LIVE UPDATES
Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon me shumicë armëpushim në Gazë, si votoi Shqipëria?

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, tetë vende të tjera e kundërshtuan rezolutën: Austria, Çekia, Guatemala, Liberia, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re dhe Paraguaj.

13 Dhjetor 2023, 07:38 Nga a.l
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon me shumicë
Asambleja

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese të martën për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gazë, në një tregues të fuqishëm të mbështetjes globale për përfundimin e luftës Izrael-Hamas. Votimi në organizatën botërore me 193 anëtarë ishte 153 pro armëpushimit, 10 kundër dhe 23 abstenime.

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, tetë vende të tjera e kundërshtuan rezolutën: Austria, Çekia, Guatemala, Liberia, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re dhe Paraguaj.

Mbështetja për një rezolutë për armëpushim ishte më e lartë sesa ajo për një rezolutë më 27 tetor që bënte thirrje për një "armëpushim humanitar" ku votimi ishte 120-14 me 45 abstenime.

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të premten ku kërkohej një armëpushim humanitar, vendet arabe dhe myslimane kërkuan një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh për të votuar për një rezolutë ku kërkohet e njëjta gjë.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk kanë fuqi detyruese. Megjithatë edhe mesazhet e asamblesë "janë shumë të rëndësishme" dhe pasqyrojnë opinionin botëror, tha të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon me shumicë
Tabela

Votimi i Asamblesë së Përgjithshme pasqyron izolimin në rritje të Shteteve të Bashkuara në refuzimin për t'iu bashkuar kërkesave për një armëpushim. SHBA dhe Izraeli thonë se një armëpushim i plotë do të ndihmonte vetëm Hamasin.

Megjithëse votën kundër armëpushimit nga Uashingtoni, Presidenti Joe Biden përdori të martën një gjuhë më të ashpër se zakonisht ndaj Izraelit duke thënë se po humbiste mbështetjen ndërkombëtare për shkak të "bombardimeve pa dallim" në Gazë.

Riyad Mansour, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara tha para votimit se një votë nga Kombet e Bashkuara, qoftë nga Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme, duhet të shihet si detyruese.

“Dhe Izraeli duhet t'i përmbahet, dhe ata që kanë mbështetur Izraelin deri tani duhet ta shikojnë në këtë këndvështrim, dhe rrjedhimisht të veprojnë në përputhje me rrethanat,” tha zoti Mansour.

Në rezolutë shprehet “shqetësim i madh për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe vuajtjet e popullatës civile palestineze” dhe thuhet se palestinezët dhe izraelitët duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Aty gjithashtu thuhet se të gjitha palët duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, "veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve" dhe bëhet thirrje për "lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e qasjes humanitare".

Por rezoluta nuk e përmend Hamasin, militantët e të cilit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 të tjerë në sulmin e 7 tetorit për shkak të të cilit nisi lufta.

SHBA propozoi një amendament për të shtuar një paragraf se asambleja "refuzon dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi".

Një amendament i dytë i propozuar nga Austria propozonte që të shtohej një paragraf ku të thuhej se pengjet "po mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera" dhe duhet të lirohen "menjëherë".

Të dyja amendamentet u hodhën poshtë./VOA

okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj