LIVE UPDATES
Bota

Aktiviteti vazhdon, ish-kreu i Policisë së Malit të Zi dyshohet si pjesë e 'klanit' që kontrabanon duhan

Ata dyshohen për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë cigaresh. Veloviç i hodhi poshtë këto akuza para prokurorisë, konfirmoi avokati i tij, Nikolla Martinoviç.

26 Korrik 2023, 16:26 Nga a.l
Aktiviteti vazhdon, ish-kreu i Policisë së Malit të Zi dyshohet
Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Vesellin Veloviç

MAL I ZI- Gjykata e Lartë në Podgoricë i caktoi një muaj paraburgim ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Vesellin Veloviç, për shkak të, siç u tha, rrezikut të arratisjes dhe ndikimit te dëshmitarët. Policia arrestoi Veloviçin dhe dy persona të tjerë, Mujo Nikoçeviç dhe Nikolla Mërkiç, të hënën më 24 korrik.

Ata dyshohen për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë cigaresh. Veloviç i hodhi poshtë këto akuza para prokurorisë, konfirmoi avokati i tij, Nikolla Martinoviç.

Policia është ende në kërkim të Aleksandar Mërkiqit, vëllait të Nikolla Mërkiçit, i cili, siç tha drejtori i policisë, Nikolla Terziç, nuk ndodhet në Mal të Zi.

Sipas Terziçit, arsyeja e krijimit të rastit në të cilin dyshohen Veloviç, Mërkiç dhe dy persona të tjerë, është një korrespondencë nga aplikacioni i koduar SKY.

Gazeta malazeze, Vijesti, ka publikuar së voni korrespondencën e SKY-t, ku zyrtari i arrestuar i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Petar Llazoviç, i ka shkruar në vitin 2020 udhëheqësit të “klanit të Kavaçit”, Radoje Zvicer, se i ka konfiskuar një kamion cigare Aleksandër Mërkiçit dhe se Veloviç do të zemërohet për këtë.

Në korrespondencë, Llazoviç, i cili në dosjet e Europolit është identifikuar si pjesëtar i “klanit të Kavaçit”, thotë gjithashtu se Mërkiq është në kontakt me “klanin Shkalar” dhe se ai e ka ndihmuar Veloviçin të “krijojë kontakt” me të.

Llazoviç ndodhet në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar dhe Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi e akuzon atë për anëtarësim në organizatë kriminale, kontrabandë droge dhe armësh.

Nga ana tjetër, avokati i Veloviçit, Nikolla Martinoviç, thotë se ka qenë pikërisht Veloviç ai që ka organizuar disa aksione kundër Mërkiçit, derisa ka qenë drejtor i policisë.

“Me urdhër të tij janë kontrolluar fabrikat e Mërkiqit në Mojkovac dhe magazinat në Podgoricë”, thotë Martinoviç.

Çfarë dihet për fabrikat e duhanit në Mojkovac?

Ndërtesa në të cilën ndodhet fabrika e duhanit në Mojkovac, në vitet ’90 ka qenë fabrika e tekstilit, Kom, në pronësi të shtetit.

Në fabrikën që është në pronësi të Aleksandar Mërkiqit nga viti 2007, cigaret prodhohen nga Montenegro Tobacco Company, e cila është themeluar në të njëjtin vit në Podgoricë. Kjo kompani, drejtor ekzekutiv i së cilës ka qenë Esad Zejnilloviq, ka marrë licencën për prodhimin e cigareve dy vjet më vonë.

Aktivitet i kompanisë është tregtia me shumicë e produkteve të duhanit. Në prill të vitit 2008, Zejnilloviç dhe Aleksandër Mërkiç kanë bërë përpjekje të kontrabandojnë pjesë të një makinerie nga Gjermania, që përdoret për shtypjen e ambalazheve, përmes terminalit doganor në Podgoricë.

Sipas informacioneve të portalit Libertas, ata e kanë kërcënuar doganierin, por për këtë rast nuk janë ndjekur penalisht, ndonëse Drejtoria doganore ka raportuar gjithçka në prokurori.

Në vitin 2009, sipas informacioneve në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, Zejnilloviç ia ka dorëzuar kompaninë firmës European International General Trading nga Dubai.

Paraprakisht, kapitali i kompanisë është rritur për 1.6 milion euro. Në procesverbalet e Gjykatës Ekonomike në Podgoricë thuhet se pronarë të kësaj kompanie kanë qenë Ahmet al Asbram, me 51 për qind të aksioneve, dhe Miodrag Novoviç nga Plava me 49 për qind të aksioneve. I fundit është bërë drejtor ekzekutiv në vitin 2010.

Tetë muaj në vonë, selia e Montenegro Tobacco Company është zhvendosur në Mojkovac, në fabrikën e Mërkiqit. Zhelko Bullatoviç është emëruar drejtor ekzekutiv i Montenegro Tobacco Company në shkurt të vitit 2011.

Një vit më parë, ai ka themeluar kompaninë Montengro Duvan Commerce në Mojkovac, të cilën si drejtor ekzekutiv e ka lënë pas një viti. Më 10 shtator, 2014, Montengro Duvan Commerce është kapur në kontrabandë cigaresh, pasi 200 pako cigaresh “Monte” ia ka shitur kompanisë Stupa nga Rozhaja, e cila në atë kohë nuk ka pasur licencë për të shitur cigare.

Dy ditë më vonë, kompania Stupa ka marrë miratimin për tregtimin e produkteve të duhanit, ndonëse personat e autorizuar të kësaj kompanie kanë pasur dënime të formës së prerë për kontrabandë me mallra të akcizës nga viti 2011 dhe 2013.

Nëse Ministria e atëhershme e Drejtësisë do të konstatonte ekzistencën e rasteve penale, Stupa nuk do të mund të merrte miratimin për tregtimin e produkteve të duhanit, më 12 shtator, 2014.

Ministër i Drejtësisë në atë kohë ishte Dushko Markoviq, me origjinë nga Mojkovaci, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, e më vonë kryeministër i Malit të Zi.

Përndryshe, kompania në atë kohë kishte vetëm një dyqan në fshatin Stupë, në kufi me Kosovën, ku jetonin vetëm gjashtë familje.

Dhënia me qira e një magazine në Portin e Tivarit

Ka qenë Bullatoviç ai që ka dëshmuar për lidhjen mes Aleksandar Mërkiqit dhe Montenegro Tobacco Company.

Aleksandër Mërkiç ka dalë me idenë që fabrika e cigareve nga Mojkovaci ta ketë depon e saj në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit, ka thënë Bullatoviç në seancën para prokurorit special në tetor të vitit 2020. Ai dyshohet për krijimin e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Bullatoviç ka thënë në atë kohë se depoja për nevojat e Montenegro Tobacco Company “është blerë në emër të gruas së tij, Dushica” nga ndërmarrja Ripshped, ka shkruar portali Libertas.

Pikërisht nga kjo depo janë vjedhur 2.500 paketime me cigare, me vlerë mbi dhjetë milionë euro, në fillim të vitit 2022.

Kompania në listën e borxhlinjve tatimorë

Sipas raporteve financiare të disponueshme për publikun, operacionet e Montenegro Tobacco Company janë përmbyllur në vitin 2021 me humbje prej 24.651 eurosh, ndërsa humbjet në vitin 2020 kanë arritur në më shumë se gjysmë milioni.

Borxhi total i këtij personi juridik është rreth 2.1 milionë euro. Kompania ka edhe një përfaqësi të regjistruar në Novi Pazar të Serbisë.

Por, pavarësisht bilancit negativ zyrtar në biznes, kompania ka shprehur interes për blerjen e cigareve me vlerë disa dhjetëra milionë euro, të cilat shteti i Malit të Zi i ka konfiskuar në maj të vitit 2022 në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Tivarit. Ndër produktet e konfiskuara kanë qenë edhe cigaret e Montenegro Duvan Commerce dhe të Ripshpedit.

Disa policë dhe gazetarë në shënjestër

Në mars të vitit 2011, Radio Evropa e Lirë ka shkruar për policin Enver Daciq, i cili ka pretenduar se ka zbuluar prodhimin e markave të rreme të cigareve në një fabrikë duhani në Mojkovac dhe se ekziston një rrugë kontrabande midis Malit të Zi dhe Kosovës.

“Nuk kam qenë i duhuri sepse nuk kam dashur të merrem me ato aktivitete të paligjshme. Unë dhe ish-kolegët e mi kemi prova të forta si për kontrabandën e cigareve, ashtu edhe për eksportin fiktiv të karburanteve në Kosovë”, ka thënë tha Daciq në atë kohë.

Përveç Daciçit, edhe policët Nexhad Kuç dhe Hamdo Muriq kanë mbetur pa punë, ndërsa kanë folur për kontrabandën në zonën kufitare. Drejtori i atëhershëm i Drejtorisë së Policisë, Vesellin Veloviç, ka thënë se pesë policë janë shkarkuar, për shkak të gabimeve profesionale.

Gjatë viteve 2010 dhe 2011, gazeta Vijesti ka publikuar pretendimet e burimeve të saj policore se zyrtarë të lartë të policisë dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare, si të kaluar, ashtu edhe të tanishëm, dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandë të cigareve nga fabrika në Mojkovac.

Pas hulumtimeve rreth prodhimit, magazinimit dhe kontrabandimit të mundshëm të cigareve nga depoja në Donja Gorica, në periferi të Podgoricës, gazetarja që i ka shkruar artikujt në këtë temë, Ollivera Llakiç, është bërë shënjestër e kërcënimeve dhe sulmeve.

Për kërcënimet telefonike kundër saj është gjykuar edhe Millenko Rabrenoviç, ish-shofer dhe ish-shef i sigurimit të Vesellin Veloviqit, por gjykata e ka shpallur të pafajshëm për mungesë provash.

Organizata joqeveritare, Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar, me seli në Gjenevë, ka publikuar në vitin 2022 një hulumtim për rrugët detare ballkanike, ku thuhet se Porti i Tivarit në jug të Malit të Zi është qendër e kontrabandës me cigare./ REL

veselin velovic

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen