23 Mars 2023, 18:41
Nga a.l
UBS
SHBA- Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe paketat e ndihmave, po përhapen në ekonomitë botërore, nga Nju Jorku në Pekin, ndërsa bankierët qendrorë po punojnë për të qetësuar depozituesit dhe tregjet financiare.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O-Sullivan njofton nga Kalifornia, ku një bankë e rëndësishme për sektorin e teknologjisë, banka Silicon Valley, falimentoi në fillim të muajit. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha këtë javë se sistemi bankar është në gjendje të mirë.
Garancitë e zonjës Yellen dhe zyrtarëve të tjerë, vijnë mes rënies së çmimit të aksioneve të bankës F irst Republic me seli në San Francisco dhe falimentimit të bankës Signature, një kompani e rëndësishme në tregun e kriptomonedhave. Administrata e Presidentit Biden u doli në mbrojtje depozituesve në bankat Signature dhe Silicon Valley, një financuese e madhe e bizneseve të reja teknologjike që gjithashtu falimentoi këtë muaj.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u përpoq të zbusë tensionet në Bruksel, pas njoftimeve të zyrtarëve zvicerianë për marrëveshjen e bankës UBS për të blerë bankën globale të investimeve dhe kompaninë e shërbimeve financiare, e cila ndodhet në vështirësi, Credit Suisse.
“Kemi shumë besim se kapitali dhe likuiditeti i bankave të eurozonës janë në pozitë të kënaqshme”, tha zonja Lagarde.
Investitorët aziatikë ishin të shqetësuar, përfshirë ata në Shangai, ndërsa zyrtarët kinezë këmbëngulën se sipërmarrja e përbashkët me bankën Silicon Vlley është e qëndrueshme. Senatori amerikan Marco Rubio kërkoi rishikimin e zotërimeve kineze të bankës, për t’u siguruar se firmat amerikane që punojnë me teknologji të ndjeshme, nuk janë blerë nga interesat kineze.
Qeveria amerikane veproi për ta penguar përhapjen e asaj që ekonomistët e shohin si një sëmundje ngjitëse, thotë ekspertja financiare Diane Ellis.
“Kjo mund të ndodhë kur një bankë falimenton dhe dështimi i saj shkakton dështimin e një banke, institucioni tjetër financiar ose bizneseve të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonominë reale”, thotë zonja Ellis.
Të gjitha këto përpjekje kanë për qëllim shmangjen e përsëritjes së goditjes që tregu i pasurive të patundshme pësoi në vitin 2008, duke shkaktuar dështimin e qindra bankave dhe duke zhytur botën në recesion./ VOA
credit suisse
Bota
23 Mars 2023, 18:28
f.i
Zjarri ne fabriken ruse
RUSI- Një fabrikë ruse që prodhonte motorë për forcat e armatosura të Vladimir Putin është ...
Bota
23 Mars 2023, 18:05
a.l
Haki Abazi
KOSOVË- Ka vijuar me debate seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputeti, Haki Abazi ka rkitikuar kryeministrin Albin Kurti lid...
Bota
23 Mars 2023, 18:00
f.i
Margarita Robles
SPANJË- Spanja pritet të dërgojë dërgesën e saj të parë të tankeve moderne n&eu...
Bota
23 Mars 2023, 17:50
a.l
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj
KOSOVË- Ka nisur sërish me debate seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e cila paraditen e sotme u ndë...
Bota
23 Mars 2023, 17:42
a.l
Tank
FINLANDË- Ministri i Mbrojtjes i Finlandës deklaron se po dërgonte tre tanke të modifikuar 'Leopard 2' në Ukrainë.
...
Bota
23 Mars 2023, 17:36
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Themeluesi i grupit mercenar rus Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se ushtarët e tij do të luftojnë në Ukrainë...
Bota
23 Mars 2023, 17:21
a.l
Rahul Gandhi
INDI- Lideri i opozitës indiane, Rahul Gandhi është dënuar me 2 vite burg pasi akuzohet për shpifje ndaj krye...
Bota
23 Mars 2023, 17:12
f.i
avion Mig
UKRAINË- Sllovakia i ka dërguar Ukrainës katër prej avionëve të saj luftarakë. Mediat e huaja shkruajnë s...
Bota
23 Mars 2023, 17:17
a.l
Lista Serbe
SERBI-“Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiç ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i p...
Bota
23 Mars 2023, 17:09
a.l
Virus në Tanzani
TANZANI- Tanzania ka njoftuar se një virus vdekjeprurës i quajtur Marburg ka shpërthyer në vend. Mediat e hu...