LIVE UPDATES
Aktualitet

“Asfalti elektoral”, mbarojnë zgjedhjet dhe mbarojnë fondet! Rruga në Elbasan ngel “rrugëve”

Në atë rrugë shkuan mjetet e firmës fituese, “Vëllezërit Hysa”, shëmbën avllitë e banorëve, bën disa puseta që i lanë hapur, bën shtrimin me kalldrëm dhe ikën. Mbaruan fondet, në një kohë që në dokumente shkruhet se duhet të shtrohej me asfalt.

13 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A
“Asfalti elektoral”, mbarojnë zgjedhjet dhe mbarojnë
Rruget

ELBASAN- Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Fiks Fare bëri një vëzhgim për fondet e akroduara nga bashkitë për “asfaltin elektoral”. Të gjitha, pa përjashtim, bën tendera emergjentë për shtrime rrugësh. Bashkia e Ebasanit bëri disa tendera, më i madhi ishte me objekt “rikonstruksion dhe riasfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugëve dhe shesheve në Bashkinë Elbasan dhe në disa Njësi Administrative”, me një fond 151 milionë lekë ose 1.5 milionë euro.

Në dokumente ishte shkruar se do të shtrohej edhe rruga “Coha”, në fshatn Gjonme të Njësisë Administartive Gjergjan. Në atë rrugë shkuan mjetet e firmës fituese, “Vëllezërit Hysa”, shëmbën avllitë e banorëve, bën disa puseta që i lanë hapur, bën shtrimin me kalldrëm dhe ikën. Mbaruan fondet, në një kohë që në dokumente shkruhet se duhet të shtrohej me asfalt.

Fiksi shkoi në atë rrugë, ku konstatoi se punimet ishin lënë përgjysmë, pusetat ishin të hapura, avllitë e shtëpive janë prishur dhe nuk është shtruar me asfalt. “Erdhën mjetet e firmës ‘Vëllezërit Hysa’. Prishën avlli, bën disa sistemime. Punimet i bënë para zgjedhjeve lokale. Gjithçka e bënë për vota. Pasi mbaruan zgjedhjet, ikën dhe s’u dukën më këtu. I kanë lënë pusetat hapur, janë mbushur me gurë. Në ato vende janë rrëzuar edhe fëmijë, rrezikojnë përditë. Askush s’merr masa” thonë banorët, teksa pohojnë se “tani iku nusja (zgjedhjet), s’kujtohet me njëri”.

Pas këtyre ankesave, gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Elbasanit, por askush s’jep informacion. Fiksi telefonon Resul Hoxhën, Administrator i Njësisë Gjergjan. Administratori thotë se janë bërë punime edhe pas zgjedhjeve, ndërkohë që pranon se firma fituese është larguar. Pohon se tani janë punë administrative, pra të bashkisë dhe firmës dhe se banorët s’kanë lidhje. Gazetarët i bëjnë me dije se banorët jetojnë në atë rrugë, me puseta të hapura me avlli të prishura dhe ata janë më të prekurit. Ai thotë se asfalti do të bëhet, por firma ka kërkuar më shumë para’. Pra, ka kërkuar shtesë fondi. Pyetjes se Bashkia e Elbasanit i ka bërë gabim preventivet e punimeve, ai i bërë para zgjedhjeve, përgjigjet se ka pasur punime të paparashikuara dhe se kërkon më shumë fonde. Pyetet disa herë nga gazetarët e Fiksit se kur do të përfundojë, para zgjedhjeve të tjera apo ka ndonjë afat tjetër. Thotë se do të bëhet shumë shpejt.

Fiks Fare kontaktoi me firmën “Vëllezërit Hysa”, duke e pyetur se përse janë lënë punimet në mes. Në përgjigje, firma thotë se kontrata është lidhur në muajin shkurt 2023 dhe ndër rrugët ishte edhe COHA. Sipas tyre, gjatë realizimit të punimeve janë evidentuar disa problematika që iu është dhënë zgjidhje me Njësinë Administrative Gjergjan. Problemet ishin me prishjen e mureve të avllisë, me kolektorin e ujit të pijshëm dhe me zhvendosjen e kanalit vaditës. Pyetjes se kur do të asfaltohet, firma thotë se për arsye teknike por edhe ekonomike, asfaltimi do të bëhet njëkohësisht me disa rrugë të tjera dhe brenda vitit 2023!

Ndërkohë, Fiksi e pyeti firmën se përse ka kërkuar fonde shtesë? Në përgjigje, firma thotë se nuk ka pasur kërkesë për rritje të vlerës së kontratës, pasi këto problematika janë zgjidhur brenda vlerës totale të kontratës. Por, Administratori i Njësisë Gjergjan kishte një informacion të ndryshëm. “Kontrata dhe baza ligjore e pamundësojnë ndryshimin e vlerës dhe aq më pak të rritjes së vlerës së saj pa zhvillim të një procedure prokurimit” thuhet në këtë përgjigje.

Marrë nga Top Channel

asfalti elektoral resul hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet