LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Paralajmërim për cilësi të dobët të ajrit në pesëmbëdhjetë shtete amerikane

Autoritetet e shëndetësisë në 15 shtete, që nga Vermonti dhe deri në Karolinën e Jugut, si dhe në Ohajo dhe në Kansas, paralajmëruan se grimcat e ngritura në atmosferë mund të tejkalojnë nivelet që konsiderohen të pranueshme dhe mund të vështirësojnë frymëmarrjen për miliona banorë.

7 Qershor 2023, 18:55 Nga a.l
Analiza e VOA: Paralajmërim për cilësi të dobët të
Foto ilustruese

SHBA- Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan banorët të mërkurën për cilësi të dobët të ajrit, ndërsa tymi nga qindra zjarre në pyjet përgjatë Kanadasë lindore zhvendoset drejt jugut, duke krijuar një zbehje të qiellit mbi Nju Jork dhe qytete të tjera të mëdha.

Autoritetet e shëndetësisë në 15 shtete, që nga Vermonti dhe deri në Karolinën e Jugut, si dhe në Ohajo dhe në Kansas, paralajmëruan se grimcat e ngritura në atmosferë mund të tejkalojnë nivelet që konsiderohen të pranueshme dhe mund të vështirësojnë frymëmarrjen për miliona banorë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, paralajmërimi u dha edhe për popullsinë në kryeqytetin Uashington, ku ndodhen zyrat qendrore të Zërit të Amerikës. Njerëzit u udhëzuan të kufizojnë kohën që kalojnë përjashta, ndërsa personat me probleme në frymëmarrje u këshilluan të mbajnë maskë.

Smogu kalon kufirin amerikan nga Kanadaja, ku sezoni i zjarreve në pyjeve pati një fillim të hershëm të pazakontë dhe me një intensitet të lartë, për shkak të kushteve të vazhdueshme të të nxehtit dhe thatësirës. Kanadaja pritet të ketë kështu sezonin më të keq të zjarreve.

Qielli mbi Nju Jork dhe shumë qytete të tjera mori një ngjyrë të njëtrajtshme gri, dhe ajri mbante erën e drurit të djegur. Në disa qytete, dielli i mëngjesit dukej si një disk i vogël që shkëlqente në ngjyrë portokalli.

Rrokaqiejt e Nju Jorkut, që në një ditë normale mund të shikohen nga distanca prej kilometrash, u bënë pothuajse të padukshëm.

Shkollat e qytetit vazhduan mësimin të mërkurën, megjithëse aktivitetet në mjedise të jashtme, përfshirë edhe një ceremoni mature, u anuluan, u shtynë, apo u transferuan në mjedise të brendshme.

Autoritetet kanadeze qarkulluan të mërkurën një paralajmërim më të fortë për cilësinë e ajrit për banorët e qendrës financiare të vendit, Torontos, për shkak të zjarreve në vazhdim që kanë arritur rekord këtë vit.

Megjithëse zjarret në pyjet kanadezë janë të zakonshme për provincat perëndimore të vendit, sezonin më të keq të zjarreve po e përjeton këtë radhë provinca lindore Nova Scotia. Qeveria kanadeze ka dislokuar ushtrinë në këtë rajon. Ka vatra zjarri në pothuajse të dhjetë provincat dhe territoret e Kanadasë. Provinca Quebec duket se është më e prekura. Disa nga zjarret u shkaktuan nga rrufetë.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin Ottawa, që është pranë kufirit me provincën Quebec, vazhdoi të jetë në kategorinë “e rrezikshmërisë shumë të lartë”, sipas indeksit të shëndetësisë së Kanadasë për Cilësinë e Ajrit. Rreth 3.3 milionë hektarë pyje janë djegur tashmë – gati 13 herë më shumë se mesatarja e 10 viteve të fundit – dhe mbi 120 mijë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë./VOA

shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë