LIVE UPDATES
Bota

BE-ja i bën thirrje Greqisë: Ndalo deportimet e dhunshme të emigrantëve ose rrezikoni fondet

Pasi u bë një nga destinacionet kryesore gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015-të, Athina e ka ashpërsuar politikën e saj gjatë vitit të kaluar duke shtuar patrullimet tokësore dhe detare, duke zgjeruar një gardh kufitar, dhe duke ndërtuar kampe me siguri shumë më të rreptë në ishujt e saj pranë Turqisë.

30 Qershor 2022, 19:41 Nga d.a.
BE-ja i bën thirrje Greqisë: Ndalo deportimet e dhunshme të
Foto ilustruese

GREQI- Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian për emigracionin i tha Greqisë të enjten që të ndalojë dëbimet "e dhunshme" të emigrantëve ose në të kundërt rrezikon të humbasë fondet nga BE-ja.

Pasi u bë një nga destinacionet kryesore gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015-të, Athina e ka ashpërsuar politikën e saj gjatë vitit të kaluar duke shtuar patrullimet tokësore dhe detare, duke zgjeruar një gardh kufitar, dhe duke ndërtuar kampe me siguri shumë më të rreptë në ishujt e saj pranë Turqisë.

Greqia i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për të ashtuquajturat kthime të azilkërkuesve, duke thënë se ndalon varkat në det për të mbrojtur kufijtë e saj dhe ato të Bashkimit Evropian.

"Mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE-së nga hyrja e paligjshme është një detyrim. Deportimet e dhunshme dhe të paligjshme të emigrantëve duhet të ndalen, tani," tha komisionerja e punëve të brendshme, Ylva Johansson pas takimit me ministrat e qeverisë greke.

Ajo tha se Athina do të vendosë nga shtatori një sistem të ri për të mbrojtur të drejtat themelore, por nuk dha detaje të mëtejshme. Zyrtarët grekë ende nuk kanë komentuar mbi deklaratat e saj.

“Financimi është i lidhur me zbatimin e të drejtave themelore të BE-së”, shtoi ajo.

Greqia deklaroi muajin e kaluar se nuk do të lejonte hyrjen e jashtëligjshme të emigrantëve nga rrugët detare ose tokësore, pas një rritjeje të tentativave përmes ishujve të saj në Egje dhe kufijve tokësorë me Turqinë.

Gjatë një adresimi në Parlamentin Evropian, ministri grek për emigracionin, Notis Mitarachi deklaroi se edhe BE-ja duhet gjithashtu të bëjë më shumë për të ndaluar varkat me emigrantë që vijnë nga Turqia, me të cilën Greqia ka përplasje të vazhdueshme mbi emigrantët dhe çështje të tjera.

“Greqia pret një rol edhe më aktiv të institucioneve të BE-së duke i bërë thirrje Turqisë për t'iu përmbajtur angazhimeve të saj," tha ai. "Sipas një numri të konsiderueshëm dëshmish nga azilkërkuesit, autoritetet turke po inkurajojnë në mënyrë aktive udhëtimet e paligjshme të emigrantëve drejt Greqisë."

Fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika në vitin 2015-të mbingarkoi kapacitetet sociale dhe ato të sigurisë në Bashkimin Evropian.

Numri i të ardhurve kishte rënë ndjeshëm që atëherë, por në javët e fundit, autoritetet greke thanë se kishin ndaluar një numër të konsiderueshëm njerëzish të hynin në territorin e tyre.

Rreth 47,000 njerëz mbërritën përmes detit në Itali, Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë deri më tani këtë vit, tha agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR. Vendet mesdhetare presin mbi 150,000 ardhje këtë vit pasi mungesa e ushqimit të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë kërcënon rritjen e numrit të emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Marrë nga REL.

ylva johansson be thirrje greqise

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria