6 Dhjetor 2024, 22:25
Nga E. D
Karen Julieth Ojeda Rodríguez
KOLUMBI- Policia kolumbiane ka arrestuar 23-vjeçaren Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si “La Muñeca” ose “Kukulla" në shqip, e cila akuzohet për një sërë vrasjesh që dyshohet se ka kryer në emër të organizatës kriminale Los. de la M. Mes viktimave të saj thuhet se përfshihet edhe ish-partneri i saj, Davy Jesus, i cili u vra korrikun e kaluar në një pritë në zonën e Piedequesta.
Gjithashtu Ojeda Rodriguez, e konsideruar nga disa si vrasësja më e rrezikshme në rajonin e Santander, u arrestua së bashku me dy nga bashkëpunëtorët e saj të dyshuar në një operacion të madh policor. Atyre iu gjetën armë, të cilat u dërguan për analiza balistike. Sipas informacioneve të autoriteteve, 23-vjeçarja kishte nisur të zgjeronte aktivitetin e saj kriminal, duke marrë një rol drejtues në një rrjet vrasësish me pagesë që përhapnin terror në zonë.
Vrasja e ish-partnerit të saj, Davy Jesus, tregon se sa e pamëshirshme ishte 23-vjeçarja. Jesus thuhet se mori një telefonatë nga Ojeda Rodriguez, e cila i kërkoi të takohej për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare. Gjatë përplasjes, dy persona me motor e qëlluan për vdekje, një goditje që dyshohet se e kishte porositur vetë “Kukulla”.
Arrestimi i Ojeda Rodríguez rikthen në plan të parë problemin e rritjes së dhunës në Santander, me kryeqytetin e tij, Bucaramangaqë regjistron mesatarisht një vrasje në çdo tre ditë. Sipas policisë së Bucaramanga, 30 vrasje u regjistruan vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024. Këto krime kryhen kryesisht në kontekstin e "larjes së hesapeve" nga bandat.
karen julieth ojeda rodríguez
Bota
6 Dhjetor 2024, 22:05
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një gjykatë federale e apelit të premten konfirmoi ligjin që mund të çojë në ndalimin e apl...
Bota
6 Dhjetor 2024, 21:12
M.B
Recep Tayyip Erdogan
TURQIA- Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, presidenti turk Rec...
Bota
6 Dhjetor 2024, 20:56
foto ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Paraqiten si refugjatë ukrainas për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke p&...
Bota
6 Dhjetor 2024, 20:35
E. D
Emmanuel Macron
FRANCË- Një sondazh i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e francezëve duan q&eum...
Bota
6 Dhjetor 2024, 20:20
E. D
Vladimir Puti, leksandër Lukashenko
RUSI- Vladimir Puti dhe Aleksandër Lukashenko nënshkruan sot traktatin për garancinë e s...
Bota
6 Dhjetor 2024, 19:53
E. D
Pete Hegseth
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruarin e tij për postin e shefit t&eu...
Bota
6 Dhjetor 2024, 19:32
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Të paktën nëntë njerëz janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse ...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:15
Viktor Orbán
HUNGARI- Shërbimi sekret i Hungarisë (IH) ka spiunuar dhe përgjuar zyrtarë evropianë që vizituan Hungarin...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:00
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Mediat greke kanë zbuluar se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:02
E. D
Tucker Carlson, Sergej Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka paralajmëruar se Moska është e përgatitur të p&eu...