LIVE UPDATES
Bota

Baza ligjore për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Në fillim të muajit nëntor, më shumë se 550 policë u larguan nga postet e tyre në komunat në veri të Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës.

25 Nëntor 2022, 18:50 Nga d.a.
Baza ligjore për kthimin e serbëve në institucionet e
Anetaret e Listes serbe

KOSOVË- Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët janë larguar nga institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës dhe nga Policia, mund të kthehen në pozitat e tyre nëse dëshirojnë, sepse procedurat ligjore për shkarkimin e tyre janë ende në vazhdim.

Megjithatë, ekziston mundësia që ata të përballen me masa disiplinore për shkak të veprimeve të tyre, pra për shkak të vendimit për t'u larguar nga institucionet për arsye politike, thonë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në fillim të muajit nëntor, më shumë se 550 policë u larguan nga postet e tyre në komunat në veri të Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës.

Të njëjtën gjë e kanë bërë rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe personel administrativ nga sistemi gjyqësor në komunat në veri, ku jeton popullata shumicë serbe - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potok.

Së bashku me përfaqësuesit politikë nga radhët e Listës Serbe, ata shtruan dy kërkesa për kthim në institucionet e Kosovës: pezullimin e vendimit për riregjistrimin e veturave në targa RKS (Republika e Kosovës) dhe formimin e Asociacioni e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 23 nëntor për targat, sipas së cilës Prishtina zyrtare është zotuar që të ndërpresë aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me riregjistrimin e veturave dhe Beogradi të mos lëshojë më targa të reja për qytetet e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 nëntor konfirmoi se serbët nga veriu i Kosovës do të kthehen në institucionet e Kosovës kur të plotësohet kushti i dytë, pra të formohet Asociacioni.

Ky Asociacion është dakorduar në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por është i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës, sepse e sheh atë si trup monoetnik.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 24 nëntor se kthimi i serbëve në institucione nuk mund të jetë politik dhe se është çështje ligjore dhe kushtetuese.

Ai ka theksuar se u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që të mos dalin nga institucionet e Kosovës, por se nuk u ka bërë thirrje që të kthehen tani.

“Nuk kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi sqaron se procedura për largimin e punëtorëve nga sistemi gjyqësor nuk ka përfunduar ende dhe se ata mund të kthehen në pozitat e tyre, por thekson se mund të përballen edhe me masa disiplinore, përfshirë largimin nga puna.

Sipas ligjit, dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të miratohen nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës, ndërsa vendimi për shkarkimin i dërgohet Kryesisë, e cila duhet të dekretojë brenda 30 ditëve.

Miftaraj thekson se kjo procedurë ende nuk ka përfunduar dhe se gjyqtarët dhe prokurorët serbë ende konsiderohen pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë të drejtën të refuzojnë aktet e dorëheqjeve të tyre, dhe të njëjtit të vazhdojnë punën në gjyqësorin e Kosovës, por që kjo nuk i pengon mekanizmat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial për të iniciuar procedura disiplinore ndaj tyre për shkelje disiplinore”, thotë Miftaraj.

Ai shton se nuk ka dyshim se do të merren masa ndaj kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq, për shkak se ka marrë pjesë në një tubim politik dhe ka mbajtur fjalime politike.

“Një veprim i tillë hyn në kuadër të shkeljeve të rënda disiplinore, ku si masë disiplinore mund të hyjë edhe shkarkimi i tyre”.

Stevanoviq ka marrë pjesë në një protestë në Mitrovicën Veriore më 6 nëntor, të organizuar nga Lista Serbe, partia kryesore serbe që vepron në Kosovë me mbështetjen e Beogradit dhe Partisë Progresive Serbe të presidentit serb, Vuçiq.

Ajo, gjithashtu, mori pjesë në një protestë të grave më 23 nëntor, e cila u organizua gjithashtu nga Lista Serbe, partia kryesore serbe që vepron në Kosovë me mbështetjen e Beogradit dhe Partisë Progresive Serbe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Video nga REL: Gratë në Mitrovicë të Veriut protestojnë, për arsyet nuk flasin

Në bazë të Udhëzimit Administrativ për punësimin në Policinë e Kosovës, zyrtarët policorë që japin dorëheqje vullnetarisht, nuk kanë të drejtë të kthehen apo të punësohen në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, procedura është që një punonjës policie duhet të paralajmërojë dorëheqjen në Drejtorinë e Personelit 30 ditë përpara, ndaj procedura për shkarkimin e tyre është ende në vazhdim. Policët kanë dorëzuar dorëheqjet ditët pas 5 nëntorit, kur në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq është marrë vendimi për largim nga institucionet e Kosovës.

Fillimisht ishte suspenduar drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Nenad Gjuriq, për shkak se kishte kundërshtuar të zbatonte masat e Qeverisë së Kosovës për targa serbe. Kurse, dorëheqjen e ka dorëzuar shefi i operacioneve, Aleksandar Filipoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më pas u dhuroi atyre Urdhrin e Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Shkallës së Parë dhe Medaljen e Artë për Guxim.

Pjesëtarët e komunitetit serb janë integruar në Policinë e Kosovës në bazë të Marrëveshjes së Brukselit si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga viti 2013.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka pranuar që komandanti rajonal për katër komunat në veri të jetë një serb i Kosovës, i cili emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës me propozim të kryetarëve lokalë.

Kjo pikë është futur në Ligjin për Policinë e Kosovës, kurse procedura për zgjedhjen e komandantit të ri zgjat më shumë se një muaj.

Problemi me këtë çështje është se kryetarët e katër komunave kanë dhënë dorëheqje, kështu që teknikisht nuk është e mundur zgjedhja e një komandanti të ri.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarë të komunave në veri janë shpallur për 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit janë shpallur për 25 dhjetor. Lista Serbe ka thënë më herët se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Në katër komuna në veri të Kosovës dorëheqje kanë dorëzuar edhe nëpunësit civilë, marrëdhënia e punës e të cilëve rregullohet me Ligjin për shërbimin civil.
Sipas këtij ligji, ata duhet të dorëzojnë njoftimin për dorëheqje së paku një muaj përpara, që do të thotë se procedura për shkarkimin e tyre po ashtu është ende në vazhdim.

Kur bëhet fjalë për kthimin, ligji thotë se nëpunësit civilë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë humbur statusin e nëpunësit civil, mund të kërkojnë më vonë punësimin në shërbimin civil përmes procedurave të jashtëzakonshme të punësimit në përputhje me kushtet e përcaktuara me ligj.

*Video nga arkivi: Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Miodrag Marinkoviq, drejtor i organizatës joqeveritare “Qendra për Veprime Afirmative Sociale” nga Mitrovica e Veriut, beson se pjesëtarët e komunitetit serb do të kthehen së shpejti në institucionet e Kosovës me kërkesë të Beogradit.

“Mendoj se bashkësia ndërkombëtare, tani pas përpjekjeve të mëdha diplomatike për qetësimin e krizës, do ta ridrejtojë presionin ndaj Beogradit, që përmes tyre të kërkojë kthimin e institucioneve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se në periudhën e ardhshme do të ketë një “betejë”, në të cilën të gjithë do të kthehen në institucionet e Kosovës, edhe nëse në disa situata nuk ka kushte ligjore për këtë apo ka “rezistencë” në mesin e disa pjesëtarëve të komunitetit serb.

Marinkoviq konkludon se dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës ka qenë e detyruar dhe se nuk është dashur të ndodhë dhe se vetëm tani do të ndihen përmasat e pasojave të shkaktuara nga ajo lëvizje.

Thirrjet për kthimin e serbëve ne institucione kanë bërë edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Kosova e Veriut u integrua në sistemin e Kosovës pas vitit 2013 në bazë të marrëveshjeve individuale në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve./REL/

lista serbe zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë