Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Banka ekuivalente e Serbisë ka dërguar një kamion me para në pikën kufitare të Jarinjës me qëllim futjen e tyre në territorin e Kosovës.
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po synon krijim artificial tё tensioneve mes dy palëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Banka ekuivalente e Serbisë ka dërguar një kamion me para në pikën kufitare të Jarinjës me qëllim futjen e tyre në territorin e Kosovës.
Sipas tij kjo paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral.
POSTIMI I PLOTË:
Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur rregulla precize që pёrcaktojnё se kush dhe si ka tё drejtё tё importojё euro dhe valuta të tjera nё Republikёn e Kosovёs. Sipas rregullores, kjo mund tё bёhet vetёm nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licensuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare dhe atё vetëm pas dhënies së licensës dhe autorizimit të veçantë me shkrim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për këtë shërbim.
Kjo rregullore ka hyrё nё fuqi nga data 1 shkurt. Pёr tё mundёsuar njё periudhё tranzitore gjatё sё cilёs pёrshtatja do tё bёhej pa ndonjё ndikim negativ tek grupe tё caktuara tё qytetarёve, BQK-ja ka ofruar vullnetin dhe ekspertizёn e saj nё gjetjen e njё zgjidhjeje afatgjatё dhe tё ligjshme, qё garanton transparencёn dhe ruan integritetin e sistemit financiar, duke siguruar kёshtu edhe sukses nё parandalimin e pastrimit tё parave. Kjo rregull vlen njёsoj si pёr importin e valutёs euro ashtu edhe pёr dollarin amerikan, funtёn angleze, dinarin serb apo çdo valutë tjetër.
Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t'i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё.
Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit.
Krejt kjo me shpresёn se kёshtu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё.
Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral. Republika e Kosovёs qëndron plot vullnet qё tё punojё dhe ndihmojё nё gjetjen e mekanizmit qё siguron qё mjetet e tilla tё dёrgohen nё mёnyrё ligjore tek pёrfituesit fundor, dhe atё nё afatin sa mё tё shpejtё tё mundur.
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Serbi thanë se më 7 shkurt nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por aut...
Princi Harry, Princi William dhe Mbreti Charles SHBA- Princi Harry po kthehet në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër p&eum...
Tucker Carlson dhe Putin SHBA- Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj gazetarit amerikan, Tucker Carlson pasi deklaroi se do të ...
Foto Ilustrim AUSTRALI- Australia ka vendosur të prezantojë ligjin që u jep të drejtë punonjësve të injorojn&eum...
foto ilustruese SHKUP- Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut ka shpallur epideminë e kollës së keqe (p...
Foto ilustruese GAZA- Grupi palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është pë...
Kiriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë sa i përket përshkall&...
Richard Plaud FRANCË- Një francez i cili kaloi tetë vite duke ndërtuar një kopje të Kullës Eiffel me shkrepëse...
Foto ilustruese KOSOVA- Faqet e internetit të disa mediave ruse, të cilat u sanksionuan me një vendim të qeverisë ...
Flamuri i Arabisë Saudite përkrah atij izraelit në Departamentin e Shtetit në Uashington. ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite u ka thën...