All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Bashkëpunimi Rusi-Kinë në teknologjinë 5G përbën rrezik për Ukrainën

Në raportin e publikuar më 1 mars, është thënë se ndonëse integrimi i rrjetit 5G në zonat e fushëbetejës mund të përcillet me komplikime, infrastruktura për ndihmën kineze ndaj satelitëve rusë veçse ekziston dhe mund të lehtësojë “veprimet ushtarake ruse në Ukrainë”.

1 Mars 2024, 13:54 Nga N.F
Bashkëpunimi Rusi-Kinë në teknologjinë 5G përbën
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

RUSI- Rusia është duke e rritur bashkëpunimin me Kinën në teknologjinë satelitore dhe atë 5G, dhe diçka e tillë mund të lehtësojë luftën e Moskës në Ukrainë, është thënë në një raport të institutit britanik The Royal United Services Institute (RUSI). Në raportin e publikuar më 1 mars, është thënë se ndonëse integrimi i rrjetit 5G në zonat e fushëbetejës mund të përcillet me komplikime, infrastruktura për ndihmën kineze ndaj satelitëve rusë veçse ekziston dhe mund të lehtësojë “veprimet ushtarake ruse në Ukrainë”.

Kina, e cila ka lidhje të ngushta me Moskën, ka refuzuar të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe i ka ofruar ndihmë ekonomike Rusisë, duke ia bërë më të lehtë Kremlinit përballjen me sanksionet e Perëndimit. Pekini ka thënë se nuk i shet armë vdekjeprurëse Rusisë për luftën në Ukrainë, mirëpo qeveritë e Perëndimit e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën se i ka ofruar ndihmë teknologjike Moskës, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit.  Në raportin e RUSI-t jepen më shumë detaje se si bashkëpunimi në mes të Rusisë dhe Kinës në sektorin 5G dhe teknologjinë satelitore mund të ndihmojë Rusinë në fushëbetejë.

“Dronët dhe pajisjet tjera të avancuara teknologjike kanë qenë kyçe në të gjitha frontet në Ukrainë, duke nisur prej mbledhjes së informacioneve, e deri të fushata e sulmeve ajrore”, është thënë në raport.

Sipas raportit, zhvillimi i rrjetit 5G ka rezultuar me ndikim të madh në marrëdhëniet strategjike ruso-kineze në vjetët e fundit. 5G është teknologji standarde, e cila mundëson shpejtësi më të madhe të transferimit të të dhënave, në krahasim me rrjetin 4G. Sipas raportit të RUSI-t, 5G ka potencial të riformësojë fushëbetejën. Më 2019 Rusia dhe Kina janë pajtuar për ndërtim të tri stacioneve vëzhguese në Kinë dhe tri tjerave në Rusi.

Kjo teknologji mundëson mbledhjen e pamjeve, përmirëson menaxhimin logjistik, mundëson vëzhgimin e lëvizjeve ushtarake dhe saktëson identifikimin dhe eliminimin e shënjestrave tokësore. Ky raport është publikuar teksa qeveritë perëndimore janë duke i rritur përpjekjet për t’i luftuar tentimet e Rusisë për t’iu ikur sanksioneve të vëna për nisjen e luftës në Ukrainë. Më 23 shkurt, në prag të përvjetorit të dytë të nisjes së luftës, Shtetet e Bashkuara u kanë vënë sanksione rreth 100 entiteteve, që janë duke i ndihmuar Rusisë t’iu ikë sanksioneve dhe janë duke ofruar ndihmë për makinerinë ruse të luftës. Në këtë luftë përfshihen kompanitë kineze, të akuzuara për ofrimin e mbështetjes për “bazën ushtarake të Rusisë”.

Marrë nga REL

5g rusia kina

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj