26 Korrik 2023, 16:39
Nga f.i
Daniel Duggan
AUSTRALI- Një ish-pilot ushtarak amerikan është në proces gjyqësor në Australi për të kundërshtuar një kërkesë të autoriteteve amerikane për ekstradimin e tij. Ai akuzohet ndër të tjera se ka stërvitur në rrugë të paligjshme pilotë kinezë. Seanca gjyqësore u shty ndërsa autoritetet po hetojnë rolin që luajti një agjenci zbulimi australiane në arrestimin e tij.
Një gjykatë në Sidnei të Australisë miratoi kërkesën e avokatëve të Dan Duggan-it, i lindur në Boston të Shteteve të Bashkuara, për ta shtyrë deri në 24 nëntor seancën dëgjimore për ekstradimin e tij.
Duggan u arrestua vitin e kaluar në New South Wales dhe po kundërshton në rrugë ligjore kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara. Bashkëshortja e zotit Duggan dhe nëna e gjashtë fëmijëve, foli për mbështetësit që ishin mbledhur përpara gjykatës për të kërkuar lirimin e tij.
“Pasojat tek fëmijët tanë dhe familja janë të tmerrshme. Jemi të pikëlluar, të tronditur, të tmerruar që mund të ndodhte diçka e tillë, jo vetëm neve, por çdokujt. Ndaj këtij njeriu nuk asnjë akuzë nga Australia dhe po mbahet në izolim për nëntë muaj. As nuk do e kisha menduar kurrë që një gjë e tillë do të ndodhte në Australi, dhe jo më tek familja jonë”, tha Saffrine Duggan.
Avokatët e zotit Duggan thonë se ai u josh në mënyrë të paligjshme për të shkuar nga Kina në Australi në vitin 2022, me qëllim arrestimin e tij. Ish-marinsi amerikan dhe instruktor i aviacionit thotë se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se ka rënë viktimë e përplasjeve mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Marrë nga VOA
daniel duggan
Bota
26 Korrik 2023, 16:26
a.l
Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Vesellin Veloviç
MAL I ZI- Gjykata e Lartë në Podgoricë...
Bota
26 Korrik 2023, 16:32
f.i
Antony Blinken dhe Hu'akavameilik
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdon të mërkurën turneun në rajonin. e In...
Bota
26 Korrik 2023, 16:25
f.i
foto ilustruese
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se d&eu...
Bota
26 Korrik 2023, 16:27
k.m.
Hun Sen
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen – një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë – ka njoftuar se...
Bota
26 Korrik 2023, 16:23
k.m.
Foto ilustruese
“Mbaj mend se vetëm pak çaste pas tërmetit, një fëmijë e nxorën nga shtëpia që ishte k...
Bota
26 Korrik 2023, 16:07
a.l
Nicholas Abbot
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott i ka quajtur të papranueshme kërcënimet nd...
Bota
26 Korrik 2023, 15:48
a.l
Japoni
JAPONI- Popullsia e Japonisë është ulur me gati 1 milion banorë. Të dhënat e qeverisë tregojnë se ...
Bota
26 Korrik 2023, 15:51
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Administrata Tatimore e Kosovës u bën thirrje të gjithë personave që të përmbushin t&e...
Bota
26 Korrik 2023, 15:41
a.l
Foto ilustruese
FRANCË- Franca ndodhet mes vendeve që po përballen me zjarret e rrezikshme. Sipas mediave të huaja, zona më e...
Bota
26 Korrik 2023, 15:38
f.i
foto ilustruese
ITALI- Ishulli jugor italian i Sicilisë është dërrmuar nga zjarret e egra nga të cilat humbën jetën...