LIVE UPDATES
Bota

Anketimet në SHBA/ Bie mbështetja për Biden, shkak ekonomia

Sipas administratës së Presidentit Biden, Shtetet e Bashkuara po shënojnë rritje të ekonomisë.

7 Shkurt 2024, 17:24 Nga N.F

Anketimet në SHBA/ Bie mbështetja për Biden, shkak ekonomia

Biden dhe Trump

SHBA- Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presidentit Joe Biden, pavarësisht se në mënyrë të vazhdueshme administrata ka vënë në dukje shifrat pozitive të ecurisë së ekonomisë. Siç njofton nga Shtëpia e Bardhë korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell anketimi tregon se përkrahja për zotin Biden në janar ishte në nivelin 38 për qind, çka lë shteg për një garë të ngushtë me sfiduesin Donald Trump.

Sipas administratës së Presidentit Biden, Shtetet e Bashkuara po shënojnë rritje të ekonomisë.

"Gjatë tre viteve të fundit, Presidenti Biden dhe unë kemi ulur kostot, kemi krijuar mundësi dhe po ndërtojmë një ekonomi në dobi të njerëzve që punojnë. Kemi krijuar më shumë se 14.5 milionë vende të reja pune, kemi rritur pagat për dhjetëra miliona amerikanë. Sot, besimi i konsumatorëve është rritur dhe shpenzimet konsumatore janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Dhe megjithëse kemi më shumë punë për të bërë, duhet të jemi të qartë: ekonomia e Amerikës vazhdon të jetë më e forta në botë", u shpreh Nën Presidentja, Kamala Harris.

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane që ruan me vendosmëri pavarësinë e saj nga trysnitë politike, është në një mendje.

"Ndjejmë se inflacioni po bie. Rritja ka qenë e fortë. Tregu i punës është i fortë. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të arrijmë në një vetëbesim në lidhje me inflacionin, ta kthejmë atë në nivelin 2 për qind dhe të fillojmë pastaj procesin e uljes së masave kufizuese", tha Jerome Powell, Kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.


Por rezultatet e një ankete të re nga agjencia e hulumtimeve Ipsos tregojnë se një numër në rritje i votuesve amerikanë nuk e besojnë një gjë të tillë dhe kjo po dëmton shanset e Presidentit Bien për t’u rizgjedhur.


“Pozicioni i Presidentit Biden në këtë fillim viti është dobësuar. Anketimi ynë tregon se aktualisht mbështetja ndaj tij është në nivelin 38 për qind. Dhe kjo është e rëndësishme sepse bazuar në përvojën tonë, një president në detyrë, që ka një përkrahje prej 40 për qind ose më shumë, ka më tepër shanse për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Cliff Young nga agjencia e hulumtimeve Ipsos. Sipas zotit Young, shqetësimi kryesor i votuesve është ekonomia.

“Thelbi i problemit është se ata janë shumë të shqetësuar për inflacionin”, tha ai.

Votuesit demokratë të Karolinës së Jugut mbështetën masivisht Presidentin Biden në zgjedhjet e fundit paraprake, por edhe mbështetësit e tij thonë se e ndjejnë inflacionin.

“Çmimet e ushqimeve janë të larta. Më të lartat me të cilat jemi përballur prej kohësh. Karburanti po ashtu është rritur. Por më inkurajon fakti se normat e interesit të kredive kanë filluar të bien”, shprehet Saundra Trower, votuese në Karolinën e Jugut.

Kjo, sipas zotit Young, i ngjason slloganit që u përdor gjatë fushatës presidenciale të Presidentit Clinton, sipas të cilës, amerikanët kanë një përparësi të përbashkët - ekonominë.

“Dhe në fakt, po, është rritja e inflacionit. Dhe meqë ra fjala, ne nuk e dimë me saktësi se si ndikon inflacioni tek politika, tek opinioni publik. Gjatë periudhave të fundit, në Shtetet e Bashkuara nuk kemi patur shumë përvoja të inflacionit të lartë,” thekson zoti Youg.

Gjatë fushatës së tij elektorale, ish Presidenti Donald Trump ka vënë në dukje aftësitë të tij për të marrë vendime të mira lidhur me ekonominë. Ish-presidenti, megjithatë po përballet me katër çështje penale dhe një civile, ku ai akuzohet për fryrje të vlerës së pasurive të tij. A ka gjasa që kjo t'i ndikojë votuesit, të cilët duket se e kanë mbledhur mendjen se për kë do të votojnë? Këtë do ta marrim vesh në zgjedhjet e nëntorit.

Marrë nga VOA

trump biden anketime shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj