LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ruse dhe ndikimi tek lufta në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se forcat ruse kanë përdorur dronët “Shahed-136”, të prodhuar nga Irani, në sulmet brutale të kësaj jave. John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, foli për Zërin e Amerikës për përdorimin e dronëve iranianë nga forcat ruse.

15 Tetor 2022, 20:54 Nga DOSJA
Analiza e VOA: Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ruse dhe
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Rusia vazhdon të sulmojë objektivat civile në Ukrainë, në disa raste duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani. Ekspertët i thonë Zërit të Amerikës se Rusia mund t’i drejtohet Iranit dhe Koresë së Veriut për furnizime ushtarake, sepse po i mbarojnë armatimet moderne. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine foli me disa ekpsertë të cilët analizojnë se si bashkëpunimi ushtarak mes Teheranit dhe Moskës mund të ndikojë në përpjekjet e administratës Biden për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Gjatë javës forcat ruse kryen dhjetëra sulme në Ukrainë, ndërsa raketat goditën edhe kryeqytetin e vendit Kievin, apo dhe qytete si Mykolaiv, në jug të vendit. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se forcat ruse kanë përdorur dronët “Shahed-136”, të prodhuar nga Irani, në sulmet brutale të kësaj jave. John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, foli për Zërin e Amerikës për përdorimin e dronëve iranianë nga forcat ruse.

“Ne e dinim që këta dronë do të futeshin në fushën e betejës kur e thamë publikisht se rusët do të shkonin në Teheran për t’i blerë. Mbetet për t’u parë se sa ndikim do të kenë ata në fushën e betejës, por deri tani po shikohet se kanë aftësi vdekjeprurëse”, deklaroi zoti Kirby.

Ai tha për Zërin e Amerikës, se Uashingtoni dhe aleatët e NATO-s po i ofrojnë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore që u nevojiten për t’iu përgjigjur sulmeve të Rusisë.

Mary Glantz, nga Instituti Amerikan i Paqes tregon arsyet se pse Moska iu drejtua Teheranit për të blerë dronë.

“Pritet që Moskës t’i mbarojnë armatimet moderne. Rusia ka tonelata me armatime më të vjetra, të stilit sovjetik dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse ata po mbështeten më shumë tek dronët iranianë”, thotë ajo

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se vlen të përmendet se Irani po përfshihet në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Kjo është hera e parë që ne e kemi parë vërtet Republikën Islamike të Iranit që nga viti 1979 të përfshihet në një tjetër operacion ushtarak në këtë mënyrë. Këtë nuk e kemi parë më parë përsa i përket një shteti tjetër sovran. Irani bën shumë aktivitete në rajon për sa i përket mbështetjes së grupeve militante si Hezbollahu apo grupe të tjera, por tani Irani po mbështet Rusinë. Kjo është e pazakontë”, thotë Alex Vatanka, Instituti i Lindjes së Mesme.

Zoti Vatanka thotë se nuk beson se Teherani po dërgon dronë Moskës për të patur ndikim në përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore me SHBA dhe aleatët europianë. Sipas tij madje Teherani po përpiqet të minimizojë bashkëpunimin me Moskën.

“Ata nuk duan të duken sikur po marrin pjesë në këtë konflikt, sepse janë të shqetësuar për opinionin publik në Iran, i cili është në shumicë kundër agresionit rus në Ukrainë”, thotë ai.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin e dronëve iranianë për të sulmuar vendin e tij dhe reduktoi numrin e personelit diplomatik në ambasadën iraniane në Kiev.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës