6 Dhjetor 2024, 20:56
Nga DOSJA
foto ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Paraqiten si refugjatë ukrainas për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfituar nga boshllëqet në sistemet e kontrollit kufitar dhe vala e solidaritetit për luftën e vazhdueshme. Kjo është strategjia e re që po përdorin trafikantët e qenieve njerëzore për ta bërë sa më të lehtë hyrjen në Britaninë e Madhe për migrantët. Përveç rrugës tashmë të njohur përmes Kanalit Anglez, është identifikuar një rrugë ‘më e sigurt’ e cila përfshin Irlandën si derën e daljes nga Evropa.
Zona e Përbashkët e Udhëtimit (CTA) u lejon qytetarëve britanikë dhe irlandezë të udhëtojnë lirshëm midis Republikës së Irlandës, Irlandës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Ishujve të Kanalit. Pikërisht kjo po shfrytëzohet nga trafikantët e qenieve njerëzore si një “korridor i sigurtë” për migrantët e parregullt me ndihmën e dokumenteve false, përfshirë pasaportat e falsifikuara ukrainase.
Zbulimi i kësaj metode të re erdhi pas një operacioni në aeroportin e Belfast-it, në të cilin një shtetas iranian u arrestua teksa tentoi të hipte në një fluturim për në Britani duke përdorur një pasaportë të rreme ukrainase. Agjentët e emigracionit vunë re menjëherë mospërputhje në dokumentet e paraqitura, në veçanti pullat e shumta të udhëtimit të falsifikuara me zgjuarsi për të demonstruar se burri kishte kaluar disa kufij. Pas disa minutash marrje në pyetje, burri rrëfeu se ishte iranian dhe jo ukrainas.
Hetimet kanë zbuluar se bandat kriminale ofrojnë paketa të plota udhëtimi me çmime që variojnë nga 5 mijë deri në 8 mijë euro. Këto përfshijnë fluturimin nga një qytet evropian, dokumente false, transport për në Belfast dhe një biletë për në destinacionin përfundimtar në Britaninë e Madhe. Për trafikantët, kostoja reale është rreth një mijë euro, gjë që e bën këtë aktivitet jashtëzakonisht fitimprurës.
Në fillim të këtij viti, lëvizja e emigrantëve ishte kryesisht në drejtim të kundërt, pra nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandë për shkak të të ashtuquajturit “Efekti i Ruandës”, ku qeveria e Londrës kërcënoi me dërgimin e azilkërkuesve në shtetin afrikan. Prandaj, shumë emigrantë kishin filluar të shkonin në Irlandë për të shmangur dëbimin dhe kërkesat për azil në vend ishin rritur në mënyrë dramatike, duke shkuar nga më pak se 5,000 në 2019 në mbi 17,500 në 2023.
refugjatë ukrainas
Bota
6 Dhjetor 2024, 20:35
E. D
Emmanuel Macron
FRANCË- Një sondazh i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e francezëve duan q&eum...
Bota
6 Dhjetor 2024, 20:20
E. D
Vladimir Puti, leksandër Lukashenko
RUSI- Vladimir Puti dhe Aleksandër Lukashenko nënshkruan sot traktatin për garancinë e s...
Bota
6 Dhjetor 2024, 19:53
E. D
Pete Hegseth
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruarin e tij për postin e shefit t&eu...
Bota
6 Dhjetor 2024, 19:32
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Të paktën nëntë njerëz janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse ...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:15
Viktor Orbán
HUNGARI- Shërbimi sekret i Hungarisë (IH) ka spiunuar dhe përgjuar zyrtarë evropianë që vizituan Hungarin...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:00
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Mediat greke kanë zbuluar se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të...
Bota
6 Dhjetor 2024, 18:02
E. D
Tucker Carlson, Sergej Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka paralajmëruar se Moska është e përgatitur të p&eu...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:52
E. D
Vivek Ramaswam, Elon Musk
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump ka mbledhur shumë miliarderë dhe multimilionerë për të pl...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:32
E. D
Isaac Herzog, Elon Musk
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar në lidhje me rinisjen e bisedimeve...
Bota
6 Dhjetor 2024, 17:15
E. D
Melania Trump dhe Barron Trump
SHBA- Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Barron Trump, përballet me vështirësi si stu...