30 Qershor 2022, 16:40
Nga d.a.

KOSOVË- Nikolla Nedelkoviqit nga Beogradi, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës më 28 qershor, në Gazimestan afër Prishtinës, për “nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare”, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokatja Jovana Fillipoviq.
Më 28 qershor, disa qindra serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit u mblodhën në Gazimestan për të shënuar Ditën e Shën Vidit (Vidovdan).
Po atë ditë Policia e Kosovës ua ka ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhjetë shtetasve të Malit të Zi, për shkak se pranë tyre janë gjetur rroba me mbishkrime që “nxisin urrejtje”.
Po ashtu, disa persona që morën pjesë në shënimin e Ditës së Shën Vidit në Gazimestan, përveç flamujve serbë, bartnin edhe flamuj rusë, si dhe bluza me shenjën Z, që është simbol i pushtimit rus ndaj Ukrainës. Por, Policia e Kosovës i ka konfiskuar veshjet me mbishkrimet e tilla.
Çdo vit, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe serbët nga Kosova dhe rajoni, festojnë më 28 qershor Ditën e Shën Vidit në Gazimestan, si përkujtim të, siç thuhet, vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane në Kosovë, në vitin 1389.
Pikërisht në Gazimestan, më 28 qershor 1989, ish-presidenti i Serbisë, e më pas i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç mbajti një fjalim para dhjetëra mijëra serbëve, në të cilin ai nuk përjashtoi “betejat e armatosura”.
Ai fjalim i Millosheviqit u pa nga shumë njerëz si një paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.
Në të njëjtën datë në vitin 2001, Millosheviqi u ekstradua në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, e cila e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006 para vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.
Marrë nga REL.
nikolla nedelkoviq policia e kosoves
Bota
30 Qershor 2022, 16:24
d.a.
Bullgari dhe Maqedonia e Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë s&eum...
Bota
30 Qershor 2022, 16:20
d.a.
Joe Biden
SPANJË- Ndërsa u zotua të "mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të duhet", presidenti i SHBA Joe Biden ...
Bota
30 Qershor 2022, 16:11
d.a.
Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut
Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) publikoi të mërkurën masa të ...
Bota
30 Qershor 2022, 15:57
d.a.
Jakup Krasniqi dhe Gresa
KOSOVË- Vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresa ka komentuar statusin në...
Bota
30 Qershor 2022, 15:48
d.a.
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se njerëzit në politikë nd...
Bota
30 Qershor 2022, 15:45
d.a.
Dacic dhe Lajcak
SERBI- Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogu...
Bota
30 Qershor 2022, 15:19
d.a.
Miroslav Lajcak dhe Petar Petkovic
SERBI- Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvillua...
Bota
30 Qershor 2022, 15:15
d.a.
Joe Biden
SPANJË- Përpara se të kthehet në Uashington, presidenti amerikan Joe Biden po mban një konferencë shtypi në sa...
Bota
30 Qershor 2022, 15:06
d.a.
SPANJË- Samiti i NATO-s në Madrid ka përfunduar dhe liderët botërorë që janë pjesë e aleancës ushtarake kan&...
Bota
30 Qershor 2022, 14:53
k.m.
Mirosllav Lajçak
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha ...