LIVE UPDATES
Bota

BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë në tërësi marrëveshjen e Ohrit

 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i bëri këto komente një ditë pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës vendosi të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Beogradi votoi kundër këtij vendimi.

25 Prill 2023, 20:07 Nga k.m.

BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë në tërësi

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë në tërësi të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur me 18 mars në Ohër, e cila ndër të tjera kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i bëri këto komente një ditë pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës vendosi të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Beogradi votoi kundër këtij vendimi.

“Bashkimi Evropian e ka përsëritur në disa raste se cili është pozicioni ynë dhe pritshmëria jonë nga të dy palët dhe kjo është që të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen me shpejtësi, mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra, për çfarë palët janë pajtuar,”-tha Stano.

Ai nuk tha nëse nëse vota e Serbisë paraqet shkelje të marrëveshjes së Ohrit, por theksoi se Bashkimi Evropian është në dijeni të kësaj vote. Në Kosovë vendimi i Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës u vlerësua si hap me peshë historike për vendin, por Beogradi zyrtar reagoi ashpër kundër tij.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha të martën pas mbledhjes së qeverisë së Serbisë se kushdo që thotë se anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm është pjesë e marrëveshjes së Ohrit – gënjen. “Atyre u është thënë qartë se çfarë do të zbatojmë ne dhe çfarë jo”, tha ai në një konferencë me gazetarë.

Stano tha se vendet anëtare të BE-së dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi tani presin më shumë veprime konkrete dhe jo fjalë nga të dyja palët. Presidenti serb Vuçiç tha të hënën se Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Ohrit dhe do nuk do të zbatojë pjesët që flasin për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Ne vazhdojmë të dëgjojmë komente nga njëra anë apo tjetra por në vend të deklarimeve publike, komenteve dhe shkëmbimeve e të tjera, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë presin jo më shumë fjalë publike por veprime konkrete. Prandaj sërish diskutimet për nënshkrimin janë plotësisht të padobishme dhe të parëndësishme sepse ka një zotim në nivelin më të lartë politik dhe ky zotim tani është bërë ligjërisht i detyrueshëm në rrugën integruese të të dyja palëve” tha Stano duke shtuar se “përparimi në dialog e në zbatim do të pasqyrohet edhe politikisht, ekonomikisht e financiarisht në rrugën e tyre integruese, prandaj është cështje e besueshmërisë, sinqeritetit dhe vendosmërisë së të dy palëve sepse kjo do të përcaktoj se si do të ecin përpara në përmbushjen e një përparësie strategjike që i kanë vendosur vetes”.

Ai nënvizoi rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si çështje me përparësi urgjente. Ndryshe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte kusht për pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e 23 prillit në veriun e Kosovës. Me gjithë bojkotimin e tyre, vëzhguesit vlerësojnë se procesi zgjedhor u zhvillua pa ndonjë incident por pjesëmarrja tepër e ultë e votuesve ka ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e rezultatit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas të cilave lëvizja Vetëvendosje fitoi në dy komuna, Leposaviq dhe Mitrovië e Veriut ndërsa Partia Demokratike e Kosovës në dy komunat tjera Zubin Potok dhe Zveqan./VOA

be marreveshja e ohrit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen