LIVE UPDATES
Bota

Raporti i OKB: 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare

Ukraina ka vuajtur shkatërrimin e infrastrukturës së saj që nga pushtimi i Moskës më 24 shkurt, duke detyruar miliona njerëz të largohen dhe duke lënë qytete të tëra të shkatërruara.

30 Qershor 2022, 18:26 Nga d.a.
Raporti i OKB: 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Rreth 16 milionë njerëz brenda territorit të Ukrainës kanë nevojë për ndihmë humanitare, deklaroi të enjten Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ofrimi i ndihmës në disa zona ishte "jashtëzakonisht i vështirë".

Ukraina ka vuajtur shkatërrimin e infrastrukturës së saj që nga pushtimi i Moskës më 24 shkurt, duke detyruar miliona njerëz të largohen dhe duke lënë qytete të tëra të shkatërruara.

OKB-ja tha të enjten se nevojat humanitare ishin në rritje dhe se kushtet për dërgimin e ndihmave po përkeqësoheshin ndërsa konflikti tashmë zvarritet prej më shumë se katër muajsh.

“Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë sot kanë nevojë për ndihmë humanitare: ushqim, ujë, shërbime shëndetësore”, u tha gazetarëve Osnat Lubrani, kreu i Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB-së në Ukrainë.

Gjashtë milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për në rajone të tjera të vendit që nga fillimi i luftës, megjithëse rreth pesë milionë janë kthyer që atëherë, tha ajo.

Por "shumë e dinë se mund të detyrohen të ikin përsëri," shtoi Lubrani, duke rikujtuar se mbi 5.3 milionë ukrainas të tjerë kanë ikur jashtë vendit.

Ajo shtoi se raporti i OKB-së mbi numrin e viktimave që kur Rusia pushtoi Ukrainën ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

"Numri që kemi prej gati 5,000 civilësh të vrarë dhe më shumë se 5,000 të plagosur është vetëm një pjesë e realitetit të frikshëm," tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se ishte "jashtëzakonisht e vështirë dhe disa herë... e pamundur" për grupet humanitare që të hynin në zonat që nuk janë më nën kontrollin e Kievit.

Lubrani i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës "të bëjnë më shumë për të mbrojtur njerëzit e këtij vendi dhe për të bërë të mundur punën tonë".

Matilda Bogner, kreu i misionit të OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha në konferencë se organizata kishte "qasje të plotë" ndaj të burgosurve rusë të luftës që mbahen në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Megjithatë, "ne nuk kemi pasur asnjë akses te të burgosurit që janë të internuar jashtë zonave të kontrolluara nga qeveria ukrainase", duke iu referuar një pjese të Ukrainës të kapur nga Moska ose nën kontrollin e separatistëve pro-Moskë.

Ajo tha se gjithashtu nuk kishte akses për të burgosurit ukrainas të mbajtur në Rusi, duke shtuar se ka pasur "vështirësi" në dialogun me Rusinë për këtë çështje.

Ukraina tha të mërkurën se 144 ushtarë të saj u liruan në shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë që nga fillimi i luftës.

Rusia deklaroi të enjten se po mban më shumë se 6,000 të burgosur lufte ukrainas.

Marrë nga REL.

lufta ne ukraine okb

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet