LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë ndodhi me policinë e hixhabit në Iran?

Gratë ecin nëpër qytet me bluza pa mëngë, fustane me mëngë të shkurtra, pantallona të gjera apo xhinse të ngushta.

2 Korrik 2026, 08:15 Nga E.d
Analiza: Çfarë ndodhi me policinë e hixhabit në Iran?
Foto ilustruse

Në pamje të parë, rruga Valiasr - qendra kulturore dhe tregtare e Teheranit - duket si çdo rrugë tjetër e zakonshme. Por, ajo që nuk shihet, është ajo që përbën ndryshimin më të madh.

Gratë ecin nëpër qytet me bluza pa mëngë, fustane me mëngë të shkurtra, pantallona të gjera apo xhinse të ngushta.

Disa mbajnë shami në kokë me dëshirën e tyre, ndërsa shumë të tjera jo.

Kafenetë janë plot, trafiku është i rënduar.

Askush nuk duket se i vëzhgon apo i kushton vëmendje mënyrës se si janë veshur.

Pikërisht kjo është ajo që bie më shumë në sy.

Patrullat dikur të frikshme, që kontrollonin veshjen e grave nga koka te këmbët, pothuajse janë zhdukur nga rrugët.

Rregullat për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit mbeten ende në fuqi, por zbatimi i tyre është zbutur dukshëm në qytetet kryesore të Iranit, të cilat më parë ishin arenë përballjesh mes grave që protestonin për liri dhe të ashtuquajturës “polici e moralit”.

“Nuk kam parë patrulla të hixhabit prej shumë kohësh”, thotë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë një banore e Teheranit, rreth të 30-ave, e cila foli në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

“Sot, gratë vishen si të duan”, thotë ajo.

Protestat kundër hixhabit

Ky ndryshim pason vite të tëra kundërshtimi nga gratë iraniane, që kulmuan me protestat “Grua, Jetë, Liri” në vitin 2022.

Sipas banorëve, zbatimi i rregullave për hixhabin është zbutur edhe më shumë muajt e fundit, derisa Irani përballej me luftën kundër Shteteve të Bashkuara dhe me tensione të brendshme.

“Vetëm pak vite më parë, kjo do të ishte e paimagjinueshme”, thotë një nënë rreth të 40-ave.

Ajo tregon se tani kryen punët e përditshme pa mbuluar kokën dhe me rroba me mëngë të shkurtra, “pa asnjë problem”.

Së voni, thotë ajo, ka shkuar në një zyrë shtetërore të financave pa shami në kokë.

Në hyrje, një punonjës i kërkoi ta vendoste shaminë, por vetëm derisa ta kalonte derën hyrëse.

“Punonjësi më tha: ‘Mund ta heqësh sapo të dalësh’. M'u duk qesharake. Ata e dinë shumë mirë se si ndihen gratë për hixhabin”, thotë ajo.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë ndryshim. 

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar, por analistët besojnë se bëhet fjalë më shumë për një llogaritje politike sesa për një reformë të vërtetë.

Vetëm pak javë para se të shpërthente lufta më 28 shkurt, Irani u përfshi nga protesta të mëdha.

Ato nisën si demonstrata kundër rritjes së çmimeve, por shpejt u shndërruan në protesta masive kundër regjimit.

Forcat e sigurisë vranë mijëra protestues - sipas disa raportimeve edhe dhjetëra mijëra - në përpjekje për të shtypur revoltën.

Analistët vlerësojnë se qeveria tani dëshiron të shmangë ndezjen e tensioneve të reja, në një kohë kur iranianët po përballen me pasojat e luftës.

“Qeveria iraniane u detyrua të pranojë atë që gratë kërkonin në lidhje me hixhabin”, thotë Mansoureh Shojaee, aktiviste për të drejtat e grave, autore dhe studiuese me bazë në Evropë.

“Dhuna dhe represioni që ekzistonin më parë, nuk po ndodhin më. Por, kjo nuk do të thotë se ligji ka ndryshuar”, shton ajo.

Shojaee thotë se edhe shfaqja e grave pa hixhab në televizionin shtetëror gjatë muajve të fundit, është tregues i presionit që vjen nga shoqëria, megjithëse autoritetet përpiqen ta kontrollojnë mënyrën se si paraqitet ky ndryshim.

“Qeveria po e përdor këtë për propagandë”, thotë ajo.

“Mesazhi që po dërgon është: Nuk kam problem me gratë pa hixhab, për aq kohë sa ato më pranojnë mua dhe politikat e mia”, thotë Shojaee.

Reziku, megjithatë, nuk është zhdukur.

Javë më parë, këngëtarja iraniane, Parastoo Ahmadi, u dënua me 74 goditje me kamxhik, pasi regjistroi dhe interpretoi një këngë pa mbajtur hixhab.

Qyteti konservator

Jashtë kryeqytetit, zbatimi i rregullave duket më i pabarabartë.

Në Mashhad, një nga qytetet më konservatore të Iranit, Mahnoush, e cila pranoi të identifikohej vetëm me emrin e saj, thotë se jeta e përditshme mbetet më e kufizuar se në Teheran, por gjithsesi ka ndryshuar dukshëm krahasuar me të kaluarën.

“Ka gra konservatore që vazhdojnë të mbajnë hixhabin, por ka edhe shumë gra që nuk e mbulojnë fare kokën”, thotë ajo.

Sipas saj, edhe gjatë ceremonive fetare të javës së kaluar për Muharremin - një nga periudhat më të rëndësishme për myslimanët shiitë - shumë gra të reja u panë me veshje shumëngjyrëshe, në vend të rrobave tradicionale të zeza.

Por, kufizimet vazhdojnë në disa vende të caktuara.

Sipas Mahnoushit, në faltoren e Imam Rezas në Mashhad, si dhe në hotelet dhe pazaret përreth saj, punonjësit e sigurisë vazhdojnë t’u kërkojnë grave t’i mbulojnë flokët.

“Por në kafene, në rrugë apo në transportin publik, askush nuk merret me mënyrën se si je veshur”, thotë ajo.

Gra nga pjesë të ndryshme të Iranit i thanë Radios Evropa e Lirë se zbutja e kontrolleve nisi pas protestave të vitit 2022, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila humbi jetën derisa ishte në paraburgim, pasi ishte ndaluar për shkelje të pretenduar të rregullave për mbajtjen e hixhabit.

Sipas tyre, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit - i nënshkruar në fillim të prillit dhe i rinovuar në qershor - zbatimi i këtyre rregullave është zbutur edhe më tej. 

Sana, studente universitare nga qyteti Karaj, beson se ky proces nuk mund të ndalet më.

“Rruga drejt lirisë së plotë mund të jetë e shkurtër ose mund të zgjasë shumë vite. Por, kur një shoqëri vendos të ndryshojë, ndryshimi bëhet i pashmangshëm”, përfundon Sana./REL

iran policia hixhab

Sondazh

Poll

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë