LIVE UPDATES
Bota

AP: Biden do t'i verë veton një projektligji republikan për imigracionin

Republikanët po përpiqen të përfitojnë nga rritja e vëmendjes ndaj çështjes së imigracionit këtë javë ndërsa pritet të skadojnë kufizimet për COVID-19 që u dhanë mundësi autoriteteve kufitare të kthejnë me shpejtësi shumë migrantë që kalonin kufirin ilegalisht.

9 Maj 2023, 07:58 Nga I.A
AP: Biden do t'i verë veton një projektligji republikan për
Joe Biden

SHBA– Presidenti Joe Biden do t’i vërë veton një projektligji të republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që synon të kufizojë azilin, të ndërtojë më shumë mure kufitare dhe të shkurtojë një program që u jep emigrantëve mundësinë për të qëndruar ligjërisht në SHBA për dy vjet, tha një zyrtar i administratës të hënën.

Republikanët po përpiqen të përfitojnë nga rritja e vëmendjes ndaj çështjes së imigracionit këtë javë ndërsa pritet të skadojnë kufizimet për COVID-19 që u dhanë mundësi autoriteteve kufitare të kthejnë me shpejtësi shumë migrantë që kalonin kufirin ilegalisht. Ata synojnë të votojnë Ligjin e Sigurimit të Kufirit të enjten – në të njëjtën ditë kur skadojnë kompetencat e këtij programi. Zyrtarët kanë parë tashmë një rritje të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe po përgatiten edhe për më shumë të tjerë.

Legjislacioni përfaqëson propozimin e parë madhor të politikës së imigracionit nga republikanët që nga koha e administratës së ish-presidentit Trump, kur kundërshtarët e linjës së ashpër të imigracionit kontrollonin Shtëpinë e Bardhë. Projektligji prej 213 faqesh ringjall një sërë politikash të zotit Trump, të tilla si ndërtimi i barrierave përgjatë qindra kilometrave të vendit kufitar, dhe në disa raste, shkon përtej politikave agresive të ish-presidentit.

Ka pak shanse që projekt-ligji të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët dhe përballet me kundërshtime nga disa republikanë që përfaqësojnë zonat bujqësore lidhur me kërkesat që bizneset të verifikojnë statusin e ligjshëm të imigracionit të punonjësve.

Por nëse do të përfundonte në tavolinën e presidentit, ai do t’i vinte veton, tha zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për një vendim që ende nuk është shpallur dhe foli për agjencinë Associated Press në kushte anonimiteti. Projektligji parashikon shkurtimin e programit që lejon zyrtarët amerikanë të kthejnë shpejt emigrantët nga Venezuela, Haiti, Kuba dhe Nikaragua.

Administrata e zotit Biden ka argumentuar prej kohësh se Kongresi duhet të veprojë në kufi në mënyrë që të rregullojë problemet e mëdha që kanë çuar në një numër rekord njerëzish që kalojnë ilegalisht. Por kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, sipas pikëpamjes së Shtëpisë së Bardhë.

Rregullat e reja të rrepta që do të hyjnë në fuqi këtë javë kufizojnë numrin e njerëzve që mund të kërkojnë azil në kufi dhe në vend të kësaj inkurajojnë migrantët të mos ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm dhe vdekjeprurës në veri dhe të aplikojnë për azil përmes një aplikacioni të ri ose në një nga qendrat rajonale të hapura si në Guatemalë ashtu edhe Kolumbi.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet