LIVE UPDATES
Bota

Pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut, ankesa për mungesë të formularëve në shqip

Në një deklaratë më 24 janar ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se nuk ka mungesë të formularëve dygjuhësh.

29 Janar 2024, 16:21 Nga Zërijeta Hajro Jajaga
Pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut, ankesa për mungesë
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të pajisen me pasaporta të reja në gjuhën shqipe si rrjedhojë e mungesës së formularëve në të dyja gjuhët për dokumentet e udhëtimit.

“Nuk ka formularë në gjuhën shqipe kështu që duhet të vendosni që pasaportën ta merrni vetëm në gjuhën maqedonase ose të prisni”, kështu i është drejtuar gazetares së Radios Evropa e Lirë administratori të hënën e 22 janarit në një pikë për regjistrimin e të dhënave biometrike në Shkup, duke theksuar se tashmë më shumë se tre javë mungojnë formularët në gjuhën shqipe. Ai thotë se nuk ka informacione se kur do të pajisen me këta formularë. Ndërkaq, afati për pajisje me dokumente të reja me emrin ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, në bazë të Marrëveshjes së Prespës skadon më 12 shkurt të këtij viti. Në një deklaratë më 24 janar ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se nuk ka mungesë të formularëve dygjuhësh.

“Ka formularë për pasaporta, një sasi e re do të arrijë të hënën, pas një jave do të arrijë edhe sasia e dytë, kështu që formularë në këtë pjesë ka dhe nuk duhet aspak të shqetësohemi nëse do të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Spasovski, pas deklaratës së Avokatit të Popullit, Naser Ziberi, për Radion Evropa e Lirë se nga fillimi i këtij viti deri më tani në zyrën e tij kanë ardhur shumë parashtresa që kanë të bëjnë me mungesën e formularëve në gjuhën shqipe për dokumentet e udhëtimit.

“Në biseda të caktuara jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe të udhëtimit, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet e tjera”, tha për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit Naser Ziberi.

Ziberi i tha Radios Evropa e Lirë më 24 janar se ankesat që kanë qytetarët për realizimin e të drejtës për marrjen e pasaportave në gjuhën shqipe mund t’i adresojnë në zyrën e Avokatit të Popullit edhe përmes postës elektronike.

“Përmes ankesave do ta nxisim Ministrinë e Punëve të Brendshme që sa më shpejt të sigurojë formularë”, theksoi Ziberi.

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 korrik të vitit 2018 ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve. Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, dokumentet personale duhet të ndërrohen në përputhje me emrin e ri të shtetitbrenda pesë vjetëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, përkatësisht deri më 12 shkurt të vitit 2024. Afati i shkurtër kohor për ndryshimin e dokumenteve personale, ka bërë që të krijohen radhë të gjata para sporteleve ku merren të dhënat biometrike për dokumentet e reja personale. Megjithëse në bazë të Ligjit për dokumentet e udhëtimit pasaporta me procedurë të rregullt duhet të merret brenda 15 ditëve, kjo gjë nuk respektohet në praktikë. Qytetarët që kanë aplikuar që në dhjetor me procedurë të rregullt, thonë se ende nuk i kanë marrë dokumentet e udhëtimit, ndërsa po presin me orë të tëra para sportelit të dikasterit të policisë ku jepen dokumentet e gatshme të udhëtimit.

“Për pasaportën e re më kanë fotografuar, për të dhënat biometrike më 2 dhjetor të vitit të kaluar, për katër ditë me radhë kam pritur që të marr pasaportën dhe më thonë se nuk është gati”, thotë Pellagija nga Shkupi. Ndërsa ata që kanë aplikuar me procedurë të përshpejtuar dhe për këtë kanë paguar trefish më shumë, gjegjësisht 6 mijë e 100 denarë (100 euro) pasaportat duhet t’i marrin brenda 48 orëve. Por, edhe at që kanë paguar më shumë, nuk arrijnë t’i marrin pasaportat edhe pas një jave.

“Pagova më shtrenjtë sepse duhet të kthehem në punë në Vjenë. Kam nxjerrë dhe biletën e autobusit ndërsa ka tri ditë me radhë që vij këtu dhe më thonë se pasaporta nuk është gati”, thotë Darko Vitanov që po priste të merrte pasaportat bashkë me bashkëshorten e tij. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri më 16 janar, 1 milion e 50 mijë e 430 qytetarë janë pajisur me letërnjoftime të reja dhe 1 milion e 211 mijë e 776 syresh me pasaporta të reja, kurse 546 mijë e 741 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shoferi./ REL

maqedonia e veriut formulare shqip

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen