LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve mbi programin bërthamor të Iranit

Presidenti Joe Biden mbërriti të mërkurën në Izrael, vizita e parë në Lindjen e Mesme që kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

13 Korrik 2022, 18:28 Nga I.A
Presidenti Biden në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve mbi programin
Joe Biden

LINDJA E MESME- Presidenti Joe Biden fillon vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme me një detyrë të rëndësishme, të sigurojë zyrtarët izraelitë dhe sauditë se është i përkushtuar që ta ndalë Iranin të bëhet fuqi bërthamore. Presidenti Joe Biden mbërriti të mërkurën në Izrael, vizita e parë në Lindjen e Mesme që kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë turneut katër-ditor, presidenti amerikan do të zhvillojë bisedime zyrtare me udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe sauditë.

Presidenti u prit me një ceremoni madhështore në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit. Gjatë një fjalimi, zoti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë një lidhje të thellë, ndërsa u zotua për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve. Ai nuk përmendi një nga qëllimet më të mëdha të vizitës së tij: sigurimin e shqetësimit të Izraelit dhe Arabisë Saudite se Uashingtoni është i përkushtuar të parandalojë Iranin që të bëhet fuqi bërthamore.

Zyrtarët izraelitë thonë se programi bërthamor i Iranit, në zhvillim të shpejtë, është në krye të axhendës së tyre në bisedimet me presidentin amerikan. Presidenti Biden e bëri prioritet kryesor rikthimin tek marrëveshja bërthamore me Iranin, të negociuar gjatë mandatit të ish-Presidentit Barack Obama në vitin 2015, marrëveshje nga e cila ish-Presidenti Donald Trump hoqi dorë në vitin 2018.

Por bisedimet indirekte për mundësinë e rifutjes së Shteteve të Bashkuara në këtë marrëveshje kanë ngecur, ndërsa Irani ka përparuar me shpejtësi me programin e tij bërthamor. Kjo e ka bërë pesimiste administratën e Presidentit Biden lidhur me mundësinë e ringjalljes së marrëveshjes, e cila vendoste kufizime domethënëse ndaj programit bërthamor të Iranit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Kryeministri izraelit Yair Lapid dhe Presidenti Isaac Herzog e kanë bënë të qartë se programi bërthamor i Iranit do të jetë tema kryesore në diskutimet e tyre me Presidentin Biden. Ndërsa arriti në Izrael, Presidenti Biden mori lajme të hidhura lidhur me ekonominë amerikane. Rritja e çmimeve të karburantit, ushqimeve dhe qirasë kanë shkaktuar rritjen e inflacionit amerikan në një nivel rekord në 40 vjet, në 9.1%, sipas një raporti të qeverisë amerikane.


Në Izrael, zoti Biden do të informohet lidhur me sistemin ajror të mbrojtjes. Ai do të shkojë gjithashtu në Jeruzalem ku do të vëndos një kurorë në memorialin “ Yad Vashem” për viktimat e Holokaustit. Presidenti Biden do të qëndojë dy ditë në Jeruzalem për bisedime me udhëheqësit izraelitë para se të takohet me presidentin palestinez Mhamoud Abbas të premten në Bregun Perëndimor. Më pas ai do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.

Përveç takimeve me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë, ai është planifikuar të marrë Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit. Pas vizitës në Izrael, avioni presidencial “Air Force One” do të flututojë direkt nga Izraeli për në Xhedah të Arabisë Saudite. Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme ka një rëndësi të madhe për rajonin dhe sigurinë kombëtare amerikane, thotë për Zërin e Amerikës kordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Presidenti do të ketë një axhendë të ngjeshur bisedimesh, që nga përpjekjet e forcimit të mbrojtjes rajonale, përballjes me nevojat energjitike e deri tek angazhimi amerikan për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe normalizimi diplomatik mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, thotë për Zërin e Amerikës John Kirby, Koordinator për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Në këtë vizitë ka shumë gjëra për të diskutuar. Çuarja më tej e partneritetit të mbrojtjes me Izraelin dhe riafrimimi i angazhimit tonë të hekurt për mbrojtjen e atij vendi. Takimi i Presidentit Biden me presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të riafirmuar angazhimin amerikan për zgjidhen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Në Arabinë Saudite, një partner strategjik për 80 vjet, Presidenti Biden do të bisedojë me Mbretin Salman”.

Ai thotë se Arabia Saudite vazhdon të mbështesë përpjekjet amerikane në Gjirin Persik për minimizimin e aktiviteteve destabilizuese iraniane. Zoti Kirby thotë se Presidenti Biden do të bisedojë me vendet partnere të gjirit lidhur me përpjekejt kundër terrorizmit, sigurisë energjitike dhe ushqimore dhe ndryshimeve klimatike, mes të tjerash.

“Do të duhet kohë për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike (mes Arabisë Saudite dhe Izraelit). Është e qartë se këto janë vendime sovrane që duhet të marrin ato vende. Ne mbështesim Marrëveshjet e Abrahamit dhe duam të shohim vazhdimin e një normalizimi. Një Izrael më i integruar në rajon është më mirë për rajonin”.

Zoti Kirby thotë normalizimi do të sillte përfitime si për izraelitët ashtu dhe për fqinjët e tyre arabë dhe do të ishte në shërbim të interesave amerikane të sigurisë.

“Kur Presidenti Biden të fluturojë nga Izraeli direkt në Xhedah, kjo nuk është një gjë e vogël, ishte e paimagjinueshme më parë. Është një tjetër shembull i ngrohjes së marrëdhënieve të Izraelit me fqinjët arabë”.

Presidenti Biden do të shprehë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, kur të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Zoti Kirby theksoi rëndësinë e mbrojtjes kolektive përballë kërcënimeve nga Irani.

“Kemi kohë që po flasim për aftësi më të mira dhe më të integruara të mbrotjes ajrore në rajon. Një rrjet i përbashkët mbrojtjeje midis atyre vendeve të cilat po përballen me kërcënimet në rritje nga raketat balistike iraniane”.

Nga Izraeli, Presidenti Biden do të shkojë në Xhedah të Arabisë Saudite, hera e parë që një president amerikan fluturon direkt nga Tel Avivi në Xhedah. Ky është një tjetër sinjal pozitiv nga sauditët, të cilët ende nuk e njohin Izraelin.

Marrë nga VOA

joe biden john kirby

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj