LIVE UPDATES
Bota

AUDIO/ Del përgjimi i kolonelëve rusë: Putin dhe Shoigu janë të paaftë

Njëri është një kolonel rus që komandonte divizionet e raketave gjatë bombardimeve të Mariupolit në 2015, duke vrarë 30 civilë.

1 Qershor 2022, 08:26 Nga DOSJA
AUDIO/ Del përgjimi i kolonelëve rusë: Putin dhe Shoigu janë
Dy kolonelët rus

UKRAINË- Dy kolonelë rusë në shërbim janë “kapur” duke bërë kritika të ashpra ndaj presidentit rus  Vladimir Putin dhe ministrit të tij të mbrojtjes Sergei Shoigu lidhur me dështimin e luftës në Ukrainën. Deklaratat janë bërë në një telefonatë private që dyshohet se ka qenë nën përgjim nga shërbimet sekrete të Kievit.

Sipas REL në gjuhën ukrainase, kolonelët fajësojnë Putinin për paaftësi në mos bombardimin e parlamentit ukrainas dhe vendeve të tjera kyçe. Në audion e publikuar ata e konsiderojnë ministrin Shoigu si të paaftë në çështjet ushtarake. Kolonelët e përgjuar quhen Maxim Vlasov, 42 vjeç dhe Vitaly Kovtun, 47 vjeç.

Njëri është një kolonel rus që komandonte divizionet e raketave gjatë bombardimeve të Mariupolit në 2015, duke vrarë 30 civilë. Një tjetër është një mjek ushtarak nga Vinnytsia, i cili ka shumë të afërm në Ukrainë. Gjatë bisedës ai bëri thirrje për granatimet e objektivave civilë dhe civilëve. Audio është e mbushur me shumë fjalë banale.

"Shpenzoni, k***, këto bomba, hidhini. Edhe nëse nuk kanë arritur atje, le të fillojnë të kenë frikë, q** ata në stacione, q**ata në hekurudhë, q** ata, dreq.”-

Kovtun shpreh zemërim që Putini dështoi të urdhërojë shkatërrimin me raketa të vendeve kyçe në Kiev të lidhura me qeverinë e Volodymyr Zelenskyy, duke përfshirë parlamentin.

"Duhet të ketë pasur një raketë k*** që të godiste Kievin, Radën Supreme. Pse nuk e bëri? Pse jo? Nuk e kuptoj, k**** Putin, bir k****! Pse nuk pati një sulm me raketa në Kiev? Kështu që ata menduan: “Ah po, diçka nuk është në rregull”. Pse jo? Godit Kievin, godit qendrën e qytetit, godinat e Radës së Lartë dhe selinë e Qeverisë. Ndoshta nuk ka njeri të rëndësishëm atje, por ndërtesa do të shkatërrohet dhe të gjithë do ta shohin atë?” – thotë Vlasov që kritikoi ministrin Shoigu si një “laik krejtësisht të paaftë…ai është thjesht një lolo”.

Ndërsa Kovtun i thotë mikut të tij: “Shoigu është vetëm legen. Nuk ka mjaft ushtarë me kontratë. Sigurisht që nuk ka, nga do të vinin ata, b**** (?)” Ai ankohet se trupat paguheshin vetëm 30,000 rubla në muaj më pak se 300 £ në fillim të luftës.

"Shoigu nuk ka shërbyer fare në ushtri. Së pari ne vrasim kaq shumë nga burrat tanë, pastaj presim që ata të vrasin më shumë. Shiko ata që ngrenë mendjen, lexoni se çfarë shkruajnë atje”- i përgjigjet Vlasov.

Data e përgjimit të telefonatës është paqartë, por besohet se ka ndodhur pasi kryqëzori Moskva u fundos në një sulm raketor ukrainas më 14 prill. Kjo sepse Kovtun thotë: “Ata shkatërruan kryqëzorin, fundosën kryqëzorin,pra pse të mos i godasim ata, si hakmarrje? Godit Kievin, bëje! Por jo. Dhe çfarë na thotë? Se ata kujdesen për ne”- thotë ai.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para