LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Britania përplaset me Gjykatën Evropiane për të drejtat e imigrantëve

Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në brigjet e Britanisë – dhe qeveria beson se politika e dërgimit të tyre në Ruandë do të dekurajojë shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

20 Maj 2023, 15:11 Nga a.l

Analiza e VOA: Britania përplaset me Gjykatën Evropiane për

BRITANI- Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi gjykatësit atje bllokuan fluturimet që transportonin azilkërkuesit nga Britania drejt Ruandës për përpunimin e dokumentave.

Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në brigjet e Britanisë – dhe qeveria beson se politika e dërgimit të tyre në Ruandë do të dekurajojë shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, shumë analistë thonë se aleatët evropianë të Britanisë nuk kanë prirjen të reformojnë gjykatën.

Autoritetet britanike kanë diktuar deri më tani këtë vit, gati shtatë mijë emigrantë që kalojnë Kanalin e Lamanshit me varka të vogla nga Franca. Totali për vitin 2022 i kaloi 45,000. Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar vazhdimisht – siç është shprehur ai – “të ndalë varkat”.

Britania nënshkroi një marrëveshje me Kigalin vitin e kaluar, që do priste një numër të papërcaktuar imigrantësh që do të transportoheshin atje për përpunimin e dokumentave të azilit– pa të drejtë ankese. Sipas marrëveshjes, Britania tashmë i ka paguar Ruandës 150 milionë dollarë.

Është qasje e re ambicioze, por besoj se është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.

Por gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishin dakort me këtë lëvizje. Ndërsa avioni i parë ishte gati të nisej për në Ruandë qershorin e kaluar, gjykata lëshoi atë që njihet si “Rregulli 39” – bllokimin e fluturimeve me arsyetimin se ato mund të shkelin Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut – nënshkruese e së cilës është edhe Britania. Këshilli i Evropës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Si përgjigje, qeveria britanike ka prezantuar një legjislacion të ri i cili do të anulonte vendimet e gjykatave evropiane. Projektligji po debatohet aktualisht në parlament. Në një takim të Këshillit të Evropës këtë javë, kryeministri Sunak tha se do të përpiqet të bindë partnerët evropianë që të reformojnë vetë gjykatën.

“Ne duam të sigurojmë që Gjykata Evropiane të sillet gjithmonë në një mënyrë të drejtë, efektive dhe transparente”, tha kryeministri Sunak.

Disa analistë thonë se Evropa nuk është e predispozuar për të negociuar me Britaninë pas daljes së vendit nga BE-ja.

“Nuk jam e sigurt se ata do të bëjnë përpjekje për reformimin e një institucioni tjetër evropian për të kënaqur zotin Sunak dhe qeverinë e tij të vijës së ashpër, kur bëhet fjalë për migracionin”, thotë Camino Mortera-Martinez me Qendrën për Reformën Evropiane.

Disa anëtarë të partisë Konservatore të zotit Sunak duan që Britania të largohet nga Këshilli i Evropës dhe konventa e tij për të drejtat e njeriut. Vendi i fundit që u largua nga organizata ishte Rusia, e dëbuar vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

Përballë kërcënimit ‘na jep atë që duam, ose do të largohemi nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Evropës’, përgjigjia mund të jetë ‘kjo do t’ju bënte të ngjashëm me Rusinë.’ Mendoj se do të ishte gabim që Britania ta bënte këtë për momentin, veçanërisht duke pasur parasysh se kemi një luftë në Ukrainë”, thotë analistja.

Pak më shumë se një e katërta e emigrantëve që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022 ishin shqiptarë. Britania ka deportuar mbi një mijë prej tyre. Kryeministri shqiptar tha muajin e kaluar se Britania po përjetonte një ‘krizë nervore’ lidhur me migracionin/VOA 

henry ridgwell

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet