All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e VOA-s: Biden, Trump dhe sfidat e tyre në rritje në fushatën presidenciale të vitit 2024

Ish Presidenti Trump aktualisht përballet me 91 akuza penale që burojnë nga katër paditë ndaj tij. Një nga kandidatët republikanë për president, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit ABC, sugjeroi se zoti Trump është një barrë e rëndë për partinë e tij.

28 Gusht 2023, 15:06 Nga A.B
Analiza e VOA-s: Biden, Trump dhe sfidat e tyre në rritje në
Biden dhe Trump
All - Paragraf - 1

SHBA- Në fushatën presidenciale të vitit 2024, po shtohen sërish pikëpyetjet mbi kandidaturën e ish-Presidentit Donald Trump pasi ai u dorëzua tek autoritetet në Xhorxhia lidhur me akuzat për manipulim të zgjedhjeve javën e kaluar. Megjithatë, sondazhet tregojnë se zoti Trump vazhdon të ketë një epërsi të thellë ndaj rivalëve në zgjedhjet paraprake të partisë republikane.

Disa ditë pas paraqitjes në një burg në Atlanta, ish-presidenti Donald Trump vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mbarë botën për shkak të ambicieve të tij politike.

Ish Presidenti Trump aktualisht përballet me 91 akuza penale që burojnë nga katër paditë ndaj tij. Një nga kandidatët republikanë për president, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit ABC, sugjeroi se zoti Trump është një barrë e rëndë për partinë e tij.

“Shumica e rivalëve të mi besojnë se mund të ketë një kriminel të dënuar si kandidati të partisë republikane për president dhe se ata e mbështesin atë dhe se ai mund t’i fitojë zgjedhjet. Por, unë mendoj se kjo është e pamundur”, tha ai.

Kandidati republikan për president Vivek Ramaswamy, i cili, së bashku me ish-guvernatorin Christie, mori pjesë javën e kaluar në debatin e parë të partisë së tyre, përmendi arritjet e ish-Presidentit Trump gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC.

“Dua të vazhdoj më tej atë që filloi ish-Presidenti Trump. Të them të drejtën, do ta ftoj atë të bëhet këshilltar. Nuk ka nevojë të nxjerrim të njëjtat mësime. Dua të vazhdoj aty ku e la ai”, thotë ai.

Problemet ligjore të zotit Trump nuk do të jenë pjesë e strategjisë së fushatës së Presidentit Joe Biden për zgjedhjeve e vitit 2024, tha për kanalin ABC bashkëkryetari i fushatës së zotit Biden, Cedric Richmond.

“Por ajo që do të them për Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris është se ata janë përqendruar gjithmonë tek populli amerikan. Kështu që ata do të vazhdojnë punën për uljen e kostove, rritjen e pagave dhe forcimin e klasës së mesme”, tha ai.

Por ndërsa mosha e Presidentit Biden vazhdon të shqetësojë votuesit demokratë, senatori i pavarur Bernie Sanders, në një intervistë në kanalin NBC, sugjeroi rikthimin e vëmendjes tek politikat që janë në rrezik.

“A besoni se gratë kanë të drejtë të kontrollojnë trupin e tyre? Presidenti ka qenë i fortë në këtë çështje. A mendoni se ndryshimi i klimës është real? Apo jeni dakord me republikanët se ky problem nuk ekziston?”, pyeti senatori Sanders.

Ndërkohë, ish Presidenti Trump, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat, po përpiqet të përdorë hetimet kriminale për të avancuar fushatën e tij presidenciale. Pjesë e kësaj përpjekje është edhe përdorimi i fotografisë së tij të realizuar nga autoritet e burgut në Atlanta, e cila po vendoset në bluza, filxhanë dhe artikuj të tjerë për qëllime të mbledhjes së fondeve./VOA

donald trump joe biden

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet