LIVE UPDATES
Bota

As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë

Sipas saj, ata pretendonin se shtëpia u takon atyre, meqë çifti nuk kishte fëmijë. Pas disa vitesh, Shukrija nisi procedurat gjyqësore për rikthimin e së drejtës mbi pasurinë e saj, por ato vijojnë ende dhe Shukrija vazhdon të banojë në një shtëpi të të afërmve të saj.

28 Dhjetor 2023, 13:21 Nga a.l
As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga
Kosovë

KOSOVË- Edhe pse Kushtetuta e Kosovës ua garanton të drejtën për pronë të gjithëve, janë më pak se 20 për qind e pronave të paluajtshme që janë të regjistruara në emër të grave.

Shukrija me vite kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj që shtëpinë e ndërtuar bashkërisht në Prishtinë, ta regjistronin në emër të të dyve, por kot.

“Sipas tij, ka mjaftuar të jetë në emrin e tij. Nuk e di nëse ka pasur presion nga familjarët apo zakonet”, thotë pensionistja 68-vjeçare, dikur punonjëse në sektorin publik.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka mbetur e ve nga viti 2003. Atëkohë thotë se i është dashur të largohet edhe nga shtëpia e saj, për shkak të presionit të familjarëve të bashkëshortit.

Sipas saj, ata pretendonin se shtëpia u takon atyre, meqë çifti nuk kishte fëmijë. Pas disa vitesh, Shukrija nisi procedurat gjyqësore për rikthimin e së drejtës mbi pasurinë e saj, por ato vijojnë ende dhe Shukrija vazhdon të banojë në një shtëpi të të afërmve të saj.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë Kadastrale të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, janë 608.317 prona të regjistruara - prej tyre 476.394 ose 78.31 për qind në emër të burrave dhe 119.728 ose 19.68 për qind në emër të grave. Në këto statistika, megjithatë, nuk saktësohet se sa gra janë pronare të vetme dhe sa në bashkëpronësi.

Ky hendek në shifra ekziston pavarësisht ligjeve dhe udhëzimeve që përcaktojnë se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të kenë prona në emrin e tyre dhe se asnjëri nuk mund të privohet nga kjo e drejtë. Për më tepër, në Ligjin për Familje thuhet se “prona e fituar me punë gjatë martesës, është e përbashkët”.

Ndikimi i normave shoqërore

Nga sektori civil thonë se përqindja e pronave në emër të grave, është tejet e ulët, marrë parasysh edhe faktin se më shumë se gjysma e popullsisë 1.7-milionëshe të Kosovës i takon gjinisë femërore, sipas Agjencisë së Statistikave.

Edona Selimi, nga Nisma për Drejtësi dhe Barazi, INJECT, thotë se tradita patriarkale në vend i favorizon djemtë në trashëgimin e pronave, ndërsa vajzat dhe gratë i bën të cenueshme ndaj formave të ndryshme të diskriminimit, përfshirë edhe dhunën në baza gjinore.

Sipas saj, pronat do t’u ofronin grave siguri si fizike, ashtu edhe ekonomike. Në organizatën e saj, INJECT, gratë viktima të dhunës në familje marrin këshilla juridike falas.

“Një numër i madh i grave që përjetojnë dhunë në familje [nga bashkëshorti], hezitojnë t’i fillojnë procedurat e shkurorëzimit, pasi që nuk kanë mbështetje financiare, nuk kanë prona në emër të tyre e as trashëgimi në familjet e tyre… Janë të papuna dhe nuk kanë ku të shkojnë. Në këto raste, shumica detyrohen të kthehen te kryesi i dhunës”, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka Ligjin për Trashëgiminë, i cili qartazi përcakton se ndarja e pasurisë bëhet në mënyrë të barabartë, pa përjashtuar anëtarët në baza gjinore. Megjithatë, ky ligj përfshin edhe heqjen dorë në mënyrë vullnetare nga trashëgimia.

Sipas vlerësimeve të organizatave të ndryshme në Kosovë, vetëm rreth 4 për qind e grave janë trashëguese të pronave familjare. Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e punësimit të grave është nën 20 për qind dhe ato paguhen më pak sesa burrat.

REL-i ka raportuar edhe më herët se si gratë viktima të dhunës në Kosovë, në mungesë të pavarësisë ekonomike, detyrohen të durojnë dhunë, të zhvendosen në strehimore, apo të ikin përkohësisht dhe të kthehen prapë te dhunuesi.

Mosqasja e grave në prona të paluajtshme ka pastaj efekt zinxhiror, përkatësisht pasoja drejt fuqizimit dhe mundësive ekonomike.

Mirlinda Kusari - Purrini, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-ERA”, thotë se shumë gra kanë ide kreative për të filluar një biznes, por nëse nuk kanë prona të regjistruara në emër të vetin, atyre u kufizohet qasja në kredi bankare.

Prona e paluajtshme hyn në kuadër të hipotekës që bankat kërkojnë për të siguruar përmbushjen e detyrimit ndaj kredive.

“Prona është pengesa kryesore që gratë nuk i lejon të zhvillohen”, thotë Kusari - Purrini për Radion Evropa e Lirë.
Në një raport të publikuar në nëntor nga Instituti për Studime të Avancuara GAP thuhet se në bankat komerciale të Kosovës, vlera e kredive të marra nga burrat arrin në 1.53 miliard euro, ndërsa nga gratë në 642 milionë euro.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në gjysmën e vendeve të botës, gratë nuk janë ende në gjendje të kërkojnë të drejta të barabarta mbi tokën dhe pronën. Më pak se 15 për qind e të gjithë pronarëve të tokave në botë janë gra.

Si të përmirësohet ky trend?

Në përpjekje për ta ngushtuar këtë hendek, Qeveria e Kosovës, në vitin 2016, ka hartuar një udhëzim administrativ, i cili i obligon bashkëshortët që pronën e blerë së bashku, ta regjistrojnë në emër të të dyve, përveç nëse ndonjëri heq dorë në mënyrë vullnetare.

Noterët - te të cilët blerësi dhe shitësi lidhin kontratën dhe pastaj me atë kontratë blerësi e regjistron pronën në zyrën kadastrale komunale - thonë se ka një rritje të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve.

Sipas një deklarate të Odës së Noterëve të Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, për këtë qëllim ka edhe një stimul, sepse “regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve bëhet pa pagesë”.

Nga koha kur ky udhëzim ka hyrë në fuqi, numri i pronave të regjistruara në emër të grave është rritur për rreth 4 për qind, përkatësisht nga 16 për qind në afro 20 për qind, sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Në mars të vitit të kaluar, afati i këtij udhëzimi administrativ është shtyrë deri në vitin 2029.

“Synimi ynë nuk ka qenë vetëm çështja e fuqizimit të rolit të gruas në proceset e divorcit, por e dimë se [prona] është parakusht edhe për fuqizimin ekonomik të grave. Thjesht, gratë të mos jenë të penalizuara, nëse dëshirojnë të kenë ndonjë iniciativë të biznesit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila funksionon në kuadër të Zyrës se Kryeministrit të Kosovës.

Përfaqësues të sektorit civil pohojnë se Kosova ka ligje të mira në këtë aspekt, por se ato nuk zbatohen në masë. Selimi, nga organizata INJECT, thotë se gjatë takimeve të ndryshme me gra, sidomos në zonat rurale, ka vërejtur se ato nuk janë të informuara mirë për të drejtën e tyre ligjore.

“Prandaj, për ta rritur numrin e pronave të regjistruara në emër të çifteve, nevojiten fushata informuese për gratë nëpër vise rurale dhe zbatim i ligjeve nga mekanizmat përgjegjës”, thotë Selimi.

Në një raport të Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut në Kombet e Bashkuara flitet, po ashtu, për rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave dhe grupeve të grave në të gjithë hapat e zhvillimit të politikave të strehimit, si dhe në përpunimin e ligjeve të reja, në mënyrë që nevojat e grave të merren parasysh./REL

kosove

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës