LIVE UPDATES
Bota

Autoritetet në Bjellorusi nxjerrin në ankand banesën e lideres së opozitës

Banesa 66 metra katror në kryeqytetin e Bjellorusisë iu shit për 80.740 dollarë një fituesi të paspecifikuar në një ankand më 26 korrik. Banesa, e cila ishte konfiskuar zyrtarisht nga shteti në shtator, u shit pasi dy ankandet e kaluara ishin anuluar.

27 Korrik 2023, 15:40 Nga a.l
Autoritetet në Bjellorusi nxjerrin në ankand banesën e lideres
Svyatlana Tsikhanouskaya

Autoritetet në Minsk e kanë shitur një banesë dydhomëshe, e cila i takonte lideres së opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya dhe bashkëshortit të saj, blogerit të burgosur dhe ish-kandidatit për president, Syarhey Tsikhanouski.

Banesa 66 metra katror në kryeqytetin e Bjellorusisë iu shit për 80.740 dollarë një fituesi të paspecifikuar në një ankand më 26 korrik. Banesa, e cila ishte konfiskuar zyrtarisht nga shteti në shtator, u shit pasi dy ankandet e kaluara ishin anuluar.

Tsikhanouski u dënua me 18 vjet burgim në vitin 2021, bashkë me disa burra të tjerë – gazetarin e Radios Evropa e Lirë Ihar Losik, ish-kandidatin për president Mikalay Statkevich dhe aktivistët opozitarë Uladzimer Tsyhanovich, Artsyom Sakau dhe Dzmitry Papou – të cilët morën dënime të gjata me burg, po ashtu.

Akuzat kundër tyre përfshinin shkaktimin e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes, pengimin e aktiviteteve të Komisionit Qendror Zgjedhor, dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror.

Të pandehurit dhe përkrahësit e tyre i mohuan këto akuza, duke i cilësuar si me motive politike. Në shkurt, një gjykatë e dënoi edhe me 18 muaj shtesë burgim Tsikhanouskin, pasi e shpalli fajtor “për shkeljen e rregullave të brendshme të burgut”.

Si një blogeri i njohur, Tsikhanouski e shpalli kandidaturën për president në vitin 2020, duke e sfiduar politikanin e fuqishëm bjellorus Alyaksandr Lukashenka, i cili po garonte për t’u rizgjedhur.

Tsikhanouski ishte diskualifikuar dhe arrestuar para votimit.

Pas arrestimit të Tsikhanouskit, bashkëshortja e tij e shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke e mobilizuar opozitën. Fitorja e thellë e Lukashenkas nuk është njohur nga opozita dhe vendet perëndimore, të cilat thonë se ai e kishte montuar rezultatin në favor të vetin.

Ata besojnë se fituesja e drejtë e zgjedhjeve ishte Tsikhanouskaya. Pretendimi i Lukashenkas për fitore u përcoll me një valë protestash, gjatë të cilave dhjetëra mijëra njerëz ishin arrestuar dhe disa të tjerë ishin vrarë.

Mediat e pavarura, organizatat për të drejtat e njeriut dhe grupet opozitare, janë sulmuar po ashtu. Tsikhanouskaya është duke jetuar në Lituani qëkur u largua nga Bjellorusia, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e vet dhe dy fëmijëve./ REL

svyatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet