LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Presidenti Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shfrytëzoi një ekspozitë ushtarake për të bërë komentet e tij të para lidhur me Shtetet e Bashkuara që kur Donald Trump u zgjodh President, duke thënë se negociatat e kaluara konfirmuan atë që ai e cilësoi armiqësi të "pandryshueshme" të Uashingtonit ndaj Phenianit.

24 Dhjetor 2024, 14:46 Nga N.F
Analiza e VOA: Presidenti Trump do të përballet me një Phenian
Trump dhe Kim Jong Un

SHBA- Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së Veriut në përpjekje për ta detyruar atë të hiqte dorë nga programi i armëve bërthamore. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Young Gyo Kimi hedh një vështrim asaj se çfarë duhet të presë zoti Trump nga Pheniani, në mandatin e tij të dytë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shfrytëzoi një ekspozitë ushtarake për të bërë komentet e tij të para lidhur me Shtetet e Bashkuara që kur Donald Trump u zgjodh President, duke thënë se negociatat e kaluara konfirmuan atë që ai e cilësoi armiqësi të "pandryshueshme" të Uashingtonit ndaj Phenianit. Udhëheqësi Kim u zotua se do të zgjerojë “pa kufi” aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut si mënyra e vetme për të kundërshtuar kërcënimet e jashtme. Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Aziatike, Evans Revere mendon se Kim Jong Un është sot për zotin Trump një kundërshtar krejtësisht ndryshe nga koha kur ata u takuan për herë të fundit në vitin 2019.

“Kim Jong Un beson se ka më shumë fuqi. Dhe besoj se pjesë e kësaj dore më të fortë është marrëdhënia e tij e re me rusët”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se aktualisht në Rusi gjenden më shumë se 10,000 trupa të Koresë së Veriut që e ndihmojnë atë në luftën kundër Ukrainës.

Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov ishte në Phenian muajin e kaluar, për të forcuar traktatin e partneritetit strategjik që sipas ministrit ul rrezikun e luftës në gadishullin Korean.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte thotë se aleanca Moskë-Phenian është një sfidë për administratën e ardhshme Trump.

“Teknologjia bërthamore dhe ajo e raketave po zhvillohet me shpejtësi në Korenë e Veriut dhe tani ka rrezik që ajo ta përdorë atë, duke qenë një kërcënim për ne këtu, por edhe për territorin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Të bëra bashkë, Rusia dhe Koreja e Veriut paraqesin rrezik për paqëndrueshmëri më të madhe, thotë ish-oficeri i inteligjencës kombëtare amerikane për Korenë e Veriut, Sydney Seiler.

“Kjo po bëhet një aleancë ushtarake që paraqet rrezik afatshkurtër dhe afatgjatë, rrezik për zgjatjen e luftës në Ukrainë, destabilizimin e Gadishullit Korean, pra, paqëndrueshmërinë e komunitetit ndërkombëtar”, thekson ai.

Tani që Koreja e Veriut po siguron nga Moska sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, modernizim të prodhimit të municioneve, para, ndihma ushqimore dhe karburanti, udhëheqësi Kim ka më pak nevojë për Uashingtonin sesa gjatë mandatit të parë të zotit Trump, thotë ish-oficeri Seiler.

“Me të gjitha gjërat që Kim Jong Un është në gjendje të marrë nga miku i tij i ri më i mirë Vladimir Putin, pse do t'i drejtohej Donald Trumpit?, thotë Sydney Seiler, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në mandatin e tij të parë, zoti Trump punoi me udhëheqësit e Koresë së Jugut në përpjekje për të frenuar programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Në mandatin e dytë ai do të përballet me një Kore të Veriut që ka përjashtuar mundësinë e reduktimit apo heqjes dorë nga armët bërthamore, thotë zoti Revere.

“Ajo që koreano-veriorët synojnë është që të pranohet, ose të paktën Shtetet e Bashkuara ta pranojnë, se Koreja e Veriut është një fuqi bërthamore, legjitime dhe se dy vendet duhet të ulen së bashku dhe të bisedojnë se si mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin”, thekson ai.

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve amerikane presidenciale, Koreja e Veriut provoi një raketë të re balistike ndërkontinentale që mund të arrijë në pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara./ VOA

trump shba phenian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj