LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Brenda pak ditësh, Izraeli arriti epërsi ajrore, duke hapur rrugë edhe për sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Republikës Islamike.

3 Korrik 2025, 07:51 Nga r.ll
Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme
zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, i Kinës dhe i Iranit

KINË- Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij ajrore dhe tregoi se sa e brishtë ishte forca e tij.

Brenda pak ditësh, Izraeli arriti epërsi ajrore, duke hapur rrugë edhe për sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Republikës Islamike.

Por lufta, njëherësh, testoi edhe kufijtë e aleancës së Iranit me Rusinë, e cila ofroi pak më shumë sesa mbështetje diplomatike për Teheranin, gjatë konfliktit 12-ditor.

Tani, me pak besim te Moska, Teherani po përpiqet të forcojë mbrojtjen e tij, duke kërkuar ndihmë nga Kina, me shpresën se do t’i ofrojë armë moderne.

Megjithatë, ai po përballet me pengesa dhe skepticizëm - gjë që nxjerr në pah opsionet e tij të kufizuara dhe thellësinë e izolimit të tij strategjik.

Rusia, partnere strategjike vetëm në letër

Pavarësisht një marrëveshjeje për partneritet strategjik, të nënshkruar së voni, dhe viteve të bashkëpunimit të ngushtë, mbështetja e Rusisë për Iranin gjatë kësaj krize ishte kryesisht retorike.

Siç shkroi gazeta reformiste Shargh, “kjo aleancë, në momente kritike, bazohet më shumë në interesa të ndryshueshme, sesa në angazhime të palëkundura”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i dënoi sulmet amerikane, duke i përshkruar si “të pajustifikuara”.

Ai bëri thirrje për dialog, por nuk u zotua për ndihmë ushtarake.

Kremlini këmbënguli se marrëveshja e partneritetit nuk ka dispozita për ndihmë ushtarake në kohë lufte.

Në një postim në X, ish-nënkryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Motahari, vuri në dukje se Rusia ka refuzuar t’ia shesë Iranit sistemin e mbrojtjes raketore S-400, pavarësisht se Teherani e furnizon atë me dronë për luftën e saj në Ukrainë.

Sipas tij, ngurrimi i Rusisë ka ndodhur për shkak të shqetësimeve se Irani mund ta përdorë sistemin S-400 kundër agresionit izraelit - gjë që nxjerr në pah sipërfaqësinë e të ashtuquajturit partneritet strategjik, të cilin “Putin e reklamon”.

Përpjekjet e Iranit për të blerë pajisje të përparuara ushtarake ruse, përfshirë avionë luftarakë Sukhoi-35 (Su-35) dhe helikopterë sulmues Mi-28, kanë ngecur gjithashtu.

“Përveç disa avionëve stërvitorë, asnjë nga pajisjet e premtuara nuk është dorëzuar”, shkroi gazeta Shargh.

Ky model i mosangazhimit, me gjasë, ka bërë që zyrtarët dhe analistët iranianë të dyshojnë në besueshmërinë e Rusisë si aleate.

Ngurrimi i Kinës

Me Rusinë të shpërqendruar dhe jo të besueshme, ka raporte nga mediat iraniane dhe ato perëndimore që thonë se Irani po kërkon nga Kina pajisje të avancuara ushtarake, sidomos avionin luftarak Chengdu J-10C, për të forcuar ushtrinë e tij.

Forca ajrore e Iranit është shumë e vjetër dhe nuk ka pajisjet e nevojshme për të përballuar armikun modern.

Flota e tij përbëhet kryesisht nga avionë të vjetër amerikanë dhe sovjetikë, të blerë para Revolucionit të vitit 1979, dhe shumë prej tyre mbahen në funksion duke përdorur pjesë të marra nga avionë të tjerë, apo me zgjidhje të tjera të improvizuara.

J-10C është një avion luftarak i gjeneratës 4.5, me një motor, i pajisur me avionikë të avancuar, radar AESA, dhe me kapacitet për të përdorur raketa me rreze të gjatë PL-15.

Ai konsiderohet si një sfidues i besueshëm - megjithëse jo i barabartë - për flotën e avancuar të Izraelit F-35I.

Andrea Ghiselli, ligjërues në Universitetin e Exeter-it dhe drejtues i kërkimeve në projektin ChinaMed të TOChina Hub, thotë se mungesa e dëshirës së Kinës për të furnizuar Iranin është shumë e dukshme.

“Pekini po përpiqet t’i stabilizojë marrëdhëniet me Uashingtonin për të fituar kohë dhe për të rritur vetëmjaftueshmërinë teknologjike dhe ekonomike”, thotë Ghiselli për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo është më e rëndësishme sesa rindërtimi i Forcës Ajrore të Iranit”, shton ai.

Ekspertët, gjithashtu, bien dakord se marrëdhëniet e Kinës me rivalët rajonalë të Iranit ndikojnë në mungesën e dëshirës së saj për të forcuar ushtrinë iraniane.

“Kina ka vepruar si aktor ekonomik ose gjeo-ekonomik në Lindjen e Mesme”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kina i vlerëson marrëdhëniet e saj me fqinjët arabë sunitë të Iranit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit - Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - të cilët janë furnizues kritikë të energjisë dhe partnerë tregtarë, por mbajnë marrëdhënie të kujdesshme me Teheranin.

Analistët pajtohen se mënyra më efektive e Kinës për të mbështetur Iranin, është përmes blerjeve të vazhdueshme të naftës, që i sigurojnë Teheranit - i cili është nën sanksione - të ardhura të rëndësishme.

Ghiselli thotë se për Pekinin, ruajtja e qasjes në energji dhe shmangia e destabilizimit rajonal janë më të rëndësishme se përfitimet e mundshme nga shitja e armëve të avancuara Iranit.

Izolimi strategjik i Iranit

Ngjarjet e javëve të kaluara zbuluan thellësinë e izolimit strategjik të Iranit.

Si Moska, ashtu edhe Pekini vendosën në rend të parë interesat e tyre dhe marrëdhëniet me armiqtë e Iranit, duke lënë pas dore angazhimet formale të aleancës.

Siç shkruan gazeta Shargh, mosgatishmëria e Rusisë për të shkuar përtej deklaratave politike e ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e saj si aleate, ndërsa politika e Kinës sugjeron se çdo mbështetje kuptimplote ushtarake do të mbetet jashtë mundësive.

Farzan Sabet, studiues në Institutin e Gjenevës për të Diplomuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se Teherani “nuk ka mundësi të mira” kur bëhet fjalë për partnerët e huaj ushtarakë.

Edhe nëse Teherani arrin të blejë avionë luftarakë nga Kina, atij do t’i duhej shumë më tepër sesa mund të paguajë, për të qenë në gjendje të ruajë epërsinë ajrore në konfliktet e ardhshme - së paku në qiellin e vet.

“Këta janë shumë, shumë të shtrenjtë. Duke qenë se Irani është nën sanksione, askush nuk e di se kush do të ketë para për t’i paguar”, thotë Sabet./REL

iran kine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj