LIVE UPDATES
Bota

Bashkëpunim amerikan dhe shqiptar për trajtimin e kancerit të prostatës

Profesor Lepor flet thotë se 40 vitet e fundit, pasioni i tij ka qenë të shohë mënyra të reja për te përmirësuar testimet

27 Qershor 2022, 14:36 Nga d.d

 

 

Bashkëpunim amerikan dhe shqiptar për trajtimin e kancerit të
Foto ilustruese

Në Vlorë u mbajt këtë fundjavë një konferencë shkencore mjekësore për kancerin e prostatës ku morën pjesë tre profesorë të njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe mjekë nga Shqipëria dhe Kosova. Konferenca solli përvojën amerikane të trajtimit fokal të kancerit të prostatës, e cila synohet të aplikohet edhe nga urologët nga Shqipëria dhe Kosova.

Në një mjedis mjekësh nga Shqipëria dhe Kosova, të mbledhur në Vlorë, Profesor Shpëtim Telegrafi i Departamentit të Urologjisë në shkollën mjekësore Grossman të Nju Jorkut është ideatori i një konference ndëkombëtare për kancerin e prostatës.

Doktor Telegrafi që jeton e punon prej viteve nëntëdhjetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur të ndajë përvojën me kolegët shqiptarë së bashku me Profesorin amerikan Herbert Lepor, një emër i njohur i mjekësisë botërore në trajtimin e kancerit të prostatës, tek mbi pesë mijë pacientë, si dhe bashkëshorten e tij, urologen pediatre Helene Shapiro.

Profesor Telegrafi thotë se krahas synimit për të sjellë përjekjet që bëhen sot për zhvillimin e urologjisë, konferenca është një ndihmë konkrete për mjekët nga Shqipëria dhe Kosova.

"Ne synojmë që mbi të gjitha këto aktivitete të jenë konferenca pune ku njerëzit për aq kohë sa janë , 2 apo tre orë , të mësojnë diçka që nesër t`u shërbejë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Kualiteti i referimeve nga këta eminenca të mjekësisë botërore është shumëi i lartë, i padiskuteshëm, por ajo që më befason mua është si e pret audienca këtë dhe sa ajo është e gatshme t`i marrë, t`i përthithë këto informacione. Nuk është suprizë për mua si shqiptaro- amerikan të shoh që konferenca i përpin në moment informacionet", thot.

Ndërsa Profesor Lepor flet thotë se 40 vitet e fundit, pasioni i tij ka qenë të shohë mënyra të reja për te përmirësuar testimet, kapjen në kohë dhe trajtimin e kancerit të prostatës.

Është gjithmonë një mundësi e shkelqyer te ndaj disa nga keto arritjet e fundit të shkencës me kolegët e mi, të cilët gjatë viteve jane bërë shokët e mi", thotë doktor Lepor.

"Shpesh kanceri i prostatës edhe kur është i kurueshëm, nuk shkakton simptoma. Është shumë e rëndësishme që pacientët të kontrollojnë antigjenin specifik të prostatës (prostate-specific antigen). Sidoqoftë, ky testim ka mjaft kufizime sepse shpesh kërkon për pacientët të kryejne biopsinë edhe kur nuk është e nevojshme për shumë prej këtyre pacientëve të kryejnë biopsinë. Shumë prej pacientëve që i nënshtrohen biopsisë së prostatës nuk rezultojnë me kancer të prostatës. Ne jemi përpjekur të gjejmë një mënyrë më të avancuar për të testuar, diagnostikuar, edhe kuruar pacientet, në mënyrë më efikase. Qëllimi ynë ështe në testimin e pacientëve, dhe në të njëjtën kohë mos t`i detyrojmë të gjithë pacientët të kryejnë biopsinë kur nivelet e antigjenii specifik të prostatës janë të larta. Burrat që kanë antigjen të lartë, tani i trajtojmë me biomarkers dhe rezonancë manjetike për të verifikuar kancerin përpara se të kryejmë biopsinë".

Kanceri i prostatës është numri dy për vdekjet kanceroze në Amerikë dhe jam i sigurtë, thotë më tej zoti Lepor, që është e njëjta gjë edhe në Shqipëri.

“Arritja më e madhe në trajtimin e kancerit të prostatës është terapia fokale. Kjo terapi fokusohet në trajtimin e pjesës së prostatës të infektuar nga kanceri duke eliminuar nevojën për të bërë prostaktomi radikale (heqje të prostatës) ose trajtim me rreze. Aktualisht terapia fokale nuk ofrohet në Shqipëri apo Kosovë. Unë shpresoj që të kem frymëzuar koleget e mi të bëhen pjesë e udhëtimit tim dhe të inkurajoj kolegët e mi të konsiderojnë këte metodë të re për të trajtuar kancerin e prostatës", thotë zoti Lepor.

Edhe doktor Telegrafi e vlerëson mjekimin fokal të kancerit të prostatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikëas si një përvojë që mund të shtrihet edhe në Shqipëri.

"Heqja radikale totale e prostatës ka suksesin e vet por ka edhe pasoja që duhen marrë paarsysh. Sot siç referoi doktor Lepor ka filluar mjekimi fokal i kancerit të prostatës që bëhet më herët, që është më i sigurtë, që bëhet pa diskutim në pacientë të zgjedhur që mund të bëjnë këtë ndërhyrje, apo duhet të shkojnë drejt heqjes totale të prostatës. Në SHBA ka rezultate të jashtëzakonshme", thotë ai.

Pas kësaj konference shkencore që mbahet për të dytin vit në Vlorë, zoti Telegrafi thotë se përpjekjet do shkojnë edhe më tej .

"Është viti i dytë që po e bëjmë këtë konferencë në Vlorë, është një traditë që unë personalisht me mbështetjen e drejtuesve lokalë dhe shoqatave kombëtare të urologëve në Shqipëri dhe Kosovë të mund ta vazhdojmë çdo vit. Gjithashtu do organizojmë disa kurse intensive që janë akoma më të mira për mjekët lokalë, unë do filloj personailsht me spitalin e Vlorës dhe do të shohim edhe më tej shtrirjen e tyre në spitale apo qytete të tjera".

Kryetari i shoqatës së urologëve të Kosovës Doktor Bujar Frangu thotë se konferenca të tilla janë mjaft të dobishme për marrjen e informacionit shkencor.

Sipas tij edhe me Shoqatën shqiptare të Urologëve që drejtohet nga doktor Arian Galiqi synohet të shkohet drejt bashkëpunimeve të qëndrueshme me qëndrim të specializantëve në klinikat reciproke dhe në operacione të përbashkëta kirurgjikale.

“Për momentin jemi vetëm në aktivitete shkencore, por ne po shpresojmë edhe me doktor Gëzimin që drejton shoqatën shqiptare të urologëve të kemi operacione të përbashkëta në klinikat si në Shqipëri dhe Kosovë”.

Drejtoresha e Spitalit te Vlorës Bruna Mersini thotë se shpesh spitalet bënin konferenca të tilla dhe traditat ka nisur të zbehet.

Konferenca shkencore në Vlorë u mbështet nga disa kompani farmaceutike në fushën e urologjisë, një hap që vlerësohet nga rrethet profesionale të mjekëve si një mundësi që biznesi i jep shkëmbimit të mendimit shkencor .

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll
Bota 27 Qershor 2022, 13:53 d.d

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Foto ilustruese Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtar&eum...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën