LIVE UPDATES
Bota

Kancelari gjerman dëshiron zbutjen e mosmarrëveshjes për tranzitin në Kaliningrad

Kancelari Scholz dëshiron të arrijë një zbutje në mosmarrëveshjen për tranzitin në enklavën ruse të Kaliningradit. Në fund të samitit të NATO-s, ai e përshkroi Rusinë si një "kërcënim" për Evropën dhe NATO-n.

30 Qershor 2022, 18:17 Nga d.a.
Kancelari gjerman dëshiron zbutjen e mosmarrëveshjes për
Olaf Scholz

SPANJË- Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron një lehtësim të mosmarrëveshjes mbi trafikun tranzit rus në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik. I takon Bashkimit Evropian të vendosë kushtet e nevojshme kornizë, tha ai në fund të samitit të NATO-s në Madrid. Rregullat duhet "natyrisht që gjithmonë të vendosen duke mbajtur parasysh faktin se këtu kemi të bëjmë me trafikun midis dy pjesëve të Rusisë", tha kancelari. "Dhe unë besoj se të gjithë pjesëmarrësit aktualisht po përpiqen të krijojnë një dinamikë deeskalimi."

Lituania ndaloi në mesin e qershorit tranzitin hekurudhor të mallrave të caktuara përmes territorit të saj në rajonin e Kaliningradit, mallra të cilat janë në listat e sanksioneve perëndimore. Rusia i kritikoi kufizimet, duke i quajtur ato "të paligjshme" dhe kërcënoi se do të merrte masa hakmarrëse.

"Rusia përsëri një kërcënim për Evropën"

Në fjalën e tij, Scholz-i e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe NATO-n. "Ajo kërcënon rendin ndërkombëtar”, tha kancelari gjerman. "Përmes politikës së saj agresive, Rusia përfaqëson një kërcënim për Evropën dhe Aleancën”.

Sipas tij, NATO-ja nxjerr përfundimet e duhura nga evoluimi i situatës botërore. "Kjo është arsyeja pse NATO-ja po forcon aftësinë e saj të mbrojtjes, veçanërisht me synimin për të garantuar sigurinë e anëtarëve të saj përgjatë krahut të saj lindor."

30 vendet anëtare vendosën të mërkurën të rrisin numrin e ushtarëve në gatishmëri të lartë operacionale nga 40.000 aktualisht në 300.000. Përveç kësaj, do të vendosen më shumë armë të rënda, veçanërisht në Shtetet Baltike dhe në Poloni.

Ratifikimi i NATO-s fillon sërish këtë javë

Në samit, vendet e NATO-s vendosën gjithashtu të pranojnë Finlandën dhe Suedinë si anëtarë të rinj. Scholz-i tha se nuk priste që anëtarësimi i dy vendeve të tendoste më tej raportin e NATO-s me Rusinë. Presidenti Vladimir Putin "e regjistroi zgjerimin e afërt i paimpresionuar", tha Scholz-i. Siç janë gjërat tani, nuk pritet asnjë përshkallëzim.

Gjermania do të nisë ratifikimin e anëtarësimit të dy vendeve këtë javë.

Quajtja nga Putini e NATO-s imperialiste është "qesharake", shtoi Scholz. Aleanca është thjesht mbrojtëse. Përkundrazi është vetë Rusia që po vepron në mënyrë imperialiste.

Kancelari theksoi se një paqe e diktuar nga Rusia me Ukrainën nuk do t'i jepte fund sanksioneve perëndimore. Përkundrazi, Putini duhet t'i japë fund luftës menjëherë. Kjo është një "luftë e tmerrshme", në të cilën vriten njerëz të pafajshëm dhe shkaktohen shkatërrime të mëdha. Dhe është një luftë që nuk ka kuptim as nga këndvështrimi i Rusisë, sepse shkatërron të ardhmen e vendit.

Njësi shtesë gjermane për mbrojtjen e kufirit lindor të NATO-s

Scholzi konfirmoi se Gjermania dëshironte të vërë në dispozicion të përhershëm për mbrojtjen e kufirit lindor të NATO-s një divizion të blinduar prej 15.000 ushtarësh, 60 avionësh dhe 20 njësi detare. Kësaj i shtohet edhe ngritja e një komande detare rajonale në Detin Baltik, tha ai. Këto forca do të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur. Në fund të fundit, sulmi rus në Ukrainë tregoi se ne duhej të jemi gati.

Marrë nga DW.

olaf scholz samiti i nato-s

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën