LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Vdekja e fëmijëve nga armët vazhdon të rritet në Shtetet e Bashkuara

Jawanna Hardy është veterane e ushtrisë, nënë dhe banore në kryeqytetin Uashington.

23 Maj 2023, 19:17 Nga a.l
Analiza e VOA: Vdekja e fëmijëve nga armët vazhdon të rritet
Foto ilustruese

SHBA- Në gjysmën e parë të këtij viti janë vrarë në episode dhune me armë mbi 670 adoleshentë dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të mbledhura nga organizata Arkivi për Dhunën me Armë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Karina Bafradzhian, në kryeqytetin Uashington, një nënë, ish-ushtarake po punon me komunitetet për të gjetur zgjidhje për këtë problem.

Jawanna Hardy është veterane e ushtrisë, nënë dhe banore në kryeqytetin Uashington.

Ajo thotë se ka përjetuar rritjen e vdekjeve nga armët në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 2018 vendosi të krijojë grupin “Guns Down Friday”, për t’iu përkushtuar uljes së dhunës me armë.

“Rrugët e Uashingtonit ishin më keq se një zonë lufte dhe doja t’i ndryshoja gjërat. Është e frikshme të mësosh fëmijët që t’u qëndrojnë larg disa njerëzve, se çfarë të bëjnë, gjithçka që iu duhet për të mbrojtur veten. Por, me vrasjet në masë, çfarë mund të bësh?”, thotë ajo.

Çdo të premte, Hardy shkon në lagjet e Uashingtonit, që kanë nivelin më të lartë të incidenteve me armë, takohet me fëmijët dhe familjet për të gjetur mënyra për të ulur dhunën nga armët dhe për t’i ndihmuar banorët.

Organizata e saj ofron mbështetje dhe programe për familjarët e të rinjve të vrarë. Hardy thotë se organizata e saj punon edhe me autoritetet e qytetit për gjëra të tjera, si p.sh. për të vendosur drita në rrugët më të errëta të lagjeve.

“Në një nga lagjet që shkonim, vumë re se persona të armatosur dilnin nga zonat në errësirë, të mbushura me shkurre. I pyetëm fëmijët se çfarë mund të bëhet për t’i dhënë fund dhunës me armë në komunitetin tuaj? Ata thanë se duhet të presim shkurret, që të mundemi të shikojmë se ç’ndodh. U bashkuam pra dhe bindëm këshillin e qytetit për t’i prerë këto ferra”, thotë Hardy.

Vullnetari 13-vjeçar Makaya King-Brooks thotë se ka përjetuar vetë të shtënat.

“Isha shumë i vogël. I mbaja perdet ulur gjatë gjithë kohës në dhomën time. Kisha frikë t’i afrohesha ndonjë dritareje. Nuk doja të pastroja dhomën me fshesën me korrent pasi më dukej shumë e zhurmshme. Isha vërtet paranojak”, thotë Maciah.

13-vjeçari Rashaad Bates humbi një shok të mirë vite më parë nga dhuna me armë. Ai thotë se e ndihmon që takohet dhe flet me zonjën Hardy.

“Ndjehesha i zemëruar dhe i hidhëruar në të njëjtën kohë. Nëse emocionohem, zonja Hardy më gjendet gjithnjë pranë për të më ndihmuar”, thotë Rashaad.

Psikologët thonë se qoftë edhe leximi apo shikimi i lajmeve për dhunën me armë mund të ndikojë rëndë në shëndetin e fëmijës dhe mund të shkaktojë çrregullime emocionale, të gjumit, të oreksit dhe të përqëndrimit.

Edhe nëse kjo ndodh, familjet kanë mundësinë të ndalin shndërrimin e këtyre simptomave në probleme më serioze psikologjike, si ankthi apo depresioni.

Nëse prindërit u flasin fëmijëve të tyre për gjërat që kanë ndodhur, kjo mund të ndihmojë shumë. Jeni duke parë një film së bashku dhe aty ka të shtëna. Kjo është një mundësi për ta angazhuar fëmijën, adoleshentin, me pyetjen se ‘Si do të ishte një situatë e tillë? Si do ta përballoje?’, thotë pediatri psikolog Daniel Marullo.

Sipas organizatës “Arkivi i Dhunës me Armë”, mbi 670 fëmijë dhe adoleshentë janë vrarë në Shtetet e Bashkuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2023./VOA

jawanna hardy

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet