LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet (s)zgjidhin krizën në Maqedoninë e Veriut

 Shumica parlamentare ka 64 deputetë nga 120 sa ka gjithse Kuvendi, apo vetëm tre me shumë se numrat e nevojshëm për funksionimin e Qeverisë dhe të Kuvendit, por kjo shumicë e brishtë ka bërë që shumë ligje akoma të mos miratohen, ndërsa seancat vazhdimisht të bllokohen nga ana e opozitës.

2 Korrik 2022, 16:52 Nga k.m.
Zgjedhjet (s)zgjidhin krizën në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e vetme për kapërcimin e krizës politike, ekonomike dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, vlerëson partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE. Ajo konsideron se Qeveria aktuale, respektivisht kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk ka legjitimitet meqë, sipas saj, ka trashëguar në këtë post ish kryeministrin Zoran Zaev.

Veç kësaj, opozita fajëson Qeverinë për thellimin e krizës ekonomike, për shkak të, siç thotë, paaftësisë për përballje me pasojat e krizës globale, korrupsionit të lartë, drejtësisë selektive, mungesës së stabilitetit politik dhe për marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

“Mohohet identiteti maqedonas, gjuha, kultura, historia dhe tradita e popullit maqedonas. Maqedonia bëri kompromise të dhimbshme duke ndryshuar emrin kushtetues. Ndërkohë, po na ndodh katastrofa ekonomike, inflacioni po lulëzon si pasojë e kësaj Qeverie të keqe. Në Maqedoni mund të jetohet më mirë, por kur Kovaçevski të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare,”- thotë Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut andaj edhe e përjashton një mundësi të tillë.

“Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të ketë pasi kemi Qeveri, e cila kujdeset për interesat kombëtare dhe dinjitetin e qytetarëve pa i ndarë ata në baza etnike ose fetare. Kujdesemi pa dallime për të gjithë. Zgjedhje do të ketë, por në afatin e rregullt, në vitin 2024”, thotë Kovaçevski.

Qëndrim të ngjashëm kanë edhe partitë tjera të shumicës parlamentare, në veçanti Bashkimi Demokratik për Integrim, si partia e dytë për nga numri i deputetëve në koalicionin qeverisës. Shumica parlamentare ka 64 deputetë nga 120 sa ka gjithse Kuvendi, apo vetëm tre me shumë se numrat e nevojshëm për funksionimin e Qeverisë dhe të Kuvendit, por kjo shumicë e brishtë ka bërë që shumë ligje akoma të mos miratohen, ndërsa seancat vazhdimisht të bllokohen nga ana e opozitës.

Njohësit e çështje politike, thotë se Maqedonia e Veriut ndodhet në krizë, si politike, ashtu edhe ekonomike, por njohësit e rrethanave politike, Arsim Sinani dhe Marko Trashanovski, kanë mendime të ndryshme nëse duhet ose jo të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Këto zhvillime në Maqedoninë e Veriut ia kanë humbur legjitimitetin kësaj Qeverie. Por, se a duhet të mbahen zgjedhje është një çështjet që duhet të diskutohet, por me këto konstelacione që i ka vendi, mendoj se një qeveri e tillë nuk do të arrijë që për kohë të gjatë t'i mbijetojë kësaj trysnie dhe ka shumë gjasa që vendi të futet në një cikël të ri zgjedhor”, vlerëson Sinani, njohës i çështjeve politike.

Ai thotë se zgjedhjet do të ishin efikase sikur të arrihej të formohej një shumicë stabile, pasi sipas Sinanit, Maqedonia e Veriut ka nevojë për stabilitet politik dhe një forcë të qëndrueshme për zgjidhjen e shumë sfidave që ndodhen para këtij vendi.

Por, Marko Trashanovski, nga Instituti për Demokraci thotë se para se të vendoset nëse do të ketë ose jo zgjedhje, partitë, sipas tij, duhet të hartojnë një platformë të përgjithshme për t'u marrë vesh lidhur me orientimet strategjike mbi të cilat duhet të lëvizë shteti, siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit si një problem serioz për shtetin që mund të mund të marrë përmasa edhe më shqetësuese duke marrë parasysh krizën ekonomike.

“Të gjitha këto kërkojnë aksione të përbashkëta që individë apo grupe të caktuara të mos përfitojnë në kohë krize. Kjo është ajo më kryesorja që partitë duhet të bëjnë dhe më pas të flitet për zgjedhje, të cilat në këtë situatë të krijuar edhe nuk do të sillnin ndonjë ndryshim të madh, edhe pse gjendja edhe në aspektin politik është kritike, duke nisur që nga Parlamenti, Qeveria e kështu me radhë”, thotë Trashanovski.

Qeveria, që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, u formua në janar të këtij viti duke zëvendësuar Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet lokale, më 31 tetor të vitit 2021. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet