LIVE UPDATES
Bota

BE: Këto ditë nis puna për hapat e parë të zbatimit të Marrëveshjes

Liderët europianë u mblodhën të enjten në Bruksel dhe i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë shpejt dhe me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga takimi i 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç në Ohër.

26 Mars 2023, 13:09 Nga a.l
BE: Këto ditë nis puna për hapat e parë të zbatimit
Takimi në Ohër

KOSOVË- Kosova dhe Serbia janë të detyruara që ta zbatojnë shpejt atë për të cilën u pajtuan në takimin e nivelit të lartë në Ohër. Moszbatimi do të thotë ta braktisësh rrugën drejt BE-së dhe kjo do të ketë pasoja. Nga Brukseli kanë bërë të ditur se këto ditë nis puna për hapat e parë të zbatimit, që synohet të përfundojë deri në fund të vitit.

Liderët europianë u mblodhën të enjten në Bruksel dhe i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë shpejt dhe me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga takimi i 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç në Ohër.

Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar që të fillojnë menjëherë zbatimin e të gjitha dispozitave të Marrëveshjes dhe Aneksit.  Zëdhënësi kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Peter Stano i tha Gazetës Express të premtën se në ditët në vijim do të inicohet procesi për hapat e parë të zbatimit.

“Në ditët në vijim, tani me miratimin nga Këshilli Europian (= Udhëheqësit e të 27 Shteteve Anëtare) institucionet e BE-së do të iniciojnë procesin për operacionalizimin e hapave të parë të fazës së zbatimit së bashku me Palët. Siç tha Përfaqësuesi i Lartë të enjten: ‘Unë do t’i këshilloja ata ta bëjnë punën e tyre'”, tha Stano.

Siç janë marrë vesh palët, dispozitat e Marrëveshjes (përfshirë Aneksin) tani do të inkorporohen në Kapitullin 35 për Serbinë dhe në agjendën e Grupit Special për Normalizimin për Kosovën. 

“Kjo do të thotë se palët do të jenë të detyruara kontraktualisht t’i zbatojnë dispozitat nëse dëshirojnë të bëjnë përparim drejt BE-së. Moszbatimi do të thotë ta braktisësh rrugën drejt BE-së”, tha Stano.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së pë Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i ka informuar liderët europianë për bisedimet e Ohrit dhe ka theksuar se Kosova dhe Serbia tani duhet ta përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord. Ai gjithashtu ka thënë se çdo spekulim për nënshkrimin apo vlefshmërinë e Marrëveshjes është i kotë.

Historia e dialogut ka dëshmuar se rëndësia e marrëveshjes matet nga niveli i zbatimit të saj, jo nënshkrimi. Ai ishte shumë i qartë se marrëveshja është rënë dakord, duhet zbatuar dhe nuk ka vend për zgjedhje”, tha Stano.

Reputacioni ndërkombëtar dhe besueshmëria e palëve është gjithashtu në rrezik këtu”, theksoi Stano, duke nënvizuar se “në mënyrë që të shihen si një partner i besueshëm i BE-së, palët duhet ta zbatojnë atë që kanë premtuar”.

Zbatimi do të bëhet paralelisht, brenda 30 ditësh krijohet Komiteti i Përbashkët Monitorues

Kosova dhe Serbia janë pajtuar gjithashtu për krijimin e një komiteti të përbashkët brenda 30 ditësh, i cili do ta monitorojë zbatimin e të gjitha dipozitave të marrëveshjes dhe do të udhëhiqet nga Bashkimi Europian.

Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues”, thuhet në një prej pikave të Aneksit të Zbatimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten në Kuvend se të gjitha detyrimet nga kjo marrëveshje “tashmë janë në fuqi”, duke përmendur Komitetin e Përbashkët Monitorues.

“Ekziston edhe një mekanizëm detyrues në formën e pasojave negative për shtetin i cili nuk zbaton. Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje në procesin e tyre përkatës të pranimit në Bashkimin Europian dhe mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. Mosrespektimi i detyrimeve do të sjellë të kundërtën”, ka thënë Kurti.

Duke pohuar se mes Kosovës dhe Serbisë “nuk ka shkallë të duhur të besimit” dhe se mes tyre madje “ka shkallë të lartë të mosbesimit në këto bisedime”, Kurti tha se të dyja palët duhet të shkojnë së bashku hap pas hapi drejt zbatimit.

Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes siç nuk mund të kemi as nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak tha të martën se po punojnë për ta themeluar Komitetin e Përbashkët Monitorues.

Tani jemi duke punuar në mënyrë intensive për t’i përcaktuar objektivat e këtij Komiteti të Përbashkët Monitorues. Ai do të jetë autoriteti”, tha Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in në gjuhën serbe.

Komiteti i Përbashkët Monitorues është një platformë ku do t’i diskutojmë gjërat. Ai do të themelohet ashtu siç është rënë dakord, brenda 30 ditësh nga miratimi i këtij Aneksi”, ka theksuar diplomati sllovak.

Lajçak do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ai konfirmoi të martën se ky do të jetë hapi i ardhshëm në dialog, duke treguar se me përfaqësuesit e të dy vendeve do t’i diskutojnë hapat për zbatimin e marrëveshjes.

Në Bruksel janë duke e përgatitur një propozim se si duhet të nis zbatimi i marrëveshjes.

Ne po përgatisim propozimin tonë, pres që edhe ata të kenë propozimet e tyre, dhe për mua qasja më e mirë për të ecur përpara është që të procedojmë hap pas hapi: njëra palë bën një hap, pala tjetër një tjetër. Nuk dua të flas për këta hapa tani, pasi që nuk ka një platformë zyrtare, një dokument zyrtar dhe ne duhet të pajtohemi për këtë. Por, unë ju siguroj se ne jemi shumë të fokusuar, të vendosur dhe ne do të sigurohemi se ajo për të cilën jemi pajtuar, do të zbatohet”, ka thënë Lajçak.

Ai nuk ka mohuar se marrëveshja do të kërkohet të zbatohet deri në fund të vitit, për shkak të zgjedhjeve dhe çështjeve të rëndësishme që pritet të ndodhin brenda BE-së në vitin 2024. “Ky nuk është sekret”, ka thënë Lajçak.

E kemi thënë shumë herë se ne duam ta përfundojmë këtë proces gjatë mandatit aktual të udhëheqjes së BE-së, të Komisionit Europian, por edhe të administratës amerikane. Do të ketë një realitet të ri politik vitin e ardhshëm. Ka zgjedhje në Europë, në SHBA, do të ketë më pak vëmendje, më pak përkushtim. Ne besojmë se kemi kohë të mjaftueshme që ta përmbyllim këtë proces në mënyrë të suksesshme dhe të zbatojmë nenet e kësaj marrëveshjeje. Por, e gjithë kjo varet nga përkushtimi i palëve”, ka thënë ai.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës