe shton se do të veprojë sipas “urdhrit të shtetit”.

“Ka shumë vetura dhe nëse serbët vazhdojnë të refuzojnë të riregjistrohen, atëherë do të jetë problem i madh konfiskimi i automjeteve... askush nuk do të japë pronën e tij, është pronë personale”, thotë ai.

As Zhivorad Illiç nuk do ta riregjistronte veturën e tij me targa RKS nëse "shteti [i Serbisë] nuk merr një vendim të tillë".

“Nëse shteti merr një vendim, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, atëherë në rregull”, thotë Iliq.

Me bashkëqytetarët e tij pajtohet edhe Zorani nga Mitrovica e Veriut.

“Unë jam shtetas i Serbisë, jo i Kosovës”, thekson Zorani.

Të gjithë ata shpresojnë se autoritetet e Kosovës nuk do t'ua konfiskojnë targat dhe veturat nëse nuk riregjistrohen brenda afatit të caktuar kohor.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, riregjistrimi i tabelave RKS do të jetë i vlefshëm për të gjitha automjetet e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Gjithashtu, theksohet se pas afatit nuk do të mund të bëhet riregjistrimi i veturave me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Serbia.

“Ministria e Punëve të Brendshme [e Kosovës] merr përsipër të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për realizimin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Deri në publikimin e këtij teksti, askush nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me veprimet përgatitore për zbatimin e procesit të riregjistrimit dhe as se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Kosovës nëse qytetarët në veri refuzojnë të riregjistrojnë veturat e tyre.

Më herët, kryeministri Kurti kishte paralajmëruar “konfiskimin” e targave KM, pasi ato kishte thënë se janë të paligjshme.

Më 3 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët drejtojnë vetura, siç tha ai, me targa të paligjshme të qyteteve në Kosovë dhe të lëshuara nga autoritetet serbe, që të bëjnë riregjistrimin me targa RKS (Republika e Kosovës).

Kurti iu drejtua serbëve të Kosovës në gjuhën serbe.

“Për të siguruar që procesi i regjistrimit të automjeteve të jetë sa më i lehtë, nuk do të ketë nevojë për doganë. Ky është një koncesion i madh, duke pasur parasysh se pagesa doganore për automjet do të ishte rreth 5,000 euro. Për regjistrimin e parë nuk do të kërkohet kontroll teknik i veturës”, deklaroi Kurti në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti shpjegoi se riregjistrimi i automjeteve do të jetë i mundur në një nga 33 qendrat e regjistrimit në mbarë Kosovën, duke përfshirë edhe komunat në veri.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i tha kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se targat serbe në Kosovë nuk janë të paligjshme, por se ekzistojnë në bazë të ligjeve të Serbisë dhe Marrëveshjes së Brukselit.

“E vetmja gjë që është e paligjshme është mosrespektimi dhe shkelja e marrëveshjes, e sigurisht jo targat e KM! Ky provokim dhe tentativë për konfiskimin e veturave serbe nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviç në llogarinë e tij në Twitter.

 Lidershipi serb reagoi ashpër ndaj vendimit të Prishtinës për caktimin e afatit për riregjistrimin e veturave. Një nga deklaratat e fundit për këtë temë u bë nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila më 3 korrik tha për RTV Pink të Beogradit se "presioni, terrori dhe ngacmimi i vazhdueshëm" i serbëve në Kosovë po vazhdon.

Megjithatë, punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë javën e kaluar morën një “paralajmërim verbal” se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore në periudhën e ardhshme për shkak të “situatës politike”. Këtë informacion për REL-in e kanë konfirmuar vetë punonjësit, por me kërkesë që të mos zbulohet identiteti i tyre, pasi kanë frikë se do të rrezikojnë vendin e punës.

Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

Më 1 korrik, kreu i administratës së arsimit, Ivan Zaporozhac, dhe drejtori i Qendrës Spitalore Klinike, Zlatan Elek, nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it apo mesazheve në lidhje me ndalimin e pushimeve. Ngjashëm ndodhi edhe më 4 korrik.

Çështja e targave ngriti tensione mes Prishtinës dhe Beogradit në shtator të vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi masa reciproke ndaj Serbisë, gjegjësisht dhënien e targave të përkohshme për të gjithë ata që drejtojnë vetura me targa të qyteteve nga Serbia.

Më pas, Qeveria e Kosovës njoftoi se të gjitha targat KM do t'u merren qytetarëve në veri të Kosovës, gjë që shtyu serbët të bllokojnë vendkalimet kufitare në veri të Kosovës - Jarinjë dhe Bërnjak - për dy javë. Gjatë kësaj kohe, njësitë speciale të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vendkalimet që lidhin Kosovën dhe Serbinë, ndërsa avionët ushtarakë serbë disa herë kishin fluturuar mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Në atë kohë, Beogradi zyrtar njoftoi se njësitet e ushtrisë serbe ishin në gatishmëri të shtuar luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, afër kufirit me Kosovën.

Megjithatë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, situata u shtensionua dhe u arrit një zgjidhje e përkohshme për targat, pra të mbuloheshin simbolet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë me ngjitës të bardhë në të gjitha targat.

Pas kësaj zgjidhjeje të përkohshme, Kosova dhe Serbia duhej të arrinin një zgjidhje përfundimtare, por kjo nuk ndodhi për shkak të qëndrimeve të ndryshme të dy palëve.

Më 29 qershor, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka shprehur shpresën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik do të vazhdojë edhe në korrik.

Mirëpo, të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim për riregjistrimin e veturave dhe Qeveria serbe reagoi ashpër dhe Vuçiq tha se nuk do të ketë dialog.

Vetë Lajçak më 30 qershor deklaroi se në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës është krijuar një “situatë e re” dhe për momentin nuk dihet nëse Kurti dhe Vuçiq do të takohen ende gjatë këtij muaji.

Marrë nga REL

albin kurti zhivorad illiç

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen