LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste të lidhura me Al- Kaedën dhe ISIS në Afrikë?

Ekspertët theksojnë se ushtritë që luftojnë kundër kryengritjeve dhe përballen me kërcënime terroriste nga ajri, për herë të parë janë në disavantazh.

31 Gusht 2024, 16:24 Nga r.ll
Analiza: Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste të lidhura me
foto ilustruese

AFRIKË- Ekspertë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thonë për Zërin e Amerikës se grupet terroriste në Afrikë po rrisin përdorimin e dronëve për të kryer operacione që më parë mund të kryeshin vetëm nga ushtritë e këtyre vendeve. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim vështirësive me të cilat përballen disa prej vendeve afrikane, nga Somalia në Sahel, në përballjen e tyre me kryengritjet.

Këto imazhe dronësh, të cilat Zëri i Amerikës nuk ka qenë në gjendje t'i verifikojë në mënyrë të pavarur, mendohet se tregojnë sulmin e grupit al-Shabab në një aeroport në Kenia në vitin 2021. Po kështu duket se tregojnë pamjet e një sulmi të koordinuar me dronë në Mali dhe Nigeri, nga grupi i armatosur i militantëve islamistë JNIM dhe atij të ashtuquajtur Provinca e Afrikës Perëndimore e Shtetit Islamik (ISWAP).

Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, grupet terroriste në Afrikë të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik po përdorin gjithnjë e më shumë dronët komercialë, për të kryer operacione.

"Këto mjete ajrore u mundësojnë atyre që të kenë një pamje më të mirë të fushës së betejës dhe mjediseve operative. Po kështu u sigurojnë atyre një mënyrë të re për të mbledhur informacion dhe për të planifikuar e koordinuar sulme, ndonjëherë me një shkallë më të lartë saktësie dhe viktimash”, thotë Barbara Morais Figueiredo, e Institutit të OKB-së mbi Çështje të Çarmatimit.

Ekspertët theksojnë se ushtritë që luftojnë kundër kryengritjeve dhe përballen me kërcënime terroriste nga ajri, për herë të parë janë në disavantazh.

Karen Allen, këshilltare e lartë për çështje kërkimore në Institutin për Studime të Sigurisë, ka shkruar gjerësisht mbi përdorimit të dronëve nga grupet terroriste.

“Kjo u përçon një sinjal të rëndësishëm psikologjik grupeve të armatosura që në të kaluarën mund të kenë qenë në disavantazh në krahasim me ushtritë e rregullta. Pra, në fushëbetejë ata janë kundërshtarë të barabartë”.

Ndërsa nuk dihet me saktësi se në sa raste janë përdorur dronët nga grupet terroriste në Afrikë, incidente janë regjistruar në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Nigeri dhe Mozambik.

Zonja Figueiredo thotë se Saheli Qendror ka mbajtur barrën e kësaj prirjeje të re, e cila është përhapur nga ISIS-i dhe al-Kaeda në Irak dhe Siri, në degët e tyre në Afrikë.

Zonja Allen shton se përdorimi i dronëve nga grupet terroriste është i vështirë për t'u ndalur sepse ato blihen lehtësisht në internet.

“Mendoj se ka një vështirësi reale për të ndalur përdorimin e një teknologjie me përdorim të dyfishtë. Mendoni telefonin celular. Një telefon celular mund të përdoret në pjesën më të madhe të rasteve për komunikim dhe të ketë një qëllim krejtësisht të mirë, por mund të përdoret gjithashtu për ndezur një mjet shpërthyes”.

Ekspertja shton se vendet afrikane duhet të investojnë në sistemet anti-dronëve, përfshirë teknologjinë që bllokon sinjalet e radios, çaktivizon dronët dhe madje edhe lazerët kundër dronëve./VOA

grupet terroriste al kaeda isis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj