LIVE UPDATES
Bota

BE thirrje Hungarisë dhe Polonisë që të përmirësojnë demokracinë: Shtëpinë ta kemi të rregullt

Ky vlerësim bëhet në raportin e ri për gjendjen e shtetit ligjor të Komisionit Evropian, ku përfshihen rekomandime për përmirësime demokratike në të 27 vendet anëtare të bllokut, nga përmirësimi i transparencës për informacion financiar nga zyrtarët deri te dixhitalizimi i administratës publike.

13 Korrik 2022, 21:46 Nga I.A
BE thirrje Hungarisë dhe Polonisë që të
BE

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonisë të mërkurën që të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe masat mbrojtëse kundër korrupsionit, duke thënë se kushtet për të zhbllokuar miliarda euro në ndihma për dy vendet nuk janë përmbushur dhe shqetësimet serioze vazhdojnë të mbeten. Ky vlerësim bëhet në raportin e ri për gjendjen e shtetit ligjor të Komisionit Evropian, ku përfshihen rekomandime për përmirësime demokratike në të 27 vendet anëtare të bllokut, nga përmirësimi i transparencës për informacion financiar nga zyrtarët deri te dixhitalizimi i administratës publike.

Por vëmendja më e madhe është tek dy vendet ish-komuniste, ku qeveritë euroskeptike janë mbërthyer gjithnjë e më shumë në përplasje të ashpra me BE-në për migrimin, të drejtat e njeriut, çështjet e mjedisit dhe vlerat demokratike.

"Lufta e Rusisë në Ukrainë është një tjetër kujtesë për rëndësinë e punës sonë për të mbështetur dhe nxitur sundimin e ligjit në BE dhe më gjerë," tha Komisionerja Evropiane për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova në prezantimin e raportit.

"Ne mund të mbetemi të besueshëm vetëm nëse shtëpia jonë është në rregull", tha ajo.

Komisioni Evropian po ndalon qasjen e Budapestit tek 15.5 miliardë euro fonde stimuluese që synojnë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomive nga rënia për shkak të COVID-it, dhe tek 36 miliardë euro të tjera të parashikuara për Poloninë, vendi më i madh në lindje të BE-së.

Komisioni ka miratuar tashmë pagesat për 25 vende anëtare. Polonia është në atë grup, por ajo nuk ka marrë ende asnjë fond pasi Komisioni zotohet të përmbahet nga kryerja e transfertës bankare nëse nuk përmirësohet gjyqësori polak.

Komisoni tha se "vazhdojnë shqetësimet serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit polak."

Ekzekutivi i BE-së rekomandoi ndarjen e posteve të ministrit të drejtësisë dhe prokurorit të përgjithshëm, përmirësimin e qasjes së shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe garantimin e një procesi të drejtë në vendimmarrjen për licencat e transmetimit të medias.


"Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit," tha ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro, i cili është gjithashtu prokurori i përgjithshëm i vendit dhe personi përgjegjës për rishikimin e funksionimit të gjykatave polake që BE thotë se i lë ato të hapura ndaj ndërhyrjeve politike.


"Ka të bëjë me pushtetin, ka të bëjë me përmbysjen e një qeverie që ka një mandat demokratik në Poloni," tha zoti Ziobro në një konferencë shtypi duke reaguar ndaj rekomandimeve të Komisionit.

Budapesti ka thënë vazhdimisht gjatë javëve të fundit se ishte gati të nënshkruante një marrëveshje me Komisionin, por ekzekutivi ka raportuar përparim të pamjaftueshëm nga Hungaria. Shefi i personelit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Sergely Gulyas tha të mërkurën se Budapesti përmbushi të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore për të marrë fondet dhe akuzoi Komisionin për politizimin të çështjes.

Në raportin e BE-së thuhet se shqetësimet rreth pavarësisë së gjyqësorit në Hungari "mbeten të pazgjidhura". Aty rekomandohet që Budapesti të forcojë rolin e Këshillit Gjyqësor Kombëtar, të rrisë pavarësinë e autoritetit të tij rregullator të medias dhe të miratojë "reforma gjithëpërfshirëse për lobimin". Ndërkohë, zoti Orban ka komplikuar përpjekjet e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për një marrëveshje për një taksë minimale globale të korporatave.

"Hungaria dhe Komisioni Evropian po i afrohen një ngërçi reciprokisht të dëmshëm," thotë Eurointelligence.

Marrë nga VOA

bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj