LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Rritet ndërvarësia e të rinjve nga lojërat e fatit në SHBA, nis fushata e mobilizimit

Deri në 7% e amerikanëve nën moshën 25 vjeçare shfaqin simptoma.

26 Mars 2023, 18:30 Nga k.m.
Analiza e VOA: Rritet ndërvarësia e të rinjve nga lojërat e
Foto ilustruese

Për disa në Amerikë, kampionati i basketbollit për ekipet e kolegjeve, NCAA, do të thotë vendosje bastesh për rezultatet. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Karina Bafradzhian, ky mund të jetë një problem, në veçanti për të rinjtë. Të rinjtë në Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të ndërvarësisë nga lojërat e fatit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse NCRG (Qendra Kombëtare për Pjesëmarrje të Përgjegjshme në Lojërat e Fatit). Deri në 7% e amerikanëve nën moshën 25 vjeçare shfaqin simptoma. Saul Malek ishte një prej tyre. Ai u ndërvar nga bastet sportive në internet kur ishte vetëm 19 vjeç.

“Fitova fillimisht një bast të vogël dhe u ndjeva shumë mirë, më mirë se kurrë ndonjëherë. M’u duk vetja sikur isha ndonjë shef i mafias, që i merrja vetë të gjitha vendimet... Ishte një eksperiencë e hatashme, megjithëse bëhej fjalë vetëm për 10 dollarë. Kështu që doja ta përsërisja”, thotë Saul Malek, student në Universitetin Metodist Jugor.

Ai filloi shumë shpejt të ketë vështirësi financiare. Miqtë dhe familja e këshilluan atëherë të kërkonte ndihmë psikologjike.

Një psikolog thotë se shikon një lidhje mes legalizimit të lojërave të fatit në internet dhe shtimit të ndërvarësisë.

“Gjatë 3-4 viteve të fundit, më janë drejtuar gjithnjë e më shumë individë, që vuajnë nga bastet në internet. Shteti i Pensilvanisë i lejoi në vitin 2017 bastet në internet dhe ato u bënë të disponueshme për publikun e gjerë në 2018-2019”, thotë psikologu Jesse Suh.

Sipas revistës Forbes, bastet në internet janë tashmë të ligjshme në 33 shtete amerikane. Shumë psikologë thonë se problemi qëndron tek lehtësia e qasjes në to.

“Më përpara, nëse dikush dëshironte të vendoste një bast, i duhej të vishej, të dilte përjashta, të shkonte në ndonjë bar, të fliste me një punonjës dhe të vendoste një bast. Të sillte paratë, etj... Ndërsa tani, e vtmja qwë duhet bërë është hapja e kompjuterit apo telefonit”, thotë Suh.

Disa shtete po punojnë për të informuar të rinjtë për ndërvarësinë nga lojërat e fatit. Një iniciativë, e propozuar nga politikani Sam Rasoul, bëri që Virxhinia të bëhet shteti i parë amerikan ku shkollat publike duhet t’i mësojnë fëmijët për rreziqet e lojërave të fatit.

“Zakonisht një fëmijë në çdo klasë e ka këtë problem. Elementi i rëndësishëm për parandalimin e ndërvarësisë, qoftë kjo për drogat, alkoolin, apo bastet, është që të kuptohet natyra ndërvarëse e këtyre aktiviteteve”, thotë Rasoul, i cili është i zgjedhur në legjislativin e Virxhinias.

Në shtete të tjera, si Karolina e Veriut dhe Uiskonsin ku lejohen bastet në forma të ndryshme, disa shkolla kanë zgjedhur të kenë programe të detyrueshme ku fëmijët paralajmërohen për rreziqet, ndërsa përpiqen të frenojnë rritjen e rasteve të ndërvarësisë nga lojërat e fatit.

shba

Sondazh

Poll
Bota 26 Mars 2023, 17:27 k.m.

Ripunohen romanet e Agatha Christie

  Agatha Christie   BRITANI E MADHE- Disa romane të Agatha Christie janë redaktuar për të hequr gjuhën fyese. "The Gua...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet