LIVE UPDATES
Bota

Baerbock: Integrimi i BP në BE është domosdoshmëri politike

Annalene Baerbock shkoi në Bosnjë-Hercegovinë përpara hapjes së negociatave të pranimit të vendit me BE. Reagimet janë të ndryshme.

6 Mars 2024, 07:34 Nga r.ll
Baerbock: Integrimi i BP në BE është domosdoshmëri politike
analena baerbock me anetaret e presidences ne bosnje dhe herecegovine

BOSNJE- Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian (BE) është një "domosdoshmëri gjeopolitike në sfondin  e imperializmit brutal rus”. Ky është mesazhi i ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbockgjatë vizitës këtë të martë dhe të mërkurë (4 dhe 5. mars) në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë (B-H). "Ne nuk mund t'i lejojmë vetes të kemi zona gri askund në Evropë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka së bashku për të pamundësuar që Rusia të përdorë këto zona për politikën e saj të destabilizimit, disinformimit dhe infiltrimit”, tha Annalena Baerbock.

Ajo theksoi se kjo nënkupton mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve demokratike dhe ofrimin e një perspektive më të mirë ekonomike. "Vetëm së bashku do të kemi sukses në krijimin e një themeli të fortë për paqen, lirinë dhe sigurinë në Evropë", tha Baerbock, duke theksuar se drejtimet e ardhshme duhet të përcaktohen duke vendosur "më shumë karrige" në BE. "Duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të tetorit, është thelbësore që reforma e Ligjit Zgjedhor me paketën e integritetit të procesit zgjedhor të përfundojë tani," theksoi Baerbock, duke shtuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një shoqërie demokratike.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina në fokus të BE-së

Shefja e diplomacisë gjermane vuri në dukje se Mali i Zi ka qenë prej vitesh aleat i Republikës Federale të Gjermanisë në NATO. "Në procesin e anëtarësimit në BE, Mali i Zi vendosi një agjendë ambicioze për vete dhe tani po e ndjek me vendosmëri atë. Ne duam ta përdorim këtë moment të ri së bashku dhe ta shoqërojmë Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së si një partner i ngushtë dhe mik i mirë”, tha Baerbock.

Ajo theksoi se B-H është në një udhëkryq në procesin e pranimit në BE. "Vitin e kaluar, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e pranimit sapo të përmbushen kriteret." Sipas saj, reformat e nevojshme përfshijnë miratimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilin B-H e bëri në mes të shkurtit.

„Fantazitë për shkëputjen" ngadalësojnë rrugën

"Ne jemi kundër të gjithë atyre që, me fantazitë e tyre për shkëputje, vendosin pengesa në rrugën e B-H drejt BE-së dhe venë në pikëpyetje vlerat evropiane," tha ministrja gjermane. Ajo foli në takime të ndara me përfaqësuesin e lartë në Sarajevë. të martën (4 mars) Christian Schmidt dhe anëtarët e Presidencës së B-H, por pas këtyre takimeve nuk pati asnjë njoftim për shtyp.

Kreu i OHR (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë) Christian Schmidt vizitoi më parë qytetin turk të Antalias, ku tha në një forum diplomatik se "BiH duhet të përdorë mundësinë për të hapur negociatat me BE". Kjo është me rëndësi thelbësore jo vetëm për progresin ekonomik dhe social të Bosnjë-Hercegovinës, por edhe për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në vend dhe rajon.

Dodik: Vizita është e kotë

Presidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, nga ana tjetër, e nënvleftëson vizitën e ministres së Jashtme gjermane Annalene Baerbock në Sarajevë. Kjo vizitë është "e lodhëshme dhe e pakuptimtë", pohon Dodik. Duke përdorur një gjuhë jodiplomatike, Presidenti i RS tha se Baerbock "do të shprehë zhgënjimet e saj" në B-H dhe tha se "Gjermania e ka pushtuar B-H me politikën e saj". Dodik kritikoi ministren gjermane për mbështetjen e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.

"Annalena Baerbock vjen në B-H për të shfryrë zhgënjimet e saj për shkëputjen, për të folur për reformat dhe sundimin e ligjit, dhe më pas na dërgon dhe mbështet Schmidtin e rremë dhe kështu tregon se ne kemi sundimin e ligjit këtu”, tha Dodik. Presidenti i RS tha të martën (05.03) se ata "nuk kanë plane për shkëputje", gjë që bie ndesh me deklaratat e tij të mëparshme se RS "ka një plan për shkëputje" në rast se Christian Schmidt shpall ligjin mbi pronën shtetërore në nivel B-H.

"Nëse ndonjëherë do të ketë një vendim për pavarësinë (e RS), ai do të jetë rezultat i veprimeve të përfaqësuesit të lartë të rremë Schmidt, i cili po përpiqet të rrëzojë RS dhe që mbështetet nga Baerbock," tha ai. "Ajo (Annalene Baerbock) është sot në B-H dhe në mënyrë të rreme paraqet veten si dikush që po ndihmon. Por në thelb dëshiron të marrë pikë për vendimin e marrë tashmë për t'i dhënë B-H statusin e negociatave pa një datë fillimi," tha Dodik, duke theksuar se hapja e engociatave pa caktuar një datë "nuk do të thotë asgjë”.

Mbështetje nga Austria dhe Italia

Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani dhe ministri austriak për Çështjet Evropiane Alexander Schallenberg vizituan Sarajevën të martën (05.03). Ata, gjatë bisedës me zyrtrët e B-H, dërguan mesazhe të forta mbështetjeje për B-H në rrugën e saj evropiane. Ministri Tajani kujtoi, se Italia "ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e B-H në BE", ndërsa shefi i diplomacisë austriake Schallenberg theksoi, se qytetarët e B-H "kanë pritur shumë" dhe se ata meritojnë një të ardhme të begatë në BE. Anëtarët e presidencës së B-H falënderuan ministrat e Austrisë dhe Italisë për mbështetjen e "fortë" dhe mobilizimin e mbështetjes nga anëtarët e BE për fillimin e negociatave të pranimit B-H në BE.

"Vizitat e zyrtarëve nga Gjermania, Austria dhe Italia në B-H nuk janë një grumbullim idesh politike, siç pretendon Milorad Dodik, por një shenjë e mbështetjes konkrete për këtë vend në rrugën e tij evropiane," thotë Tanja Topiq, një shkencëtare politike nga Banja Luka. Ajo beson se zyrtarët evropianë "janë gati", megjithëse akoma nuk janë përmbushur të gjitha kushtet, të miratojnë fillimin e negociatave të pranimit.

 "Mesazhe të qarta nga Annalena Baerbock"

"Është pikërisht mesazhi i ministres gjermane që i përgjigjet pyetjes pse zyrtarët evropianë kujdesen për zgjidhjen e ngërçit në B-H dhe pse duan të parandalojnë ndikimin rus në këtë pjesë të Evropës”, ​​thotë Tanja Topiq. Ajo thekson se në të njëjtin kontekst, Mali i Zi është "shumë i rëndësishëm" për BE-në. "Megjithëse është anëtar i NATO-s, Mali i Zi është interesant për evropianët për shkak të trazirave të brendshme politike, nga të cilat mund të përfitojë edhe Rusia”, tha ajo në një intervistë me DW.

"Ofensiva diplomatike", siç i quajtën mediat në B-H vizitat e zyrtarëve nga Gjermania, Austria dhe Italia në Sarajevë, i paraprinë samitit të Këshillit Evropian në fund të marsit, ku do të vendoset për hapjen e negociatave. Ky vend ende nuk ka miratuar dy ligjet kyçe që BE-ja pret - Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Konfliktin e Interesit./DW

analena baerbock

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj