All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Artisti nga Donabasi krijon vargje poezie në front, përshkruan jetën e luftës

Vyshebaba shfrytëzon ato pak momente të qeta në front, për të shkruar e rrëfyer përjetimet e tij

20 Qershor 2022, 09:15 Nga d.d
Artisti nga Donabasi krijon vargje poezie në front, përshkruan
Pavlo Vyshebaba
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forcat ruse nisën sulmit në Ukrainë edhe pse nuk kishte asnjë lloj eksperience ushtarake. Poeti dhe aktivisti i mirënjohur mjedisor tashmë ndodhet në lindje të vendit në Donbas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, ai i shfrytëzon ato pak momente të qeta në front, për të shkruar e rrëfyer përjetimet e tij.

Pavlo Vyshebaba dhe vajza e tij nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Aktivisti mjedisor ukrainas iu bashkua ushtrisë kur filloi sulmi i forcave ruse. Ai ka në dispozicion disa ditë për t’i kaluar me familjen përpara se të rikthehet në front.

“Shkova në një dyqan dhe kërkova një kuti të madhe, më pas shkova tek një dyqan lulesh dhe mora disa fjongo. Përgatita gjithçka dhe prita. E paralajmërova bashkëshorten që të mos frikësohej, por për vajzën time ishte tërësisht befasi!”, thotë zoti Vyshebaba.

Përpara se të fillonte lufta, Vyshebaba ishte aktivist për mjedisin dhe për të drejtat e kafshëve. Pasi u regjistrua në ushtri, ai u dërgua në Donbas, vendin ku lindi dhe u rrit.

"Është shërbimi më i mirë që mund të imagjinohet - të mbrosh atdheun", thotë ai. Në momentet e rralla të paqes, zoti Vyshebaba shkruan poezi, të cilat janë shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale. Ai i kushtoi një poezi vajzës së tij. “Vetëm mos më shkruaj për luftën. Më thuaj - a ka një kopsht të vogël pranë teje? A mund të dëgjosh gjinkallat? A i shikon kërmijtë e vegjël ndërsa i ngjiten hardhisë?”, lexon ai poezinë. “Mendoj se poezia mund të bëhet një lloj ure lidhëse nga fronti. Shumë nga miqtë e mi e shohin këtë në këtë mënyrë - ata ua përcjellin poezitë e mia grave të tyre për të shprehur se si ndihen, sepse shpesh u mungojnë fjalët", thotë ai.

Përveç kompozimit të vargjeve, zoti Vyshebaba regjistron pjesë komedie për luftën, për të qetësuar të afërmit dhe miqtë. “Kur të telefonon gruaja, nëna ose e dashura, duhet të vësh menjëherë syzet e diellit dhe të shtrihesh në bar. Pastaj thua: ‘Është mirë këtu, është si një vend pushimi!’," interpreton ai.

Pas disa ditësh në shtëpi, Vyshebaba rikthehet në front. Qëllimi i tij është të mbijetojë dhe mbi të gjitha të mbetet njeri.

“Sigurisht, është e rëndësishme të ndjekim zhvillimet e fundit. Të dimë se çfarë po ndodh, të ndjekim lajmet, për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të refuzojmë gjithçka që është njerëzore, gjithçka që përbën jetën tonë të përditshme. Gëzimet e thjeshta të jetës”, thotë ai. Diçka për t’u mbajtur në mendje gjatë kohërave të vështira.

 Marrë nga VOA

 

lufta ukraine-rusi  pavlo vyshebaba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë