All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Australia në zi kombëtare/ Babë e bir vranë 15 persona! Kush është autori 24-vjeçar, lidhjet e tij me anëtar të ISIS-it...

Sipas mediave të huaja, një nga dy autorët e sulmit terrorist, djali 24-vjeçar, kishte qenë shënjestër e një hetimi nga agjencia australiane e kundërzbulimit që nga viti 2019.

15 Dhjetor 2025, 09:05 Nga E. D
Australia në zi kombëtare/ Babë e bir vranë 15 persona! Kush
pamje nga vendngjarja
All - Paragraf - 1

AUSTRALI- Australia është në zi kombëtare, pas masakrës me 15 viktima nga sulmi terrorist në një plazh të mbushur me njerëz në Sydney. Sipas mediave të huaja, një nga dy autorët e sulmit terrorist, djali 24-vjeçar, kishte qenë shënjestër e një hetimi nga agjencia australiane e kundërzbulimit që nga viti 2019.

Konkretisht, siç raportoi rrjeti, hetimi kishte të bënte me 24-vjeçarin Naveed Akram dhe u krye në vitin 2019, pasi kishte indikacione për lidhjet e tij me organizatën xhihadiste Shteti Islamik. Informacioni thuhet se u konfirmua nga një burim nga operacioni i përbashkët kundër terrorizmit që hetonte rastin, pa u identifikuar.

Babë dhe bir hapën zjarr ndaj një turme njerëzish, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë. Një vajzë dhjetëvjeçare, një rabin, një i mbijetuar i Holokaustit dhe një shtetas francez janë midis viktimave të gjakderdhjes, ndërsa qindra njerëz u mblodhën për të festuar ditën e parë të Hanukkah. Ndërkohë mosha e viktimave varion nga 10 deri në 87 vjeç.

Profili i autorëve të krimit

Sipas mediave australiane, autorët e sulmit të përgjakshëm janë Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djali i tij Naveed Akram, 24 vjeç. Babai u vra nga policia gjatë operacionit të neutralizimit. Ndërsa djali i tij është në gjendje kritike në një spital të Sidneit dhe mbetet nën mbikëqyrje të rreptë policore, pasi konsiderohet i dyshuari kryesor dhe bashkëpunëtor i mundshëm në një akt terrorist.

Ata dyshohet se kishte një marrëdhënie të ngushtë me një person i cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për përgatitjen e një sulmi terrorist në Australi si anëtar i Shtetit Islamik. Hetuesit vlerësojnë se të dy autorët i kishin premtuar besnikëri organizatës xhihadiste, ndërsa një element mbështetës i këtij vlerësimi është fakti se në automjetin që ata përdorën u gjetën dy banderola të ISIS-it.

Kreu i ASIO-s (kundërzbulimit), Mike Burgess, i tha shtypit dje se njëri nga autorët ishte i njohur për autoritetet, por nuk konsiderohej si një kërcënim i menjëhershëm. Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte informacionin e ABC-së.

Siç njoftoi policia herët në mëngjes të hënën, 24-vjeçari Navid Akram lindi në Australi. Babai i tij 50-vjeçar kishte mbërritur në vend në vitin 1998 me një vizë studentore, e cila në vitin 2001 u konvertua në vizë partneri dhe pasi udhëtoi jashtë vendit, kishte marrë tri herë vizë kthimi për qëndrim rezident.

Sipas Kryeministrit Australian, autoritetet u morën për herë të parë me 24-vjeçarin në vitin 2019 bazuar në marrëdhënien e tij me të tjerët, duke shtuar se vlerësimi arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë tregues të një kërcënimi të vazhdueshëm ose rreziku që ai të përfshihej në akte të dhunshme.

Megjithatë, ABC e Australisë raporton se flamuj të Shtetit Islamik u gjetën në makinën e përdorur nga dy terroristët të dielën, duke shtuar se oficerët australianë të FBI-së që punojnë në këtë rast besojnë se ata kishin krijuar lidhje me ISIS-in.

Mediat ndërkombëtare raportojnë gjithashtu se 24-vjeçari kishte studiuar në Qendrën Islamike Al Murad, pasi në vitin 2022 ai u shfaq në një foto ku e lavdëronte atë për njohuritë e tij të shkëlqyera të të gjitha rregullave të taxhvidit recitimit të ligjeve të Kuranit./Dosja.al

sulmi terrorist ne australi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet