LIVE UPDATES
Bota

Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës, shkak “situata politike”

Ky sektor, por edhe institucionet tjera në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i financon Serbia, kanë marrë një “paralajmërim verbal” këtë javë se nuk mund t'i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme.

2 Korrik 2022, 19:13 Nga I.A
Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës,
Veriu i Kosoves

KOSOVË- Këto janë fjalët e një punonjësi shëndetësor në njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky sektor, por edhe institucionet tjera në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i financon Serbia, kanë marrë një “paralajmërim verbal” këtë javë se nuk mund t'i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme.

Si arsye për një gjë të tillë është theksuar “situata politike“.

“Të gjithë jemi të çuditur”, tha bashkëbiseduesi i Radios Evropa e Lirë.

“Njerëzit kanë paguar mijëra euro për aranzhimet verore”, shton ai.

Identiteti i punëtorit është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë, por ai insistoi që të mbetej anonim për shkak të frikës se mund ta humbte vendin e punës.

“Në takimin e shefave të reparteve me kryeinfermieret u tha fjalë për fjalë, se pushimet vjetore janë rreptësisht të ndaluara. Në rast se ndonjëri prej shefave të reparteve ia miraton punonjësit të tij (pushimet), ai do të zëvendësohet menjëherë”, thotë një tjetër bashkëbisedues i REL-it, po ashtu nga fusha e shëndetësisë.

Zemërimin nuk e fshehin as punëtorët në sektorë të tjerë, sikurse në arsim, të cilët kërkuan të mos identifikohen.

“Drejtori na tha dje se nuk ka pushim deri në një njoftim të dytë dhe se jemi të detyruar të paraqitemi në punë, pa shpjegime. Siç thuhet, ky është urdhër i Ministrisë së Arsimit (të Serbisë). Jemi të pafuqishëm, na është përzier frika, zemërimi dhe hidhërimi”, tha një punonjës nga sistemi i arsimit.

“Kush e dha këtë urdhër? A e dha shteti? A është shpallur gjendje e jashtëzakonshme? Kjo nuk është normale. Për tre vjet nuk kemi lëvizur askund, ndërkaq tash, ndalohemi. Kush po na ndalon dhe pse?”, pyet një punonjës tjetër në sistemin serb në Kosovë, duke shtuar se të gjithë janë “të neveritur dhe të zemëruar”.

“Prej se jam lindur, nëpër protesta, barrikada, fushëbeteja... edhe fëmijët e mi kanë të drejtën për det, për gëzim, për verë. Asgjë më nuk më lidh për këtë Kosovë. Ma kanë neveritur”, shtoi ai.

Kjo po ndodh pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor i vendosi Serbisë masat reciproke lidhur me dokumentet personale, si dhe vendimin për riregjistrimin e veturave me tabelat e qyteteve në Kosovë të lëshuar nga autoritetet e Serbisë - në tabela RKS (Republika e Kosovës).

Ato targa që përdoreshin kryesisht në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare i konsideronte të paligjshme për vite me radhë, por nuk ka reaguar, siç po reagon kësaj radhe.

Ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës ka reaguar ashpër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pretendimet se përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë njoftuar atë se nuk do të durojnë më asnjë “kërcënim”.

“Qëllimi është dëbimi i serbëve, sidomos nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, për të bërë një ‘Stuhi’ të re”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se Beogradi nuk do ta lejojë këtë.
Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e “përgatitur fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve, në fund të shtatorit”.

Pas kësaj, u ndalua shfrytëzimi i pushimeve vjetore për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i Serbisë në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë përgjigje nga autoritetet në veri të Kosovës lidhur me ndalimin e pushimeve për shkak të situatës politike.
Shefi i administratës së shkollës Ivan Zaporozhac dhe drejtori i Qendrës Spitalore Klinike, Zlatan Elek, nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe as mesazheve telefonike, më 1 korrik.

Përgjigja nuk ka ardhur nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, as nga Ministria e Arsimit dhe as nga ajo e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë.

Nenad Stojakoviq, pronar i agjencisë turistike “Holiday plus” nga Mitrovica e Veriut, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një numër i madh i njerëzve thërrasin për të anuluar aranzhimet në momentin e fundit.

“Është problem i madh, si do të kthehen paratë. Ky është problem i madh, më shumë se 100 njerëz (kanë kërkuar anulimin e pushimeve)”, tha Stojakoviq.

Si shembull, ai thekson se një familje është dashur që më 30 qershor të udhëtojë për në Egjipt, por në momentin e fundit e ka anuluar udhëtimin.

“Ata e humbën hotelin që e kanë paguanin në muajin shkurt. Si t'i kompensoni ato para?”, thotë pronari i agjencisë turistike “Holiday plus”.

Ai sqaron se tashmë kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe përsërit se tash është krijuar një problem i madh për shkak të anulimit të papritur të pushimeve vjetore.

Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, gjegjësisht ekzistenca e tyre varet nga pagat që ua siguron Beogradi.

Nga buxheti i Serbisë, i vitit 2021, për Kosovën janë ndarë rreth 91.8 milionë euro dhe pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 67.7 milionë euro, shkon për Zyrën për Kosovën.

Fondet për Kosovën ndahen jo vetëm përmes Zyrës së Qeverisë, por edhe përmes ministrive të caktuara.

Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

Për shembull, në shtator të vitit 2021, ata kishin “detyrim pune” që të merrnin pjesë, me ndërrime, në bllokimin e pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Në atë kohë duhej të mbylleshin objektet hoteliere, në mënyrë që të dilnin sa më shumë njerëz në barrikada.

Vitin e kaluar, popullata vendase nga komunat e veriut të Kosovës, ka bllokuar pikat kufitare për dy javë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciproke për targat e Serbisë. Përfaqësuesit e Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, gjatë gjithë kohës kanë qenë me vendasit nëpër barrikada.

Më pas të dyja palët arritën një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe një marrëveshje të përkohshme për targat, sipas së cilës simbolet shtetërore mbulohen me letra ngjitëse të bardha.

Organizatat ndërkombëtare dhe vendore me vite kanë vënë në dukje se serbët në Kosovë i nënshtrohen frikësimit dhe për këtë, shumica kanë frikë të flasin publikisht për pikëpamjet e tyre politike.

Diçka të tillë e ka treguar edhe hulumtimi “Analiza e trendëve” nga organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut.

Kjo organizatë, gjatë gjashtë viteve të fundit ka bërë këtë hulumtim, i cili ka për qëllim që të përcjellë pikëpamjet e komunitetit serb në Kosovë, për çështje të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës.

Raporti i vitit 2021 thotë se 70 për qind e të anketuarve në komunat me shumicë serbe të Kosovës thanë se “nuk ndihen të lirë të shprehin publikisht pikëpamjet politike”.

Miodrag Miliçeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv, vlerëson se përqindja kaq e madhe e atyre që nuk ndihen të lirë është sepse “çdo ditë e vuajnë presionin”.

“Si rrjedhojë ka vetëcensurë dhe vetëbllokim për të folur publikisht për disa qëndrime, gjegjësisht për pasojat që kanë disa politika”.

Miliqeviq thotë se mungesa e lirisë së fjalës është jashtëzakonisht e dëmshme për komunitetin serb në Kosovë, i cili tashmë është “rraskapitur dhe torturuar në 20 vitet e fundit”.

“Kjo gjendje është vërtet e papranueshme dhe se liria e fjalës është një pasuri e shoqërisë sonë në tërësi”, nënvizon Miliçeviq.

Ai beson se promovimi i lirisë së fjalës te komuniteti serb në Kosovë duhet të bëhet jo vetëm nga politikanët, por nga shoqëria në tërësi.

Ndërkohë bashkëbiseduesi ynë, nga fillimi i këtij rrëfimi, thotë:

“Po na i shkatërrojnë jetët”.

Marrë nga REL

petar petkoviç

Sondazh

Poll

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013