LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Biden nxjerr në pah arritjet e politikave të tij ekonomike

Gjatë një fjalimi në Çikago për vizionin e tij ekonomik, të mbiquajtur “Bidenomics” nga Shtëpia e Bardhë, presidenti vuri në dukje atë që e quajti rritjen më të madhe ekonomike ndër vendet me ekonomitë më të mëdha të botës, që nga periudha e pandemisë.

29 Qershor 2023, 10:10 Nga a.l
Analiza e VOA: Biden nxjerr në pah arritjet e politikave të tij
Joe Biden

SHBA- Duke i paraprirë fushatës për rizgjedhjen në vitin 2024, Presidenti Joe Biden po paraqet suksesin e politikave të tij për ta rritur ekonominë për shtresat më të varfëra dhe për të zgjeruar shtresën e mesme, duke mbajtur kështu nën kontroll inflacionin dhe duke ulur papunësinë.

Gjatë një fjalimi në Çikago për vizionin e tij ekonomik, të mbiquajtur “Bidenomics” nga Shtëpia e Bardhë, presidenti vuri në dukje atë që e quajti rritjen më të madhe ekonomike ndër vendet me ekonomitë më të mëdha të botës, që nga periudha e pandemisë.

“Kemi shtuar mbi 13 milionë vende pune, më shumë vende pune brenda dy viteve se ç’janë shtuar nga ndonjë president gjatë një mandati katërvjeçar. Dhe kjo miq nuk është aksidentale. Kjo është Bidenomics në veprim”, tha ai. 

Ai e përmblodhi axhendën ekonomike në tre shtylla: bërja e investimeve të mençura në Amerikë, arsimimi dhe fuqizimi i punonjësve amerikanë me qëllim zgjerimin e shtresës së mesme, si dhe nxitja e konkurencës me kosto më të ulëta dhe ndihma për bizneset e vogla.

Përpara se ai të mbante fjalimin, ndihmësat e tij kanë vënë në dukje ngadalësimin e inflacionit dhe nivelin e papunësisë që ka qëndruar në 4% që nga muaji shkurt i këtij viti.

“Përqindja e amerikanëve të moshës madhore që janë pjesë e forcës punonjëse është më e lartë tani se ç’ka qenë për 15 vitet e fundit”, tha “të martën gjatë një konference për shtyp Lael Brainard, drejtore e Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë. “Ndërsa kemi më shumë punë për të bërë, inflacioni ka rënë për 11 muaj me radhë”.

Treguesit e fundit ekonomikë i japin administratës arsye për të qenë optimiste. Ndërsa inflacioni vazhdon të përbëjë sfidë, punëdhënësit vazhdojnë të punësojnë njerëz, dhe çmimet e mallrave të konsumit u rritën me një ritëm më të vogël në muajin maj, krahasuar me vitin e kaluar.

Por deri më tani, shumica e amerikanëve nuk kanë optimizmin e administratës. Sipas anketimit më të fundit të kompanisë Ipsos, niveli i mbështetjes për Presidentin Biden vazhdon të qëndrojë në pak mbi 40%. Ekonomia vazhdon të jetë një shqetësim kryesor, dhe shumica janë pesimistë për drejtimin që ka marrë vendi, një fakt që republikanët janë të gatshëm ta nënvizojnë.

“Është vërtet tronditëse për mua që presidenti vazhdon të ketë guximin të thotë gjëra si ‘familjet e punëtorëve po korrin të mirat e politikave të tij’, tha kreu i republikanëve në Senat, John Thune, më herët këtë muaj. “Familjet e punëtorëve po marrin vërtet rezultatet e politikave të presidentit, por ato nuk janë përfitime”.

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili ka shpallur se kandidon sërish për vitin 2024, kritikoi politikat ekonomike të Presidentit Biden si “taksa të larta, rregulla të dëmshme, inflacion dërrmues, luftë ndaj energjisë amerikane, kosto shumë të rritura energjitike, marrëveshje ndërkombëtare globaliste që zhduknin vendet e punës, si Marrëveshja Klimatike e Parisit, si dhe dorëzimi i plotë ekonomik përballë Kinës dhe vendeve të tjera. Politika ekonomike Amerika e Para përkundër Amerika e Fundit”.

Një shkëputje nga të dhënat

Hendeku mes të dhënave ekonomike dhe mënyrës se si njerëzit ndihen për mirëqenien e tyre financiare mund t’i atribuohet faktit se amerikanët nuk po e pranojnë siç duhet lajmin e mirë, tha zëdhënësi i kompanisë Ipsos, Chris Jackson. Ai vuri në dukje një anketim që mat njohuritë e amerikanëve për zhvillimet pozitive ekonomike, si papunësia e ulët dhe rënia e inflacionit, kundrejt lajmeve të këqija si problemet e zinxhirit të furnizimit dhe inflacioni i lartë.

“Lajmet e këqija, të gjithë i dinë. Lajmin e mirë, shumë pak amerikanë e dinë. Në një mjedis të tillë është e vështirë të paraqesësh një rast bindës se po bën një punë të mirë, kur askush nuk di diçka që është e mirë”, i tha ai Zërit të Amerikës. Hendeku është pjesë e arsyes përse Presidenti Biden po përhap mesazhin e tij ekonomik për t’i bindur amerikanët se ekonomia po lulëzon nën udhëheqjen e tij.

Fjalimi i Presidentit Biden është pjesë e një fushate trejavore, gjatë së cilës zyrtarët e lartë do të udhëtojnë në të gjithë vendin për të argumentuar se legjislacioni i mbështetur nga presidenti po jep rezultate për amerikanët. Këtu përfshihen investimet masive sipas ligjit për infrastrukturën, paketa e shpëtimit financiar për COVID-19, dhe ligji për mikroprocesorët dhe shkencën që injekton mbi 52 miliardë dollarë në sektorin e punës kërkimore për gjysmëpërçuesit, për prodhimin e tyre dhe për zhvillimin e forcës punonjëse.

Republikanët thonë se disa nga politikat e administratës janë tepër të kushtueshme dhe kontribuojnë për inflacionin e lartë. Ata thonë se pjesa më e madhe e vendeve të punës që janë shtuar që nga viti 2021, janë thjesht vende pune që po rifitoheshin pasi u humbën gjatë pandemisë.

Vendimi për ta lidhur ecurinë e vendit me emrin e presidentit reflekton vetëbesimin e administratës se trajektorja është në rritje dhe se ekonomia nuk do të bjerë në recension – të paktën deri në nëntor 2024, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet