LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e fuqisë punëtore, ku vërehet më së shumti?

Tregtia me pakicë është dëshmuar si një fushë ku kanë gjetur punë shumë punonjës që kanë ikur nga fusha të tjera si hoteleria apo turizmi. Pothuajse 35.000 punonjës të laguar nga gastronomia kanë gjetur një punë të re në shitje, për shembull, si arkëtarë.

13 Korrik 2022, 15:24 Nga k.m.
Mungesa e fuqisë punëtore, ku vërehet më së shumti?
Foto ilustruese

Kamarierët e dikurshëm tani kanë gjetur punë në ndonjë supermarket, punojnë si postjerë apo bartës paketash ose në logjistikë. Këto të dhëna konfirmohen në një studim të bërë nga Instituti IW në Këln, të publikuar ditën e hënë. Gjatë kohës së mbylljeve dhe izolimeve, shumë punonjës i kanë kthyer shpinën edhe turizmit.

Në vitin 2020, rreth 216.000 njerëz kanë kërkuar një punë më të sigurt gjatë pandemisë. Tregtia me pakicë është dëshmuar si një fushë ku kanë gjetur punë shumë punonjës që kanë ikur nga fusha të tjera si hoteleria apo turizmi. Pothuajse 35.000 punonjës të laguar nga gastronomia kanë gjetur një punë të re në shitje, për shembull, si arkëtarë. Ajo që fillimisht ishte menduar si një zgjidhje e përkohshme në shumë raste është shndërruar në një opsion të përhershëm – ndër të tjera ndoshta edhe për shkak të orarit të punës më miqësor për familjet.

Rrjetet e dyqaneve Aldi dhe Lidl e kanë nxitur këtë trend me ofertat fitimprurëse. Prej muajsh ata kanë reklamuar oferta me paga fillestare prej të paktën 14 euro për një orë, që është shumë më e lartë sesa paga minimale e ardhshme prej 12 euro, sa do të jetë në tetor, të paktën për të rinjtë. Sipas studimit, rreth 27.000 njerëz kanë kaluar nga gastronomia në industrinë e transportit dhe logjistikës.

Pothuajse i njëjti numër ka kaluar edhe në menaxhimin e korporatave, për shembull si sekretarë. Sipas studimit, megjithatë, nuk janë vetëm punëtorët që punojnë me pagesa minimale ata që largohen nga punët në hotelieri.

Sipas studimit, nga qershori 2020 deri në qershor 2021 janë larguar nga këto punë rreth 60.000 punonjës, një rënie prej 10,3 për qind.

“Në asnjë fushë tjetër profesionale rënia nuk është kaq e lartë”, analizojnë autoret, Anika Jansen dhe Paula Risius.

Në këto fusha vërehet më së shumti ikja e punëtorëve. Madje edhe bizneset shumë të preferuara dikur në këtë fushë po detyrohen të mbyllen ose të marrin ditë shtesë pushimi, thotë Thomas Geppert, Drejtor i Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve në Bavari.

Kur perspektivat e punës ishin shumë më të errëta, njerëzit u riorientuan dhe gjetën vende të tjera pune.

“Gjatë krizës Corona, siguria mund të jetë bërë edhe më e rëndësishme për shumë njerëz”, thotë autorja e studimit Paula Risius.

Por një rol edhe më të madh kanë luajtur faktorët e ashtuquajtur më të butë, si orari fiks i punës, i cili mund të kombinohet më lehtë me jetën private.

Kompanitë që kërkojnë punëtorë duhet të bëhen më tërheqëse, d.m.th. të përmirësojnë përputhshmërinë e punës me turne dhe familjes.

“Megjithatë, kjo nuk do ta zgjidhë në tërësi problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, tha Risius. Politikanët duhet të promovojnë më mirë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Hoteleria dhe aeroportet janë aktualisht sektorë, ku po kërkohen më së shumti punëtorë, pas heqjes së masave të pandemisë Corona. Përfaqësuesit dhe lobuesit e këtyre fushave po kërkojnë edhe lehtësimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jo anëtare të BE-së.

Problemet e mëdha me mungesën e fuqisë punëtore po shihen këto ditë në veçanti në aeroportet gjermane, ku ka pritje të gjata, vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve./ Deutsche Welle

gjermani fuqia punetore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet