LIVE UPDATES
Bota

Anëtari i asamblesë bashkiake të Uestçesterit: Clintoni është hero, pjesërisht për ndihmën në çlirimin e Kosovës

Në ceremoninë e betimit, që u mbajt të enjten mbrëma nën drejtiminn e ish Presidentit amerikan Bill Clinton dhe me pjesëmarrje të ish Sekretares amerikane të Shtetit Hilary Clinton, zoti Gashi ndau momente nga hapat e parë si refugjat 4 vjeçar në Amerikë deri te momenti i betimit për t’i shërbyer votuesve të tij në bashki.

12 Janar 2024, 22:14 Nga Garentina Kraja
Anëtari i asamblesë bashkiake të Uestçesterit: Clintoni
Vedat Gashi, anëtar i asamblesë bashkiake të Uestçesterit/Westchester County Board of Legislators

SHBA- Në zgjedhjet e fundit në nivel lokal në Shtetet e Bashkuara, disa shqiptarë u zgjodhën në pozita publike. Njëri nga ta është Vedat Gashi, shqiptaro-amerikan nga Kosova, që u bë anëtari i parë i këshillit bashkiak në Uestçester të Nju Jorkut me origjinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, që u mbajt të enjten mbrëma nën drejtiminn e ish Presidentit amerikan Bill Clinton dhe me pjesëmarrje të ish Sekretares amerikane të Shtetit Hilary Clinton, zoti Gashi ndau momente nga hapat e parë si refugjat 4 vjeçar në Amerikë deri te momenti i betimit për t’i shërbyer votuesve të tij në bashki. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Gashi thotë se rrugëtimi i tij nga një refugjat nga Kosova në një pozitë vendimmarrëse në Shtetet e Bashkuara, është dëshmi e fuqisë së demokracisë amerikane.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, mbrëmë u betuat edhe për një mandat si anëtar i asamblesë bashkiake në Uestçester. Në fjalimin tuaj treguat se si keni ardhur në Amerikë si një katër vjeçar dhe për rrugëtimin dbe vështirësitë e familjes tuaj. A mund të na tregoni për rëndësinë e këtij momenti për juve?

Vedat Gashi: Është një moment jashtëzakonisht i fuqishëm, të kalosh nga një gjendja e një refugjati, në një pozitë me pushtet. Mendoj se kjo është forca e Amerikës, fuqia e demokracisë tonë, faktit që përmes shkollimit, përmes punës së pandalur, mund të shndërrohesh nga një individ i pafuqishëm në një udhëheqës të fuqizuar. Rizgjedhja si anëtar i bashkisë dhe pastaj zgjedhja në pozitën e kryesuesit të bordit të anëtarëve të bashkisë është një nder i jashtëzakonshëm.

Mendoj se shumë njerëz nuk e dinë se si funksionon një bashki e tillë dhe unë shpesh e krahasoj me Kosovën. Bashkia e Uestçester-it ka rreth 1 milion banorë dhe një buxhet prej 2.8 miliardë dollarësh. Ka 17 anëtarë bashkie dhe unë do të jem drejtuesi i degës legjislative të kësaj qeverie. Bashkia e Uestçester-it është njëra prej legjislaturave më të vjetra në tërë shtetin e Nju Yorkut; këtu ka ekzistuar qeveria përfaqësuese prej mbi 300 vjetësh dhe konsiderohet si shembull brenda shtetit për politikën. Është nder i veçantë të zgjidhem këtu. Pastaj në radhët e votuesve, kemi disa votues të jashtëzakonshëm, siç janë çiftin Clinton. Është nder i veçantë ta kem këtë pozitë.

Zëri i Amerikës: Ceremonia e betimit u drejtua nga ish Presidenti amerikan Bill Clinton dhe në prani të ish Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton, të cilët ju i falenderuat për rolin që kanë luajtur në Kosovë. Ju vet jeni kthyer në Kosovë dhe keni punuar atje për disa vite. Si ndikon kjo përvojë në punën tuaj si anëtar bashkie?

Vedat Gashi: Presidentin Clintoni është hero për mua, pjesërisht për shkak të rolit që Shtetet e Bashkuara luajtën për të ndihmuar në çlirimin e Kosovës. Përvoja e rritjes si një refugjat, pastaj kthimi në Kosovë për të punuar pas luftës, pjesërisht janë tregues se sa e ndjeshme është puna e qeverisë, se sa e rëndësishme është që njerëzit të angazhohen dhe të marrin përgjegjësitë. Për mua ishte një edukim i mrekullueshëm si dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të punuar dhe për t’u rilidhur me të kaluarën time. Unë linda atje dhe mundësia që të kontribuojë në rindërtimin e Kosovës në një formë të vogël për mua ishte me rëndësi të veçantë.

Zëri i Amerikës: Vitet e fundit kemi parë një numër në rritje të shqiptaro-amerikanësh që po kandidojnë për pozita publike dhe që po zgjidhen në këto pozita. Si e shihni këtë zhvillim?

Vedat Gashi: I jashtëzakonshëm. Dhe po, ka më shumë, por jo aq sa do të duhej. Kur unë u zgjodha anëtar bashkie isha shqiptaro-amerikani i parë i zgjedhur ndonjëherë në bordin e anëtarëve të bashkisë së Uestçesterit. Por dje, në ceremoninë e betimit ishte edhe një shqiptaro-amerikane e zgjedhur në Uestçester. E pranishme në ceremoni ishte edhe gjykatësja e parë (shqiptaro-amerikane) e zgjedhur ndonjëherë në shtetin e Nju Jorkut, Edit Shkreli. Është zhvillim i jashtëzakonshëm. Kemi një mori shembujsh, por mendoj se ka edhe shembuj tjerë. Sfida ime kryesore është se njerëzit nuk regjistrohen për të votuar, nuk angazhohen. Është shumë e rëndësishme të përfshihen pavarësisht se për cilën parti do të votojnë. Ka shumë të talentuar, njerëz me karakter të fortë dhe të mençur që duan të angazhohen. Mendoj se disa nga vlerat që i kemi si shqiptarë, vlerat familjare, mbështetjes te njeri-tjetri, puna e zellshme, përkthehen dhe ka kuptim që njerëzit që korrin sukses në këtë aspekt vijnë nga komuniteti shqiptar.

Zëri i Amerikës: T’i kthehemi distriktit tuaj. Cilat janë disa nga sfidat me të cilat përballen votuesit tuaj dhe cilat janë përparësitë tuaja për këtë mandat?

Vedat Gashi: Në distriktin tim ka një numër të konsiderueshëm shqiptaro-amerikanësh. Sfida ime sa i përket këtij komuniteti gjithmonë është që t’i angazhoj, t’i përfshij dhe të sigurohem se janë pjesë e procesit vendimmarrës. Kam dëshirë të shoh se bëhen pjesë e tij. Ndërkaq sa u përket përparësive, shoh shumë familje që ende po vuajnë nga pasojat financiare dhe fizike të pandemisë së COVID-it dhe ri-integrimit ekonomik. Shumë njerëz po kalojnë nëpër kohëra të vështira. Çështjet e ambientit janë shqetësim i madh këtu, pastaj siguria e mirëqenia e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe të parrezikuar dhe pa sfidat që po ua vështirësojnë jetën familjeve të tyre. Ky është qëllimi im, këtu jam përqëndruar./ VOA

bill clinton vedat gashi westchester

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj