LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro urdhëroi vrasjen e Falcone&Borsellino, karabinierët e gjejnë brenda klinikës

• Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u arrestua pas më shumë se 30 vite në kërkim. Denaro ishte në një klinikë private në Palermo të Italisë kur më shumë se 100 karabinierië morën pjesë në arrestimin e tij. Pas 30 vitesh në arrati, që nga viti 1993, koka e mafias siçiliane u kap teksa trajtohej në klinikë private. • Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido. • Ai konsiderohet të jetë një nga drejtuesit e rinj të Cosa Nostra pas arrestimit të Bernardo Provenzano më 11 prill 2006, dhe arrestimit të Salvatore Lo Piçolo në nëntor 2007. Messina Denaro u bë i njohur në shkallë kombëtare më 12 prill 2001 kur revista L'Espresso e vendosi në kopertinë me titullin: Eço il nuovo capo della Mafia("Këtu është kreu i ri i mafies", ose "Ja ku është bosi i ri i mafies"). • Ai ishte një i arratisur në listën e më të kërkuarve që nga viti 1993 dhe sipas revistës Forbes, ishte një ndër dhjetë kriminelët më të kërkuar në botë. Me vdekjen e Bernardo Provenzano në 2016 dhe Salvatore Riina në 2017, Messina Denaro shihet si bosi i pakundërshtueshëm i të gjithë bosëve brenda mafies. Ai u dënua në mungesë për një sërë vrasjesh të bujshme përfshirë këtu edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të anfimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nga Spanja në Shqipëri/ Si ra në pranga bosi i “Cosa Nostra”, Messina Denaro, një nga "pjellat" e Totò Riina

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI- Kush është Messina Denaro: masakrat, lidhja me Riinën, vajza Lorenza Alagna dhe 20 dënimet për 20 krime? Kumbarët e masakrave, regjisorët dhe aktorët e strategjisë së tensionit korleonez që përdhunuan dhe ndryshuan historinë e Italisë, janë të vdekur ose janë në burg, disa prej gati 30 vjetësh; vetëm ai mungonte në apel, Matteo Messina Denaro, një nga "pjellat" e Totò Riina, në kërkim që në vitin 1993 menjëherë pas arrestimit të "bosit të bosëve".

Arrestimi i Matteo Messina Denaro, reagimet dhe lajmet e fundit

Për Matteo Messina Denaro si refugjat jashtë vendit është folur shpesh: herë në Spanjë, herë tjetër në Shqipëri apo kushedi në cilin cep të tokës. Por të gjitha hetimet, në fund, u kthyen gjithmonë në Siçili, në trekëndëshin midis Castelvetrano, Marsala dhe Trapani që ishte mbretëria e tij dhe madje edhe e babait të tij Francesco, i cili vdiq i fshehur.

"Unë jam i katërti nga gjashtë fëmijët dhe jam i vetmi që kam vazhduar biznesin e babait tim për kultivimin e arave,"- dikton Matteo në procesverbal, në zyrat e Skuadrës Fluturuese të Trapanit, më 30 qershor 1988. Duke mos shtuar se ai kishte vazhduar aktivitetin e tij si “Don”.

Një vit më vonë babai i tij e detyroi të marrë pjesë në vrasjen e 4 “burrave të nderit” të familjes Alcamo, të cilët nuk ishin dakord me rrugën që po ndiqte mafia dhe që më pas u mbytën të tretur në acid. Sipas njërit prej “të penduarve”, Matteo kishte vrarë edhe më herët, kur ishte ende “djalë i vogël”, madje i mitur. Llogaritja zyrtare e të vrarëve përkon me të paktën 20 dënime të përjetshme për po aq krime. Këtu përfshihet ai i 15-vjeçarit, Giuseppe Di Matteo, i rrëmbyer dhe vrarë për hakmarrje për të dhënë një shembull, pas pendimit të babait të tij Santino. I mituri u dhunua dhe mbyt në acid. Ai ishte një nga organizatorët e masakrës së Capaci ku u vra Giovani Falcone dhe më pas Paolo Borselino.

Në vitin 1992 Riina e kishte dërguar në Romë për të organizuar vrasjen e Giovanni Falcone. Më pas e riktheu në Siçili sepse kishte zgjedhur të bënte “gjëra më të mëdha këtu poshtë”. Ishte vetë ai që vrau zëvendësmenaxherin e një hoteli ku punonte një vajzë austriake me të cilën Matteo kishte rënë në dashuri dhe që ajo i ankohej. Në Romë ishte ai që sulmoi Maurizio Costanzo.

Lidhja e ngushtë e Messina Denaros me Totò Riina u konfirmua nga vetë Riina në bisedat e tij me shokun e tij të burgosur, të përgjuar në burg në vitin 2013: Babai i tij, shpirti i mirë, ishte një i krishterë i mirë, një i krishterë i shkëlqyer… ai bëri kaq shumë vite kryepunëtor i rrethit... I dhashë mundësinë të lëvizte lirshëm... por ai ishte një i krishterë i përsosur, një orë.

Por Totò Riina u ndje i tradhtuar: «Unë kam një person përgjegjës, dhe kjo do të ishte Messina Denaro, por çfarë është kjo tani për tani... Unë nuk di asgjë më... Ai mund të jetë edhe jashtë... I vetmi djalë që mund të bënte diçka sepse ishte i drejtë… Nuk bëri asgjë… Mendoj se iku jashtë shtetit”./Marrë nga Corriere Della Sera

3 VITE ME PARE

Gabimi i kreut të ‘Cosa Nostras’ që i kushtoi lirinë

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI- Andrea Bonafade, me profesion topograf. Ky është identiteti që kishte zgjedhur për vete bosi mafioz Matteo Messina Denaro, i arrestuar sot në Palermo pas tridhjetë vitesh në arrati. Me këtë emër dhe mbiemër ai ishte trajtuar në klinikën "La Maddalena", i specializuar për terapi onkologjike. Megjithatë, zgjedhja e pseudonimit ishte fatale për të. Andrea Bonafede ekziston vërtet dhe është nipi i bosit historik të mafias Leonardo, i cili vdiq në vitin 2020. Pasi u zbulua se Andrea Bonafede i vërtetë nuk kishte marrë trajtim, çka i futi hetuesit në rrugën e duhur.

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

Hetuesit, duke përgjuar bisedat e familjarëve, kuptuan se shefi duhej të trajtohej për një patologji onkologjike. Ata analizuan të dhënat e pacientëve të përputhshëm sipas moshës me kumbarin dhe zbuluan se një Andrea Bonafede i ishte nënshtruar fillimisht një operacioni në provincën e Trapanit dhe më pas një operacioni të dytë në La Maddalena di Palermo.

Ditën që doli se ishte operuar, celulari i Bonafede u lidh me qelitë në Campobello di Mazara. Pacientja e vërtetë duhet të ketë pasur një emër tjetër, pacientja e vërtetë ishte Messina Denaro. Nga këtu ata arritën në vizitën e planifikuar për sot.

3 VITE ME PARE

Zbardhet letra që bosi i mafies i dërgoi të dashurës së tij 30 vjet më parë: Unë jam i pafajshëm, por ti mos mendo më për mua

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga bosi i mafias Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua sot nga karabinierët pas 30 vitesh në arrati. Një letër e shkruar prej tij 30 vite më parë për të dashurën është publikuar ditën e sotme. Pas kapjes së Bernardo Provenzanos, i arratisur prej 38 vitesh, ai ishte bërë i kërkuari numër një në Itali. Mosveprimin e tij të gjatë ai ia kishte njoftuar disi partneres së tij në atë kohë, Angela, në një letër ku njoftonte arratisjen e tij. 

Urdhri i arrestit numër 267/93 ishte lëshuar për katër vrasje, lëshuar nga një gjykatës i Palermos më 2 qershor 1993. Tre ditë më vonë Messina Denaro i tha lamtumirë përgjithmonë të fejuarës së tij në atë letër, me zemër të thyer por me një ndërgjegjje të qartë, sepse më i kërkuari nga të gjithë tha se ishte i pafajshëm. 

“Nuk e di a e keni kuptuar që në operacionin e djeshëm të karabinierëve ka pasur edhe një urdhër arresti ndaj meje... Çfarëdo që të fusin është vetëm një turp i madh, sepse unë jam i pafajshëm... Ka filluar kalvari im dhe ne moshen 31 vjec dhe me ndergjegje te paster, nuk eshte as moralisht as njerezisht e drejte ... Shpresoj shume qe Zoti te me ndihmoj... As qe dua te mendoj te perfshij ty ne kete labirint nga i cili nuk jam. Nuk e di se si do të dal ... Do të thotë se ky ishte fati ynë. Shpresoj sinqerisht qe te pakten te kesh fat ne jete... Mos mendo me per mua, nuk ja vlen... Me zemer te thyer. Një përqafim," shkruhet në letër.

3 VITE ME PARE

Jeta e trazuar e "Playboy-t" të mafias italiane, 'Kumbari' që u arrestua sot, theu Kodet tradicionale

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI-  Në fillim ishte Andrea, një vajzë e re austriake që e bëri të humbiste mendjen. Më pas erdhi Françeska me të cilën Messina Denaro solli në jetë edhe një vajzë. Dhe nga një histori tek një tjetër, Maria hyri në jetën e kumbari. Ajo gjithashtu është nën dënim për dhënie ndihme dhe shoqërim gjatë kohës së arratisë. Prania e kaq shumë grave gjurmon tashmë profilin e një "bosi modern" që të paktën në jetën private ka shënuar një ndërprerje të fortë me sistemin e familjes dhe vlerat sentimentale të mafies tradicionale. Nga të gjitha femrat që i janë afruar Maria Mesi është ajo që ndoshta llogaritet më shumë në jetën e Messina Denaro. Padyshim që ajo nuk e ka bërë ti humbasin dëshmitë pasionante të dashurisë dhe vëmendjen e butë të një shoqëruesi të kujdesshëm.

“Ti je gjëja më e bukur që ekziston” është mesazhi ai i kishte dërguar një kuti me "pizzini" që u kap nga hetuesit. Nga bisedat që u zbuluan në korrespondencës e Filippo Guttadauro-s, kunatit dhe sekserit të shefit të mafias italiane dhe botës jashtë, u rishfaqën mendimet e një çifti klandestin. Maria firmoste me emrin "Mari" ose "Mariella". “Do të kisha dashur të të njihja që e vogël dhe të rritesha me ty, me siguri që do të kisha ndërthurur gjithfarë gjërash me ty sepse si fëmijë kam qenë si djalosh”, i ka shkruar ajo. 

Kur u rrit, kjo nuk ishte më shaka. Ajo ndau me "Diabolikun" vështirësit një lidhje me momente të rralla arratisjeje dhe pushimesh. Si në gushtin e vitit 1995, kur në një rezidencë të marrë nga bosi Vito Mazzara, ata pushuan bashkë. Para se Mariella ta pushtonte, fama e Diabolikut si mashkulli fatal i kishte rënë në sy austriakes Andrea Hasleher. Matteo, atëherë akoma jo diabolik, shkoi në hotelin ku ajo punonte për të frekuentuar atë dhe gruan. Ai mori një vilë në Triscina... por me një problem. Menaxheri i hotelit, Nicola Consales kishte rënë në dashuri me Andrean. Në vitin 1991 i u vra në Palermo.Kronikat e asaj historie tragjike dashurie tregojnë se pas krimit, Messina Denaro shkoi për të vizituar shoqen e saj në Austri.

Më pas, në vitin 1996 ai pati një lidhje me Françeska Alagna me të cilën pati edhe një vajzë, Lorenca-n. Në vitin 2013 ato u larguan dhe nuk u sqarua kurrë nëse ky ishte një akt rebelimi i vajzës apo ato nuk jetonin dot më në një rezidencë të rrethuar nga policë. Në vitin 2021, Lorenca solli në jetë një fëmijë që i vuri emrin Matteo si gjyshi.

Përktheu nga Ansa: Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zvogëlohet 'grupi i të rrezikshmëve' të shpallur në kërkim në Itali/ Kush janë 4 'kokat' që kanë terrorizuar vendin

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Te shpallurit ne kerkim

ITALI- Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista e të arratisurve tejet të rrezikshëm që i përkasin “programit special të kërkimit” të grupit Interforce zvogëlohet në 4. 

I pari në listën e të kërkuarëve është Attilio Cubeddu (Sarda Anonim), i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) dhe i kërkuar që nga viti 1997 për shkak se nuk ishte kthyer, në përfundim të një lejeje, në burgun Badu e Carros. Ai ishte i mbyllur për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda trupore. Më 18 mars 1998 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij por ende dhe sot nuk dihet se ku ndodhet.

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Attilio Cubeddu

Giovanni Motisi (Cosa Nostra), i lindur më 1 janar 1959 në Palermo, i njohur edhe me pseudonimin "U Pacchiuni (dhjami)", është shpallur në kërkim që nga viti 1998 për vrasje, nga viti 2001 për organizatë mafioze, që nga viti 2002 për masakër duhet të vuajë një dënim të përjetshëm për vrasjen e komisionerit Giuseppe Montana. Më 10 dhjetor 1999 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij. Në vitin 2016, figura e tij u përfshi në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë. Vrasësi i besuar i Totò Riina, sipas deklaratave të Calogero Ganci, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka qenë i pranishëm në Cosa Nostra, në momentin kur u diskutua për vrasjen e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa.

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Giovanni Motisi

Renato Cinquegranella (Camorra), lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar që nga viti 2002 për organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe vepra të tjera. Më 7 dhjetor 2018 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij me qëllim ekstradimi, por rezultuan të pasuksesshme. Emri i tij shfaqet në kronikat gjyqësore të dy prej krimeve që tronditën më shumë Napolin: vrasja e Giacomo Frattini, alias "Bambulella", një ushtar i Nco, i torturuar, vrarë dhe copëtuar në janar si dhe masakra e kreut të Mobile Antonio Ammaturo dhe shoferit të tij, Pasquale Paola, në korrik të po atij viti nga Brigadat e Kuqe.

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Renato Cinquegranella

Në fund është dhe Pasquale Bonavota ('Ndrangheta) , i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar që nga viti 2018 për "shoqatë të tipit mafioz" dhe "vrasje të rëndë në konkurrim". Bonavota është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, i konsideruar si truri i shoqatës mafioze me të njëjtin emër që vepron në zonën e Sant'Onofrio, por me degë në zonën industriale të Maierato, Pizzo dhe Acconia di Curinga. Ai konsiderohet si një zog i lirë në pyll që nga vjeshta e vitit 2018.

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Pasquale Bonavota
3 VITE ME PARE

Publikohen për herë të parë pamjet! Si e ndoqi Policia Italiane me vetëm këtë imazh bosin e mafias siçiliane, Messina Denaro fshehu fytyrën për më shumë se 30 vite

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Foto nga sekuenca

ITALI- Menjëherë pas arrestimit të tij, mediat italiane kanë publikuar pamje të vjetra ku mendohet se është filmuar Matteo Messina Denaro në vitin 2009. Për më shumë se 30 vite, ai zëvendësoi Toto Riinën dhe fshehu imazhin e tij. Përgjatë viteve, asnjë pamje e tij apo e dhënë konkrete nuk u mund të zbulohej përveç këtij filmimi të shkurtër që sot ka gjetur dritën e publikimit. Në vitin 2009, Hetuesit e Shërbimit Qendror Operativ gjurmuan një makinë SUV në Santa Margherita di Belice, ku u gjurmua makina dhe mendohej se brenda ndodhej Denaro. 

Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra.

Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Si u arrestua bosi italian i mafies në Palermo, po bënte kimioterapinë në klinikë

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI- Bosi i mafias Matteo Messina Denaro u arrestua nga karabinierët pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido. Sipas asaj që mësohet, Matteo Messina Denaro është arrestuar brenda klinikës private La Maddalena në Palermo. Bosi mafioz kishte shkuar në klinikën private për t’iu nënshtruar një terapie. Për orë të tëra askush nuk mundi të hynte. Vetëm në mëngjes u zbulua se po zhvillohej një blic për kapjen e bosit të mafias. Kapelë, pallto prej lëkure deleje për meshkuj dhe syze të errëta.

Kështu është paraqitur Matteo Messina Denaro në momentin e arrestimit. Burri, dukshëm më i trashë në krahasim me fotot e fundit të njohura të tij që datojnë disa vite më parë, i mbajtur nga krahu nga karabinierët, eci me pranga për disa qindra metra përgjatë rrugës së klinikës pas arrestimit, para se të merret me një automjet të Carabinieri del Ros. Detajet për arrestimin e bosit Matteo Messina Denaro do të jepen në një konferencë për shtyp nga prokuroria e Palermos dhe Ros dell'Arma në kazermën e Legjionit të Karabinierëve në Palermo.

 

3 VITE ME PARE

Arrestimi i bosit të mafias siçiliane, Meloni: Fitore e madhe për shtetin

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Messina Denaro

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar autoritetet për arrestimin e kumbarit të mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro. Meloni falenderoi forcat e Armatosura për punën e tyre në "arrestimin e personit më të rëndësishëm të grupit të mafias, dhe tha se "kjo është një fitore e madhe për shtetin”.

Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra.

Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

‘Nxënësi’ i Toto Rina-s, kush është Matteo Messina Denaro, dora pas vrasjes së dy njerëzve të drejtësisë, Falcone e Borsellino

Arrestohet pas 30 vitesh kumbari i mafias siçiliane, Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI- Bosi mafioz Matteo Messina Denaro u arrestua sot nga Carabinieri del Ros pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido. Në përputhje me strategjinë e masakrës së Korleonezëve, prej të cilëve, si babai i tij, do të mbetet gjithmonë aleat besnik, Messina Denaro përfshihet në masakrat e 92-shit ku humbën jetën gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Roli i Messina Denaro u shfaq vetëm kur zyra e prokurorit të Caltanissetta, e cila rihapi hetimin për sulmet, kërkoi kujdestarinë paraprake të shefit të Castelvetrano dhe në tetor 2020 e dënoi atë me burgim të përjetshëm për dy sulmet. 

Vrasjet në 1991

Sipas hetuesve, ai ka qenë i pranishëm në samitin e kërkuar nga Riina, në tetor 1991, ku u vendos plani i vdekjes që kishte si objektiv dy magjistratët. Ai ishte pjesë e komandos që supozohej të eliminonte Falcone në Romë, aq sa mori pjesë në steriljet dhe inspektimet e organizuara për sulmin. Nga Palermo, megjithatë, ndalesa e Riinës erdhi dhe Falcone u vra disa muaj më vonë në Capaci. 

Masakra e 1993

“Diabolik” luajti një rol të rëndësishëm edhe në masakrat e vitit 1993 në Romë, Firence dhe Milano. I akuzuari dhe i gjykuar u dënua me burgim të përjetshëm për bombat në kontinent. Bosi në karrierën e tij kriminale ka grumbulluar dhjetëra dënime të përjetshme. Përveç atyre për bombat e kontinentit, ai mori burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djalit të pentitos të rrëmbyer nga një komando i Cosa nostra, i mbytur dhe i tretur në acid në vitin 1996 pas gati dy vjetësh robëri. 

I shpallur fajtor për shoqatë mafioze që nga viti 1989 dënimi i fundit për mafien është 30 vite burg në vazhdimësi me të mëparshmet. Gjykata e Marsala e njohu atë për herë të parë si bos në vitin 2012. Dhe shefi mori gjithashtu një seri dënimesh të përjetshme në gjyqet Omega dhe Arca, të cilat hodhën dritë mbi një seri vrasjesh mafioze të kryera midis Alcamo, Marsala dhe Castellammare midis vitit 1989 dhe 1992./ Dosja.al

arrestohet matteo messina denaro

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë