LIVE UPDATES
Bota

Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim

Nga tërmeti me fuqi prej 6.1 shkallësh të Rihterit që goditi Shkupin më 26 korrik të vitit 1963, humbën jetën 1.070 persona, ndërsa rreth tre mijë persona morën lëndime. Dridhjet e shkaktuara nga tërmeti u ndien në një perimetër prej 50 kilometrash katrorë. Nga ky tërmet u shkatërruan 15 mijë objekte banimi, ndërsa u dëmtuan rreth 28 mijë të tjera.

26 Korrik 2023, 16:23 Nga k.m.
Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim
Foto ilustruese

“Mbaj mend se vetëm pak çaste pas tërmetit, një fëmijë e nxorën nga shtëpia që ishte kthyer në gërmadhë. Këtë fotografi e kam akoma të kristalizuar në memorien time”, rikujton për Radion Evropa e Lirë Lubomir Dërnkovski mëngjesin e 26 gushtit të vitit 1963, kur Shkupi u trand nga një tërmet katastrofal. Dërnkovski thotë se për fat të mirë, ai atëherë 25 vjeç, dhe motra e tij kishin shpëtuar pa lëndime nga tërmeti përderisa prindërit ndodheshin në pushime në Ohër. Shtëpia e tyre e cila ndodhej përballë Postës së Qytetit kishte pësuar dëmtime të mëdha.

“E tmerrshme ishte pamja kur erdha te parku para Postës. Gjithçka ishte rrënuar, kishte shumë viktima,”- tregon Dërnkovski.

Ai thotë se menjëherë pas tërmetit nga ndihmat e shumta nga e mbarë bota Shkupi filloi të marrë pamjen e një qyteti metropol.

“Megjithëse qyteti fillojë zgjerohej dhe të marrë një pamje krejtësisht tjetër, vëmendje e posaçme i kushtohej gjelbërimit”.

“Gjithçka filloi të marrë tatëpjetën në vitet ‘90 përkatësisht pas vitit 2000 kur mafia urbane, e shihni përmes lejeve për ndërtim, i zhduku hapësirat me gjelbërim duke i shndërruar ato në beton”, thotë Dërnkovski.

Edhe Idriz Aliovski nga lagja e Seravës, në Komunën Çair të Shkupit, thotë se kjo lagje ishte nga më të bukurat e Shkupit, me shtëpi që fshiheshin në gjelbërimin e oborreve të mëdha. Ai thotë se tani jo vetëm që është lënë pas dore, sa i përket investimeve në infrastrukturë, por mbindërtimet e kanë bllokuar lëvizjen ajrit.

“Nuk ekzistonte atë kohë asnjë nga këto objekte që duken si gërmadha betoni. Edhe pas tërmetit Çairi ishte i bukur me shumë drunj dhe gjelbërime deri në pavarësinë e Maqedonisë (së Veriut)".

"Mbaj mend se këtu ishte tregu i kafshëve, kishte aq shumë hapësira të gjelbra, edhe pse vetëm një apo dy kilometra nga sheshi i Shkupit. Ndihej flladi i erës edhe në ditët e nxehta... Tash më ka marrë malli të ndiej erën. Nga ndërtesat e shumta nuk ka rrymim të erës, edhe pse përmes qytetit e kemi lumin Vardar që gjithmonë fryn era e Vardarit”, thotë Aliovski.

“Unë jam 74 vjeç, kisha vetëm 13 vjet e ca kur ndodhi tërmeti, të kuptohemi nuk jam kundër ndërtimeve, sepse është e natyrshme që të ndryshohen gjërat, por kur ndërtohet duhet mbajtur llogari për parkingje, për trotuare po edhe për hapësira me gjelbërim ku mund të pushojmë ne më të moshuarit po edhe fëmijët. Por, për fat të keq kjo aspak nuk është respektuar”, thotë ai.

Nga tërmeti me fuqi prej 6.1 shkallësh të Rihterit që goditi Shkupin më 26 korrik të vitit 1963, humbën jetën 1.070 persona, ndërsa rreth tre mijë persona morën lëndime. Dridhjet e shkaktuara nga tërmeti u ndien në një perimetër prej 50 kilometrash katrorë. Nga ky tërmet u shkatërruan 15 mijë objekte banimi, ndërsa u dëmtuan rreth 28 mijë të tjera. Dy vjet pas tërmetit, Shkupi si qytet filloi të ndërtohet në bazë të planit urbanistik të hartuar nga arkitekti japonez Kenzo Tange. Përderisa Shkupi kujton tërmetin katastrofal të vitit 1963, imponohet pyetja nëse gjatë miratimit të planeve urbanistike mbahet llogari për sa i përket sigurisë gjatë katastrofave apo tërmeteve.

Mishko Ralev, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë së Veriut thotë se Shkupi pas 60 vjetësh është shumë larg planit të hartuar nga arkitekti japonez, Kenzo Tange.

“Sot Shkupin nuk mund ta njohim. Këtij qyteti i ndodhën disa katastrofa të kohës, në lëmin e arkitekturës dhe urbanizmit”, thotë Ralev duke nënvizuar se në bazë të ideologjisë në kohën e ish-Jugosllavisë Shkupi duhej të reflektonte një qytet modern për sa i përket infrastrukturës.

Ralev thotë se ndërtimet e shumta, shpesh pa plan, me objekte të egra që legalizohen, e bëjnë të pasigurt kryeqendrën e Maqedonisë, veçanërisht nëse ndodh ndonjë katastrofë si tërmeti, pasi shumë objekte nuk janë të qasshme.

“Parë dendësinë dhe lartësinë e objekteve të ndërtuara, mund të themi se është bërë problematike siguria e objekteve në raport me post-katastrofat nëse eventualisht përballet qyteti, pasi shumë objekte ku do të duhej ndihmuar apo intervenuar në të gjitha aspektet, nuk janë të qasshme”, vlerëson Ralev.

Qyteti i Shkupit njihet si qyteti i solidaritetit pasi menjëherë pas rrënimit nga tërmeti, për ndërtimin e tij erdhën ndihma nga e mbarë bota, kështu që shumë lagje dhe objekte njihen në bazë të emrit të shtetit që ka kontribuar për ndërtimin e tyre./REL

maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë